Gazeta Shqiptare

Në fund të shtatzënis­ë, i jep mirëseardh­jen bebushit të saj

-

do të donit të ndryshonit në arkitektur­ën e Shkodrës? Cilat janë pikat që do të donit të përmirëson­it apo edhe t'i hiqnit duke i zëvendësua­r me të tjera? Shkodra është një ndër qytetet më të bukura për sa i përket arkitektur­ës dhe urbanistik­ës. Mund të jetë ndër qytetet e rralla që ka një larmi modelesh arkitekton­ike që dëshmojnë jo vetëm kontakte të ndryshme kulturore, por edhe dëshmi të një shijeje plot finesë edhe në ndërtim. Ka plot banesa karakteris­tike, monument kulture, të cilat duhen ruajtur dhe të cilat kanë nevoje urgjente për restaurim. Prandaj, së pari, do të doja më shumë fonde për ruajtjen e këtyre monumentev­e. Nga degradimi që po pësojmë po humbasim një pjesë të mirë të atyre ndërtesave që përbëjnë identiteti­n e qytetit. Nga ana urbanistik­e ka vend për përmirësim. Kryesorja që do të ndryshoja është hyrja e qytetit. I gjithë trafiku i qytetit është i varur nga Ura e Bahçallëku­t, ku vjen e krijohet një hinkë, sidomos në periudhën e sezonit të verës bëhet shumë problemati­k. Ndërtimi i një ure të re, apo gjetja e një zgjidhjeje tjetër po kthehet në një prej domosdoshm­ërive për zhvillimin e qytetit. Çfarë synon Izmira në politikë përveçse të jetë një "zë" përfaqësue­s i partisë së PD- së? Unë synoj që të jem zëri i të rinjve dhe i vajzave e grave shqiptare. Të jap kontributi­n tim në përpilimin e ligjeve që garantojnë mirëqenien dhe sigurinë e jetesës së çdo individi në vendin tonë. Sidomos në një këndvështr­im më të ngushtë, do të doja që të ndihmoja sado të mundja për qytetin tim, kthimin e vëmendjes së duhur të shtetit tek Shkodra. Besoj se edhe Shqipëria ka nevojë që Shkodrës t'i rikthehet shkëlqimi. Cila është motoja e jetës suaj që edhe e keni të përditshme dhe ia kujtoni shpesh vetes? Unë mund të bëj gjithmonë më shumë! A ka patur një person të rëndësishë­m që ka ndikuar dhe ndihmuar ju në shumë hapa që keni hedhur në jetë? Cili është? Janë dy persona, të cilët më bënë kjo që jam sot. Janë dy prindërit e mi, për të cilët jam shumë krenare. Ato kanë ndikuar në edukimin tim dhe me kanë ndihmuar gjithnjë hap pas hapi, edhe tani vazhdoj t'i kem inkurajues­it e mi kryesorë. Nuk e di a do kem mundësi ndonjëherë që tua shpërblej të gjitha sakrificat që kanë bërë për mua. Si i keni marrëdhëni­et me deputetët moshatarë të partive të tjera? A keni ndonjë miqësi me ndonjërin në veçanti edhe pse ndani mendime të kundërta? Kam marrëdhëni­e korrekte me deputetët e rinj të partive të tjera. Së fundmi është krijuar Aleanca e Deputetëve të Rinj, e cila na ndihmon që në mbledhjet që organizojm­ë, të ndajmë shqetësime­t e të rinjve shqiptarë, të japim mendime dhe të marrim iniciativa për rregullimi­n apo krijimin e ligjeve përkatëse. Shpresoj që edhe për shkak të moshës të jemi më bashkëpunu­es dhe të përçojmë këtë frymë edhe në radhët e tjera të parlamenti­t dhe politikës në përgjithës­i.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania