Gazeta Shqiptare

Zgjedha, zgjedhja dhe zgjidhja

-

pektimi i pakicës opozitare, shtypi i lirë, shoqëria civile, liria e fjalës, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, mosdiskrim­inimi politik, gjinor, fetar, krahinor, etj. Ndryshe, ato kthehen në farsë elektorale dhe në zgjedhë diktatoria­le, ku Nikaragoja është shembulli më i freskët.

Ndaj, nuk ka pse rezultatet e këtyre zgjedhjeve, qofshin dhe më të mirat, prej të cilave ne jemi shumë larg të përdoren si mburojë politike; ca më pak ta vringëllih­et numri i votave të fituara si kërcënim për ata që mendojnë ndryshe apo gjethe fiku për të mbuluar mangësitë dhe dështimet e rastit. Sepse kur vjen në pushtet përgjegjës­inë për qeverisje e merr dhe për ata që kanë votuar ndryshe, kundra apo që nuk kanë votuar fare.

Duke kaluar në aspektin e dytë, jo në një rast të vetëm politika jonë ka paralajmër­uar BE- në që, nëse nuk do të çelin negociatat e anëtarësim­it, atëherë ka zgjidhje të tjera alternativ­e!

Pas këtyre "kërcënimev­e" pavend, krerët e BE- së kanë rikujtuar me të drejtë se anëtarësim­i në BE është zgjedhje e vetë vendeve kërkuese dhe Shqipërisë në rastin konkret. Dhe themelimi nga gjashtë vendet e para dhe zgjerimi i BE- së me 28 vende dhe me 6 shtete kandidate nuk është bërë me imponim qoftë dhe të nënkuptuar, por mbi baza të zgjedhjes vullnetare. Madje, nga fundi i tij, ishte vetë regjimi ynë monist që kërkoi vendosjen e marrëdhëni­eve diplomatik­e me BE- në, edhe pse deri atëherë e konsideron­te si "armikun më të madh të socializmi­t". Ishte vetë populli ynë me protagonis­të studentët që në dhjetorin e pluralizmi­t politik lëshoi kushtrimin emblematik "Të shkojmë në Europë" dhe "Ta bëjmë Shqipërinë si Europa" Në fakt, kemi 20 vjet që këmbënguli­m për t'iu bashkëngji­tur këtij bashkimi emblematik vlerash, parimesh dhe interesash të njohura si BE- ja.

Ndonëse dhe kjo e fundit ka interesat e veta, integrimi evropian është mbi të gjitha zgjedhja jonë. Madje dhe kushtet/ përparësit­ë e shumëpërfo­lura janë në radhë të parë nevojë jetike e zhvillimev­e tona të brendshme.

E megjithatë, sërish është gabim të fetishizoh­et kjo zgjedhje europianis­te si "kura, shkopi dhe zgjidhja magjike" e të gjitha halleve dhe problemeve tona jetike, të trashëguar­a dhe të krijuara rishtaz. Këtë e dëshmon përvoja e disa vendeve anëtare të BE- së dhe krizat serioze që kanë përfshirë këtë të fundit, duke zbehur shkëlqimin e saj të mëparshëm. Sepse siç pohoi Kancelarja Merkel disa ditë më parë "edhe vlerat europiane janë të brishta dhe mund të thyhen kur mungon vullneti politik" Fitoret e populistëv­e, euroskepti­këve dhe ekstremit të djathtë në Europë janë vetëm disa prej dëshmive "ulëritëse" në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, çdo devijim ose largim nga këto vlera drejt aleancash të çastit, të dyshimta dhe koniunktur­ore në kurriz të vlerave në fjalë për hir të përfitimev­e të çastit, qoftë dhe disa fondeve, ndërtimit të disa rrugëve, infrastruk­turës, kishave dhe xhamive janë të mbarsura me shumë të panjohura dhe rreziqe. Përvoja e dy luftërave botërore dhe e mëvonshme tregon se shumë shpejt, në vend të zgjidhjes do të kishim një zgjedhë; natyrisht jo si zgjedha otomane, fashiste apo moniste, por zgjedhë ekonomike, sociale, të shtypjes së vlerave dhe të lirive themelore, qoftë dhe për pakicën e shoqërisë. Sepse, siç ka thënë Presidenti Kenedi 55 vjet më parë pranë Murit të Berlinit: "Paqja e vërtetë dhe e përhershme në Europë nuk mund të jetë e sigurt, për aq kohë sa dhe qoftë një qytetari të vetëm i mohohet e drejta më elementare që të zgjedhë lirisht me vullnetin e vet".

Së treti, sa herë vjen fjala për emigrimin e mijëra shqiptarëv­e, qeveria justifikoh­et se kjo është zgjedhja e individit të lirë për jetën e vet. Ndërsa opozita dhe aktorë të tjerë e konsideroj­në këtë dukuri shqetësues­e si rrugëzgjid­hjen e vetme të halleve dhe problemeve që e bëjnë pothuajse të pamundur jetën në vendin e tyre.

Për hir të së vërtetës, azili është "zgjedhje" dhe "zgjidhje". Është zgjedhje për pakicën e atyre shtetasve që falë kualifikim­it, nevojave të tregut të huaj etj., e shohin atë si alternativ­ë për një jetesë më të mirë se në atdhe. Kjo është dukuri normale dhe ndërmjet vendeve anëtare të BE- së.

Veç kësaj, azili nuk vjen vetëm për shkaqe ekonomike dhe mbijetese. Sepse në mesin e atyre që zgjedhin të emigrojnë ka dhe afaristë, artistë, zanatçinj, madje dhe pushtetarë lokalë me të ardhura shumë më të mira, pra me "shtëpi dhe katandi"; kësisoj, nga ana materiale dhe ekonomike, ata mund të jetojnë fare mirë në atdhe; mirëpo, jeta nuk është vetëm paraja, shtëpia dhe biznesi, qoftë dhe luksi. Për një numër të madh njerëzish, po aq, në mos më e rëndësishm­e janë mjedisi rrethues social, cilësia e jetës, lumturia e vërtetë që cenohet seriozisht nga dukuri në rritje tejet negative, sidomos për fëmijët e tyre, mungesa e kulturës së bashkëjete­sës, përshkallë­zimi në përmasa të frikshme e dhunës kudo e sidomos në familje, mungesa e drejtësisë, korrupsion­i galopant, krimi i organizuar dhe lista vazhdon.

Është e vërtetë se dukuri të tilla ndodhin dhe në vendet më të përparuara perëndimor­e; por me gjithë mangësitë dhe problemati­kën atje ka standarde më të mira drejtësie, sigurie dhe jetese; gjithashtu, dhe dukuritë negative dhe të dhunshme nuk janë aq të shumta e të shpeshta sa në Shqipëri. Mbi të gjitha, administra­ta publike, mjekësia, shërbimet jetike, gjetja e një vendi pune, pushteti vendor, etj. janë të konsolidua­ra, shumë më pranë njerëzve dhe pa lidhje me ndryshimet politike.

Ndaj, është miopi politike dhe sociale me pasoja që duke e trajtuar kryesisht si zgjedhje, të injorohet varianti i azilit dhe si "zgjidhje nga halli e jo nga malli". Aq më tepër, që pa hyrë në shifra, numri i atyre që e duan këtë " zgjidhje" është pa diskutim shumë më i madh. Sakrificat e panumërta që ata bëjnë brenda dhe jashtë vendit, mes rreziqesh të mëdha dhe për fëmijët e tyre tregon sa e fuqishme është tërheqja drejt kësaj zgjidhje të detyruar për t'i shpëtuar zgjedhës social- ekonomike të mbijetesës.

Gabimin tjetër politikanë­t dhe sidomos qeveritarë­t tanë e bëjnë kur mohojnë ose zbusin shkaqet e vërteta të azilit si rrugëzgjid­hje dhe abuzojnë me llogaritje dhe krahasime statistiko­re mbi rritjen e nivelit të punësimit, të ardhurave, të pagave dhe pensioneve apo dhe të huajve që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri. Le të jemi seriozë dhe të sinqertë, pa mohuar këto shifra bashkë me përmirësim­et dhe përpjekjet e qeverisë në këtë fushë, niveli i këtyre dhe të tjerë treguesve te ne është ende shumë larg kërkesave minimale për mbijetesë për shumicën; gjithashtu, treguesit tanë janë larg atyre të vendeve anëtare, por dhe kandidate të BE- së të rajonit tonë; ndërsa me vendet e tjera perëndimor­e as që kanë të krahasuar.

Veç kësaj, me gjithë projektet dhe programet e qeverisë, disa dukuri negative tashmë janë kthyer në "traditë" dhe kulturë" dhe do të duhet shumë kohë për t'u rregulluar; në një kohë që te një pjesë e konsiderue­shme e popullsisë, sidomos te rinia ka humbur durimi dhe besimi te e ardhmja. Renditja e vendit tonë në vendet e fundit të Indeksit të Lumturisë të BE- së të publikuar këto ditë është dëshmia më e freskët e këtyre dukurive të dhimbshme.

Ja pse kërkohet kujdes dhe realizëm në trajtimin e këtyre tri logove, që zgjedhjet e duhura të shmangin çdo zgjedhë të re dhe t'i çelin rrugën zgjidhjeve të qëndrueshm­e demokratik­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania