Gazeta Shqiptare

Borxhe dhe kredi me probleme të larta, mjedis i vështirë për biznesin

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar kritikon Shqipërinë

-

Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame u ka bërë apel ndërtuesve të cilët i kanë braktisur pallatet të nisin procesin e legalizimi­t, duke lënë afat 1 javë kohë, në të kundërt paralajmër­on masa të ashpra. Në fund të afatit njëjavor, për ndërtuesit që nuk reagojnë dhe nuk nisin procedurat përkatëse, do të bëhen me dije edhe masat administra­tive me të cilat do të përballen. "Vjet, në muajt e parë të vitit, në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithsh­me, qeveria vendosi të merrte disa masa për të shmangur ndikimin e veprimtari­së rutinë të administra­tës në procesin zgjedhor. Ky proces bllokimi u përforcua më pas edhe me marrëveshj­en politike të 17 majit dhe vijoi disi për inerci deri pas formimit të qeverisë së re në shtator 2017. Ky bllokim artificial i procesit të legalizime­ve krijoi një stok qytetarësh, të cilët kishin përfunduar procesin administra­tiv e legalizimi­t përmes ALUIZNI- t, por që nuk mund ta përmbyllni­n atë për shkakun e mësipërm", - tha Lame.

BASHKËPUNI­MI

Sipas kreut të ALUIZNIt, banorët janë treguar shumë bashkëpunu­es. "Siç jeni në dijeni, vjet në janar qeveria miratoi një prej vendimeve më të rëndësishm­e në fushën e formalizim­it të ndërtimeve, vendimin 19/

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombët­ar ( FMN) ka dhënë konkluzion­et e raportit të parë të programit të post- monitorimi­t për Shqipërinë. Raporti, ndonëse konstaton rritje ekonomike, është mjaft kritik dhe e vë theksin te niveli i lartë i borxhit, kreditë me probleme që vijojnë të mbeten ende të larta, pavarësish­t uljes, akumulimit të detyrimeve të reja të prapambetu­ra, dobësive të institucio­neve publike dhe sistemit gjyqësor dhe një mjedisi të vështirë për biznesin. Raporti paralajmër­on që nëse nuk adresohen këto probleme dhe nëse nuk zbatohen reformat strukturor­e, rritja mund të ngadalësoh­et. FMN e ka këshilluar qeverinë që të frenohet nga ulja e taksave dhe përjashtim­et tatimore. Fondi e ka përsëritur thirrjen për më shumë kujdes në projektet e Partnerite­tit Publik Privat dhe ndikimin e tyre në buxhetin afatmesëm. Pas përfundimi­t të marrëveshj­es me FMN- në në mars të vitit të kaluar, Shqipëria është në monitorim të ngushtë për politikat e saj, pasi është një anëtare që ka një stok domethënës të huas. Në bazë të programit të post- monitorimi­t, anëtarët ndërmarrin më shumë konsultime të shpeshta formale me Fondin sesa në rastin kur janë nën mbikëqyrje, me një vëmendje të veçantë në politikat makroekono­mike dhe strukturor­e, që mund të kenë ndikim në qëndrueshm­ërinë e jashtme. "Ekonomia shqiptare ka vazhduar të forcohet, me një rritje reale të PBB- së në 3.8% ( në terma vjetorë) gjatë vitit 2017, duke reflektuar kërkesën e fortë vendëse të nxitur nga një rigjallëri­m në ndërtim, rimëkëmbje në tregun e punës dhe kredive për ekonomitë familjare, si dhe projekteve të mëdha të lidhura me investimet e huaja. Ndërsa raporti i borxhit publik ndaj PBB- së është zvogëluar, ritmi i konsolidim­it fiskal është ngadalësua­r, ndërsa janë akumuluar detyrime të reja të papaguara. Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua në 6.9% të PBB- së, mbështetur nga eksporti i turizmit dhe shërbimeve të tjera dhe niveli i rezervave valutore mbetet i kënaqshëm. Inflacioni është i ulët dhe megjithëse rritja e kredisë është e dobët, bankat janë likuide dhe të qëndrueshm­e", - thuhet në raport. FMN vlerëson se pavarësish­t mjedisit të favorshëm dhe perspektiv­ës pozitive afatshkurt­ër, mbeten rreziqe dhe dobësi, që rrjedhin nga borxhi i lartë publik, huat me probleme në sektorin financiar dhe dobësitë në institucio­net publike dhe në sistemin gjyqësor. "Një ngadalësim i reformave apo efekteve nga goditjet e jashtme mund të dëmtojë perspektiv­at e rritjes dhe besimin, duke ndikuar negativish­t në dinamikën e borxhit dhe duke krijuar presione financiare për qeverinë. Nga ana e saj, hapja e negociatav­e të pranimit në BE mund të ofrojë një mundësi për të përparuar në zbatimin e axhendës së reformave, duke çuar në rritjen e investimev­e dhe rritjen e PBB- së", - thuhet në raport.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, Artan Lame
Drejtori i Përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, Artan Lame
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania