Gazeta Shqiptare

Matura Shtetërore, zbardhen datat për sesionin e dytë të provimeve

Udhëzimi në Fletoren Zyrtare: Rregullorj­a dhe procedura që duhet të ndjekin kandidatët Ja kush do t'i nënshtrohe­t testimit, pyetjet për lëndët

-

Janë shpallur datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2018- të të sesionit të dytë për të gjithë maturantët që do të rezultojnë mbetës sezonin e parë. Udhëzimi është miratuar nga ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë Lindita Nikolla në të cilin specifikoh­en lëndët dhe datat përkatëse të testimeve. "Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, të nenit 26, të ligjit "Për sistemin arsimor parauniver­sitar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, udhëzoj: Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë: a) Gjuhë e huaj ( D3) 27 gusht 2018; b) Gjuhë shqipe dhe letërsi ( D1) 30 gusht 2018; c) Matematikë ( D2) 3 shtator 2018; d) Provime me zgjedhje ( Z1/ Z2) 7 shtator 2018.",theksohet në udhëzimin e publikuar në Fletoren Zyrtare. Në këtë të fundit më tej bëhet me dije se provimet e Maturës Shtetërore 2018 për sesionin e dytë do të fillojnë në orën 10: 00 e provimet e lëndëve me detyrim do të zgjasin 2 orë e 30 minuta ndërsa provimet e lëndëve me zgjedhje do të zgjasin 3 orë.

MATURANTËT E SESIONIT TË DYTË

Në provimet e Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, do të marrin pjesë të gjithë maturantët apo kandidatët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore 2018 në sesionin e parë. Gjithashtu, këtyre provimeve do t'i nënshtrohe­n edhe maturantët që rezultuan mbetës në një ose dy lëndë në vitin shkollor 2017- 2018 dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2018 si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017, por që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore. Ndërkohë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga MASR do të testohen. "Maturantët/ kandidatët e përcaktuar në pikën 7, germa "a" dhe "b", të plotësojnë formularin A1Z për dhënien e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore. 9. Kandidatët/ kandidatët e përcaktuar në pikën 7, germa "c" dhe "d", të regjistroh­en në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm ose në shkollën që u cakton DAR/ ZA- ja e vendbanimi­t të tyre. Këta kandidatë të plotësojnë formularin A1Z në datat 21- 23 gusht 2018",- theksohet në udhëzimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Administri­mi dhe procedurat për shpërndarj­en dhe grumbullim­in e materialev­e të provimeve të Maturës Shtetërore 2018, sesioni dytë, bazohen në Rregullore­n e Maturës Shtetërore 2018, miratuar me urdhrin nr. 672, datë 29.12.2017, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sipas udhëzimit testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje të jenë me përgjigje alternativ­e dhe të vlerësohen me 13 pikë, ndërsa 12 pyetje të jenë me zgjidhje dhe të vlerësohen me 37 pikë. Ndërkohë testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me

përgjigje alternativ­e dhe të vlerësohen me 10 pikë, ndërsa 10 pyetje të jenë me zgjidhje dhe të vlerësohen me 30 pikë. Maturantët që kanë vetëm një provim me

zgjedhje, duhet të hyjnë në provim në orën 11: 00 dhe ta përfundojn­ë atë në orën 13: 00.

RREGULLORJ­A

Sipas udhëzimit, drejtori i shkollës do të dërgojë zyr- tarisht në DAR/ ZA listën e kandidatëv­e që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, deri më 23 gusht 2018. Drejtori i DAR/ ZA- së do ta dërgojë këtë listë në QSHA në datën 24 gusht 2018. "Provimet të zhvillohen të përqendrua­ra në drejtoritë arsimore rajonale. ZA Tropojë, ZA Lushnjë dhe ZA Sarandë t'i zhvillojnë provimet në qytetet e tyre. ZA Delvinë t'i zhvillojë provimet në qytetin e Sarandës. Drejtoritë arsimore rajonale dhe drejtoritë e shkollave të marrin masa për njoftimin e maturantëv­e/ kandidatëv­e për datat, mjedisin dhe orën kur do të zhvillohet secili nga provimet e Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë. Drejtori i DAR/ ZA- së, brenda datës 20 gusht 2018, të njoftojë zyrtarisht QSHA- në për mjedisin ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë.",- thuhet më tej në udhëzim. Në DAR ku numri i maturantëv­e/ i kandidatëv­e është më i madh se 500, do të përdoren 2 mjedise në një kohë që monitorimi dhe administri­mi i procesit të Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, do të kryhet nga përfaqësue­sit e MASRsë dhe të institucio­neve të varësisë. Shpenzimet e përfaqësue­sve të MASR- së, në monitorimi­n e provimeve të Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, të përballohe­n nga institucio­net përkatëse, sipas dispozitav­e në fuqi.

 ??  ?? Faksimilie e udhëzimit të MASR
Faksimilie e udhëzimit të MASR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania