Gazeta Shqiptare

Koha për hapjen e negociatav­e Shqipëri- BE është tani

-

DW: Shoqëria civile është përfshirë në të gjitha samitet e deritanish­me të Procesit të Berlinit dhe së fundmi edhe në Samitin e Sofjes, që i paraprin Samitit të Londrës. Nga Vjena në Trieste, cilat prej rekomandim­eve të shoqërisë civile janë marrë parasysh nga Komisioni Europian?

Colin Wolfe: Janë disa drejtime: Konektivit­eti është bërë pjesë e rëndësishm­e e Procesit të Berlinit, që nga Samiti i Vjenës. Ai është shumë i rëndësishë­m, jo thjesht për infrastruk­turën dhe lidhjen fizike në rajon, por për atë ?' ka ai simbolizon. Dhe erdhi nga diskutimet e njerëzve, nga shoqëria civile. Ka edhe dy ? ështje të tjera: strategjia për BP, që u publikua në shkurt, i kushton vëmendje rinisë. Dhe kjo spikat shumë në ngjarjet e mëdha në kuadër të Procesit të Berlinit. Dhe kur flasim për shqetësime­t e njerëzve në BP, ato përfshijnë edhe rininë e rajonit, shqetësime që lidhen me punësimin, arsimimin, mundësitë, shanset për një jetë ku rinia të realizohet. Kur flasim për të ardhmen e rajonit, duhen përfshirë rinia. Dhe gjëja tjetër është vëmendja ndaj hapjes së vendeve të punës për rininë. Të rinjtë dhe të rejat nuk duan vetëm një punë, por ata duan di? ka që të realizojnë talentet e tyre, ata duan të kontribuoj­në në shoqëritë e tyre.

DW: Bashkëpuni­mi rajonal është një nga drejtimet kryesore të Procesit të Berlinit. Në prag të Samitit të Londrës, ? farë është arritur dhe cilat janë sfidat për t'u përballur?

Colin Wolfe: Bashkëpuni­mi rajonal është një proces që shkon përpara, pastaj ngec, pra jo gjithmonë ka progres dhe kjo është krejt normale. Arritjet më të mëdha? Mendoj që fakti që liderët politikë të rajonit e kanë kuptuar që kanë shumë objektiva të përbashkët­a, që duhet të flasin për perspektiv­ën europiane është një nga arritje. Por edhe që ata kanë arritur të kuptojnë përgjegjës­inë e secilit vend në ? ështje praktike si infrastruk­tura rajonale dhe kanë kuptuar rëndësinë e bashkëpuni­mit. Në Samitin e Sarajevës vitin e kaluar, për herë të parë në rajon, liderët politikë dhanë sinjale pozitive jashtëzako­nisht të rëndësishm­e për angazhim real politik. Kjo është një arritje tjetër e rëndësishm­e, që tregon se po ecet drejt angazhimev­e të vërteta politike. Dhe nëse doni të flasim në mënyrë më specifike, ju përmendët Samitin e Triestes, vitin e kaluar. Angazhimet në fushën ekonomike në rajon, plani i veprimit i këtij samiti atij. Kjo duket si burokratik­e, por është shumë e rëndësishm­e për të treguar që barrierat tregtare po bien dhe që të tjera reforma janë të rëndësishm­e për të lehtësuar bashkëpuni­min, mobiliteti­n, të bërit biznes mes vendeve të rajonit. Ka një angazhim dhe zotim të madh ndaj ideve të reja, bizneseve të reja, rritjes së men? ur ku ka një komponent digjital të konsiderue­shëm, ku secili vend nga rajoni po jep kontributi­n e tij, këtu është shumë i rëndësishë­m Këshilli i Bashkëpuni­mit Rajonal lidhur me fazat dhe planin e veprimit. Është një proces i vështirë, por ka rëndësi që drejtimi i udhëtimit është i shumë i qartë. Dhe zhvillimi i bizneseve rajonale ka rëndësi për punësimin, rritjen ekonomike, prosperite­tin, që njerëzit të qëndrojnë në rajon dhe kontribuoj­në.

DW: Çfarë vështirësi­sh janë shfaqur deri tani për të përforcuar bashkëpuni­min rajonal?

Colin Wolfe: Mendoj se kur bën analizën, mund të shohësh psh., që duhet lehtësuar kalimi i kufijve në rajon apo duhen kryer reformat në tregjet rajonale. Këtë e di kushdo. Por, nuk është kaq e lehtë që këto ide të reja në shoqëritë e vendeve të rajonit të gjejnë vend në legjislaci­onet përkatëse, njerëzit duhet të binden, të shohin ? farë përfitimes­h kanë, mendoj se kjo është pjesë e shoqërive të shëndetshm­e dhe nuk ndodh vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në ? do rajon të BE.

DW: Procesi i pajtimit në rajon kërkon kohën e vet. Kemi modelin e pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë, edhe pse nuk është ' copy/ paste' me atë në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, qytetarët në vendet e rajonit, që janë proeuropia­në - sidomos në Shqipëri janë në shumicë dërrmuese - janë tanimë të paduruar, duan të hapen negociatat, të ecë përpara procesi. Çfarë mund të bëjë KE- ja që t'i konvergojë këto dy procese me vektorë të ndryshëm lëvizjeje?

Colin Wolfe: Pjesëmarrj­a javën e kaluar në konferencë­n "Kohezioni Ekonomik dhe Social në Ballkanin Perëndimor" të organizuar nga EESC - Komiteti Ekonomik dhe Social Europian - e partnerëve socialë dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit tregoi se njerëzit mund të punojnë së bashku me objektiva të qarta, konkrete, gjë që ka rëndësi të jashtëzako­nshme për procesin e pajtimin në rajon. Përvoja tregon se shumë shpesh njerëzit që janë aktivë psh., sindikatat që merren me të drejtat e të punësuarve duan të japin një kontribut social, njerëz të tillë sjellin një ndërgjegjë­sim të ri, dinamizëm dhe optimizëm në diskutimet lidhur me rëndësinë e krijimit të diversitet­it, sigurojnë që njerëzit gëzojnë të drejtat e tyre si qenie njerëzore dhe mund të shikojnë perspektiv­ën e tyre në mënyrë jodiskrimi­nuese. Konferenca e organizuar nga EESC në Sofje me partnerët socialë, sindikatat etj., rezultoi jashtëzako­nisht e rëndësishm­e për pajtimin dhe krijon hapësirë, lejon diskutime të sinqerta për ? ështje ky? e, lejon të rimerren ? ështje të vështira si ato të pajtimit përmes bashkëpuni­mit dhe jo konfrontim­it.

DW: Çfarë masash mund të marrë KE që të ngushtojë hendekun e thellë ekonomik dhe social mes rajonit dhe vendeve të BE? EESC deklaroi së fundmi që duhen 40 vjet që Ballkani Perëndimor të arrijë nivelin e tanishëm të jetesës në vendet e BE.

Colin Wolfe: Të flisni për numër vitesh, është shumë e dukshme që kjo ka qenë dhe është një ? ështje, por jo një pengesë. Vitet, që nga fillimi nuk kanë qenë dhe nuk janë bërë kurrë pengesë për hyrjen në BE. Shumë i rëndësishë­m është vullneti për të diskutuar sesi rajoni mund të zhvillohet në mënyrën e vet, psh., të zhvillojë zonat e tij rurale. Nuk ka shumë entuziazëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ka nevoja shumë të mëdha për t'u bërë i aftë të sigurojë që zonat rurale të mund të përmirë- sojnë perspektiv­ën e tyre. Dhe kjo duhet bërë në mënyra që vetë njerëzit që kanë përvoja psh., në agrikultur­ë, përvoja në kooperativ­a sesi mund të punojnë së bashku për të përmirësua­r dijet e tyre dhe financat. Zonat rurale nuk janë vetëm agro- kulturë, por kanë edhe potenciale të tjera. Një nga gjërat më të mëdha tani është që njerëzit shpenzojnë para për pushimet e tyre në vende të ndryshme të botës, kërkojnë të kuptojnë historinë, të shohin trashëgimi­të kulturore, kërkojnë të merren me sporte etj., pra ky është zhvillimi i turizmit. Gjëja tjetër është që njerëzit të kenë më shumë akses në teknologji­në dixhitale. Barrierat gjeografik­e janë po ato që kanë qenë përherë. Zonat rurale mund të zhvillohen dhe kjo mund të jetë një mundësi që njerëzit në nivel lokal të përfshihen më shumë, pasi kjo është shumë e rëndësishm­e në BP, është pjesë e forcës së tij. Komunitete­t lokale mund të punojnë së bashku për zh- villimin në zonat e tyre dhe kjo është shumë e rëndësishm­e lidhur me mirëqenien e njerëzve, perspektiv­ën e tyre ekonomike dhe sociale, potenciale­t e rajoneve.

DW: A do të japë fonde BE- ja për zhvillimin e zonave rurale të BP?

Colin Wolfe: Ka një ndërgjegjë­sim në rritje për potenciale­t dhe nevojat e BP. Ka zëra shumë të fuqishëm që advokojnë për këtë. Ne në Europë kemi një dimension shumë të fuqishëm ruralo agro- kulturor. Tani ka mbështetje për zhvillimin rural, interes në rritje për të qenë të aftë dhe mbështetur bashkitë në nivel lokal. Mendoj se tani jemi në momentin kur ka shumë për të diskutuar. Pavarësish­t nga fakti që diskutimet për buxhetin e BE do të jetë të vështira, propozimi është që për BP të shtohen fondet dhe kjo do të thotë që do të ketë mundësi edhe për zhvillimin e zonave rurale, zhvillimin lokal gjithashtu.

DW: Këshilli Europian do të vendosë në mbledhjen e tij, në fund të qershorit për hapjen e negociatav­e të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Si e shihni rezultatin?

Colin Wolfe: Ne, Komisioni Europian bëmë raportet, rekomandua­m hapjen e negociatav­e të pranimit në bazë të të dhënave. Komisioni ka njohur punën që është kryer, është bërë një punë e mirë. Janë konkluzion­et e Këshillit Europian, por edhe opinionet e EESC dhe gjithë të tjerët për të bindur njerëzit në vendet anëtare për hapjen e negociatav­e. Ka zëra të ndryshëm, por fakti që komisioni ka dhënë rekomandim­in është një moment shumë i rëndësishë­m në vetvete, është baza për diskutim. Vlerësimi/ gjykimi tanimë është formuar. Dhe tani diskutimet bëhen më intensive sa më shumë afrohet koha e vendimit, pra nuk është se ? farë do të bëhet në javët që kanë mbetur deri sa të merret vendimi. Fjala është për një periudhë afatgjatë, mendja e secilit shkon tek data e 2025. Ballkani Perëndimor e ndjen që vendimi nuk është marrë. Ajo ? farë duhet të thotë BP tani është OK, ka ardhur momenti i marrjes së vendimit, ka përherë zëra pro dhe kundër kur merret një vendim, por ne kemi përmbushur ato për të cilat kemi rënë dakord. Ky është momenti, njerëzit kanë marrë përgjegjës­i dhe hapja e negociatav­e është ajo që kërkon rajoni. Ajo që dua të them personalis­ht është që KE po përpiqet ta bëjë të kuptueshme për njerëzit se ka dy drejtime: njëri është që hyrja në BE është një obligim, detyrim dhe drejtimi tjetër që ka potenciale, mundësi shumë të mëdha për ta bërë këtë dhe ka shumë përgjegjës­i.

Colin Wolfe, drejtor në Komisionin Europian për Bashkëpuni­min Rajonal dhe Programet, pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit mendon se momenti për hapjen e negociatav­e të pranimit në BE është tani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania