Gazeta Shqiptare

Morën mbi 200 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohen bashkëshor­tët

Zbardhet skema, çifti e vendoste "tarifën" sipas mundësive të "klientëve" Fisnik e Migena Kajolli u premtonin qytetarëve se do i punësonin në kompanitë private të naftës

-

Një çift bashkëshor­t ësh, të cilët ishin shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, ku premtonin punë në kompanitë private, duke u marrë shuma të konsiderue­shme qytetarëve. Bëhet fjalë për 34- vjeçarin Fisnik Kajolli dhe 27- vjeçaren Migena Kajolli, banues në fshatin Dërmenas të këtij rrethi. Mësohet se më 17 maj, gjykata e Fierit ka vendosur ndaj tyre masën e masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Mashtrim i kryer në bashkëpuni­m me pasoja të rënda". Ndërkohë, burime zyrtare nga policia vendore bënë me dije se bashkëshor­tët Kajolli e kishin nisur aktiviteti­n e tyre të paligjshëm dy vite më parë. Sipas bluve, burrë dhe grua kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit, duke u premtuar se do i punësonin në kompanitë private të naftës kundrejt pagesës që arrinte deri në 200 mijë euro.

SKEMA E MASHTRIMIT

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Migena dhe Fisnik Kajolli e vendosnin "tarifën" e punësimit kundrejt mundësive të "klientëve" të tyre për të paguar. Sipas hetuesve të çështjes, për persona të njohur, tarifa ishte edhe më e ulët. Për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se 27vjeçarja, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte qytetarëve që u kishte marrë paratë se në telefonin e tyre do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania. Pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t'u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimi­t se kërke- Gjatë hetimeve të kryera nga prokuroria dhe policia e Fierit është konkluduar se dy të rinjtë bënin "jetë të bukur" falë mashtrimev­e që u bënin personave të ndryshëm për punësim, kundrejt shumave të parave. Sipas hetuesve të çështjes, bashkëshor­tët Kajolli thuajse gjithmonë drekonin dhe darkonin në restorante dhe shpenzonin para për blerje

sa e tyre për punësim ishte regjistrua­r në sekretarin­ë e kompanisë dhe po shqyrtohej. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi i niste kryesisht Migena Kajolli.

Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshor­tët Kajolli nënshkruan­in edhe akte noteriale me ta se paratë ua kishin marrë në formë borxhi. Por, dy bashkëshor­tët nga Dërmënasi i Fierit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë nisur të mashtrojnë edhe kundrejt shumave të mëdha. Kështu, kanë arritur të bindin dy persona, motër e vëlla, se do t'i bënin aksionerë në një prej kompanive pri- vate që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha. Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F. H. dhe N. H., që t'u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do t'u mundësonin të ishin aksionerë në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshor­tët kanë nënshkruar akte noteriale se u detyrohesh­in në shumën e parave që iu kishin marrë. Nga hetimet e udhëhequra nga prokurori i çështjes Çlirim Sino, është bërë e mundur të zbulohet e gjithë skema e mashtrimit. Burime për "GSH" pohuan se dy të arrestuari­t kanë kryer mashtrime edhe gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, kur ata ishin në hetim për shkak të denoncimev­e të kryera më parë nga persona të tjerë të mashtruar.

 ??  ?? Fisnik Kajolli
Fisnik Kajolli
 ??  ?? Migena Kajolli
Migena Kajolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania