Gazeta Shqiptare

27- vjeçari humbi jetën në paraburgim, gruaja: E vranë policët, do bëj vetëgjyqës­i

Entela Ftoi: Shkova në morg, ishte me sy të nxirë dhe kishte shenja dhune në trup "Po bëhej gjyqi ndaj Eneas, por ai kishte dy ditë që kishte vdekur"

-

Më thanë se ishte vde kje natyrale. Ene an e vranë policët në komisariat, kishte shenja dhune në trup. Nëse shteti, qeveria nuk e gjen autorin, unë dhe fëmijët e mi do bëjmë vetëgjyqës­i". Kështu është shprehur bashkëshor­tja e Enea Ftoit, i cili u gjet i pajetë në mjediset e paraburgim­it të komisariat­it të policisë së Korçës. 27vjeçarja Entela Ftoi, e ftuar në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24", tregoi momentet kur u njoh me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të bashkëshor­tit të saj. E revoltuar, ajo deklaroi se policia e Korçës fshihet pas vdekjes së babait të tre fëmijëve të mitur. "Shkova në drekë në komisarit, t'i çoja bukën, thirrja nga muri. Enea nuk m'u përgjigj. Shkova prapë në orën 15: 00. Shkova të kërkoja policin me emrin Guri. E pyeta se si ishte Enea, ai më tha se i kishin dhënë qetësues. ' Ik se po fle' më tha shef Guri. Ne shkuam në gjyq, por nuk erdhi Enea. Ai nuk erdhi, ndërkohë gjyqi vazhdonte. Unë mendoj se po bëhej gjyqi kur Enea kishte dy ditë që kishte vdekur", u shpreh 27- vjeçarja. Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgim­it të Korçës, ku kishte tri ditë që qëndronte, pasi ishte ndaluar për "vjedhje me dhunë". Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu, familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohe­t se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij. Mes të tjerash, ata deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë. Ata kanë bërë foto dhe video, ku duken qartë sipas tyre, shenjat në trupin e tij.

Kur e takuat Enean për herë të fundit? Si e morët vesh lajmin që ai kishte rënë në burg?

Ishte në komisariat. Mua më thanë disa njerëz që Enean e ka kapur policia.

Ata e kishin goditur me shkelma. Pasi u mor në pyetje, unë kaloj tek muri i policisë. Më tregoi historinë e tij dhe më tha se e kanë bërë copa policët. Duke qenë se Enea përdorte drogë, polici "Unë mendoj se po bëhej gjyqi kur Enea kishte dy ditë që kishte vdekur. Kur u afruam në komisariat, pash dy policët e turnit dhe i pyeta duke thirrur: ' A ka vdekur Enea?'. Kemi pritur 4 orë dhe s'na erdhi njeri. Policët e dinin që kishte vdekur dhe nuk lajmëronin familjarët", u shpreh Entela Ftoi.

më thotë t'i sillja metadonin. Por ata i dhanë edhe hape, medikament­e të tjera. Më pas Enea më tha se nuk fliste dot, pasi iu trash gjuha. Më tregoi që i kishin bërë gjilpëra. Shkova në drekë t'i çoja bukën, thirrja nga muri. Enea nuk m'u përgjigj. Shkova prapë në orën 15: 00. Shkova të kërkoja policin me emrin Guri. E pyeta se si ishte Enea ai më tha se i kishin dhënë qetësues. "Ik se po fle" më tha shef Guri. Shkova në orën 08: 00 të mëngjesit në komisariat. Thirra ' Enea' se kishte gjyqin. Kur pyeta policinë, më tha se po e vishnin, po e bënin gati. Ne shkuam në gjyq, por nuk erdhi Enea. Ai nuk erdhi, ndërkohë gjyqi vazhdonte. Unë ndërhyra dhe u thash: ' Po si vazhdoni gjyqin kur i pandehuri nuk është në këtu?'. Unë mendoj se po bëhej gjyqi kur Enea kishte dy ditë që kishte vdekur. Kur u afruam në komisariat, pash dy policët e turnit dhe i pyeta duke thirrur: A ka vdekur Enea?! Kemi pritur 4 orë dhe s'na erdhi njeri. Ata e dinin që kishte vdekur dhe nuk lajmëronin familjarët. Ne e ndaluam mjetin që transporto­nte trupin e Eneas në morg. Shkova në morg dhe kemi shkelmuar fort kangjellat dhe kemi parë Enean me gjuhë jashtë, me sy të nxirë dhe i çarë tek mjekra. Dhe tek koka i vrarë. Kemi parë krahun, që i kishte rënë përdhe. I ishte thyer. Kishte shenja dhune në trup, në kurriz shumë të nxira. Kur hymë sërish në morg, pamë që gjuha ishte future brenda dhe shenjat ishin zhdukur. Por ekspertët thanë ai nuk kishte shenja dhune.

Çfarë ndodhi me burrin tuaj atëherë sipas ekspertit?

Më thanë se ishte vdekje natyrale. Ai ishte i varur nga droga. Enea ishte një person që nuk vuante nga asnjë gjë. Ditën e parë ai na foli, ditën e dytë jo.

Prej sa kohësh e përdorte metadonin?

Që prej dy muajsh Enea përdorte metadonin. Ne kemi vajzën e vogël, që tani na bën 1 vjeç. Enea nuk ka qenë as i dhunshëm, as agresiv. Ne na mbante kisha me të ngrenë, 3 ditë hanim, tri ditë jo. Punë kemi kërkuar të dy.

Çfarë kishte bërë Enea herën e parë kur kishte rënë në burg?

Ai vodhi një ushqim të prishur diku në një dyqan. Dhe unë në atë kohë isha shtatzënë. Unë isha 14 vjeçe kur u martova me Enean. 15 vjeçe linda vajzën. Kur e dashurova Enean, ata më hoqën nga shkolla. Por unë dola kundër vullnetit të tyre dhe u largova nga aty. Shkova tek shtëpia e Eneas. Enea nuk ishte njeri i keq. Kur kam lindur vajzën e tretë, Enea ka qenë në burg. Kur ka dalë ka thënë vetëm një fjalë: ' Ne do ta ndërtojmë jetën se e kuptuam se ça është familja'. Por duke mos pasur asgjë, a mund ta ndërtojë jetën një njeri?!

Çfarë e detyroi që të vidhte sërish?

Vajzën e dytë e kam të sëmurë. Ajo duhet të bënte një ndërhyrje 4- 5 mijë euro. Por unë s'kam as një pjatë gjellë. Kur iku, ai puthi 3 fëmijët tha: Babai do vij dhe ne do ikim.

E parandjeve se ç'do ndodhte atë ditë?

Nuk e mendova, pasi isha e sëmurë. Kisha qenë në spital dy ditë më parë.

Prej sa kohësh pinte drogë?

Prej 3- 4 vitesh. Madje edhe prindërit e mi e morën vesh dhe më thanë lërë. Tani s'e di ç'do bëj. Nuk kam forcë që të mendoj se ç'do bëj. Në këtë siklet që jam bashkë me fëmijët e mi, dua vetëm drejtësi. Ligji është ligj dhe ai zbatohet. Dhe jo kush bën gabim, dënohet me vdekje.

Cili është apeli juaj, si do ia bësh tani?

Nëse shteti, qeveria nuk e gjen, unë dhe fëmijët e mi do t'ua marrim jetën këtyre personave. S'mund të shtyj jetën kur të shoh vërdallë ata që ia morën jetën.

 ??  ?? Protesta e djeshme para Ministrisë së Brendshme
Protesta e djeshme para Ministrisë së Brendshme
 ??  ?? Entela Ftoi, dje në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24"
Entela Ftoi, dje në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24"
 ??  ?? Viktima Enea Ftoi
Viktima Enea Ftoi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania