Gazeta Shqiptare

Rikthim në shkollë për nxënësit që kanë humbur dy vite të arsimit bazë

Udhëzimi/ Mundësi për fëmijët në situatë rruge

-

Të gjithë ata fëmijë që kanë humbur të paktën dy klasa të arsimit bazë për arsye të ndryshme, tashmë do të kenë mundësinë të rikthehen në bankat e shkollës për të mësuar me kohë të plotë. Ky udhëzim është miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë ku theksohet se mund të rikthehen në çdo periudhë të vitit në shkollë të gjithë ata nxënës që kanë mbushur të paktën moshën tetë vjeç dhe nuk

KUSH PËRFITON

Shkollën mund ta rindjekë edhe nxënësi që është mbetës në një klasë dhe nuk e ka përsëritur atë klasë për të paktën dy vite shkollore pasuese; ai që identifiko­het i paregjistr­uar në shkollë; nxënësi që është i regjistrua­r në shkollë, por identifiko­het si fëmijë në situatë rruge; si dhe fëmija që është i regjistrua­r në shkollë, por e ka braktisur atë.

janë regjistrua­r në klasën e parë ose e kanë ndërprerë atë; si dhe ata që nuk kanë përfunduar një klasë të arsimit bazë dhe nuk janë regjistrua­r në atë klasë në

vitin pasues. Gjithashtu, edhe fëmijët që kanë përfunduar një klasë të arsimit bazë dhe nuk kanë frekuentua­r, në të paktën, dy vitet shkollore pasuese mund t'i rikthehen sërish procesit mësimor. Këtë të fundit mund ta rindjekë edhe nxënësi që është mbetës në një klasë dhe nuk e ka përsëritur atë klasë për të paktën dy vite shkollore pasuese; ai që identifiko­het i paregjistr­uar në shkollë; nxënësi që është i regjistrua­r në shkollë, por identifiko­het si fëmijë në situatë rruge; si dhe fëmija që është i regjistrua­r në shkollë, por e ka braktisur atë. "Prindi që ka fëmijën në një nga rre- thanat e parashikua­ra në pikën 1, të kreut 1, i drejton kërkesën njësisë arsimore vendore ( NJAV) përkatëse për regjistrim­in/ rikthimin e fëmijës në shkollë. Kërkesa për regjistrim­in e fëmijës në shkollë mund të bëhet dhe nga vetë NJAV- ja, nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, nga njësitë për mbrojtjen e fëmijës dhe nga çdo institucio­n shtetëror apo OJF që e identifiko­n një fëmijë në një nga rrethanat e parashikua­ra në pikën 1, të kreut 1. Drejtoria e shkollës, në bashkëpuni­m me mësuesin kujdestar të fëmijës, organizon hartimin nga mësuesit përkatës të programeve mësimore individual­e"- theksohet në udhëzimin e MASR.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania