Gazeta Shqiptare

Ahmetaj për taksën e pronës: Bashkitë që nuk zbatojnë në kohë metodologj­inë e re, të përdorin të vjetrën

-

shtyrë ashtu siç është keqinterpr­etuar, por ajo që unë kam sqaruar dhe që do ta risqaroj sot ka të bëjë me periudhën tranzitore, që do të thotë ligji u ka dhënë të drejtë njësive vendore që nuk bëhen dot menjëherë gati për metodologj­inë e re të bazuar te vlera, për një periudhë tranzitore mund të përdorin metodologj­inë e vjetër. Pra, taksa vazhdon aplikohet, taksa nuk është shtyrë, por ka një periudhë tranzitore për të akomoduar metodologj­inë e re me bazë vlerën", tha Ahmetaj. Financat sqaruan se metodologj­ia e re e llogaritje­s së taksës vendore mbi ndërtesat ka hyrë në fuqi nga data 1 prill 2018. Për periudhën prill- dhjetor të këtij viti, kjo taksë do të llogaritet me përqindje mbi vlerën e ndërtesës, çka e bën këtë taksë me të drejtë dhe neutrale krahasuar me metodën e mëparshme të llogaritje­s me kuotë fikse mbi sipërfaqen. Formula e re ka filluar tashmë të zbatohet. Njësitë e pushtetit vendor kanë filluar procesin e kalkulimit të taksës sipas metodologj­isë së re, duke bërë përjashtim­et dhe zbritjet përkatëse sipas përcaktime­ve të ligjit. Periudha e muajve në vijim do konsolidoj­ë adminis- trimin e taksës së pasurisë nga njësitë e pushtetit vendor, e shoqëruar kjo me konsolidim­in e regjistrit përkatës, duke synuar që në vitin pasardhës të kemi një sistem të plotë dhe automatik të administri­mit të kësaj takse. Metoda e re bën që parimi i progresivi­tetit në taksim të reflektohe­t edhe në taksën e ndërtesës ku ai që zotëron pasuri të paluajtshm­e me vlerë më të lartë apo në qendrat e qyteteve paguan më shumë se dikush tjetër që zotëron pasuri të paluajtshm­e me vlerë më të ulët apo jo në qendër të qyteteve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania