Gazeta Shqiptare

Tentoi të grabiste bankën me armë, përfundon në pranga ushtari profesioni­st, Olcion Muça

Policia: Dera ishte mbyllur, i riu qëlloi me pistoletë

-

LUSHNJE - Një ushtar profesioni­st ka tentuar që të grabisë me armë një bankë të nivelit të dytë në Lushnje. Bëhet fjalë Olcion Muçën nga Berati, i cili është vënë në pranga. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 16: 00 në afërsi të poliklinik­ës së qytetit të Lushnjës. Burime zyrtare nga policia vendore bënë me dije se një person i maskuar dhe armatosur iu drejtua bankës, me qëllim për ta grabitur. Ai u fut në pjesën e bankomatit, por dera për

8 PLUMBA

Sipas bluve, i riu Olcion Muça ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 8 herë në drejtim të derës së bankës. Ndonëse plumbat kanë përshkuar derën, fatmirësis­ht asnjë nga punonjësit e bankës nuk mbeti i lënduar. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarj­e. Ndërsa, autori i krimit ka tentuar që të largohet me vrap. Ai u kap rreth 1 km nga vendi ku ndodhi ngjarja.

të hyrë brenda ambienteve të bankës ishte e mbyllur. Ndërkohë, në ambientet e

bankës ndodhej personeli që po mbyllte bilancet e ditës. Mësohet se 25- vjeçari Muço është përplasur me rojën, i cili nuk e lejoi të futej brenda. Në këtë moment, i riu ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 8 herë në drejtim të derës. Ndonëse plumbat kanë përshkuar derën, fatmirësis­ht asnjë nga punonjësit e bankës nuk mbeti i lënduar. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarj­e. Ndërsa, autori i krimit ka tentuar që të largohet me vrap. Ai u kap rreth 1 km nga banka e nivelit të dytë ku ndodhi ngjarja. "Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë reaguar në kohë reale, ku falë veprimeve të shpejta të punonjësve të Patrullës së Përgjithsh­me u bë e mundur kapja gjatë ndjekjes dhe arrestimi në flagrancë i autorit, i cili tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të bluve të Lushnjës. Mësohet se grupi hetimor ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç. Gjithashtu, në vendngjarj­e u sekuestrua­n 8 gëzhoja pistolete tip "TT", të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit. Hetuesit e çështjes po punojnë për dokumentim­in e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet procedural­e në ngarkim të Olicion Muçës ( aktualisht ushtar profesioni­st në detyrë) i janë përcjellë për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Lushnjës për veprën penale "Grabitje e mbetur në tentativë".

 ??  ?? Policia e Lushnjës
Policia e Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania