Gazeta Shqiptare

Ndjesa nuk mjafton, zoti Rama!

-

arte. Se në zapping na del ti me stema televizive të ndryshme, por të njëjta në përmbajtje. Shpejt do jetë vonë për të kuptuar se ndjesa ka gjithçka që duhet ta mendoni seriozisht, para se të pushojë edhe kjo kambanë. Por deri atëherë, mos na ushqeni më me çorbën tuaj, pasi edhe në luftë e ka një pushim. Konsumojen­i me njëri- tjetrin në skutat ku organizoni dhe banketet tuaja ministrore, duke na kursyer një inat më pak. Protagoniz­mi që ju ka përfshirë, ju ka errur sytë e nuk po shihni se pak ju ndan nga fluturimi në vendin e gabuat. Kërkoni ndjesë zoti Rama, ( megjithëse as që e dua për vete) dhe mjaft na lodhët sytë me daljet online në rrjetet sociale. Lidh online te pastrehët, të pangrënët, të papunët, të pambrojtur­it apo të pa klant- it. Nuk rrëfehen punët e "bukura" kur krimi dhe e keqja ka gangrenizu­ar gjithçka. Merru me politikat sociale, pyjet e shkretuar, oazet e zaptuara nga barbarët, dritat, ujin… dhe jo duke gjetur forma skandaloze t'i paguajnë këto detyrime jetike duke i telefonuar punonjësit e administra­tës tënde se u ka përfunduar afati i pagesës së tyre. Gjej forma se si t'i përballojn­ë dhe t'u mbetet edhe për të paguar bukën e kripën, e jo të

kapesh me qepët e fshatarëve që ua more votat me këmbime skandaloze. Kërko ndjesë dhe fshihu se na çudite me kurajën se si di gjithçka duke na u bërë prokuror, arkitekt, doktor, financier… Lëru vend profesioni­stëve se punë s'paska për ta, pasi nuk i lë superprofe­sionisti, superskuti­sti. E pas kësaj, mbyllu në bunkerin që ke ndërtuar për vete duke na lënë të lirë në habitatin e natyrës sonë të bekuar, që ju nuk po na lejoni ta shijojmë, pasi keni gllabëruar e shpërfytyr­uar si e ç'keni mundur.

Natyrisht që iket nga ky vend i bekuar nga natyra e i mallkuar nga liderët drejtues, ku flitet vetëm për substancat tuaja narkotike e asgjë për njeriun. Normal, tashmë njeriu është kthyer në një njerëzi- derëziu, ku servili dhe i pafytyri është nobelisti yt. Sa i përket shprehjes suaj të shumëpërdo­rur:" Nuk jemi të gjithë njësoj", keni plotësisht të drejtë se në fakt jeni njëri më i keq se tjetri. Do të ishte mirë që të gjithë ju "jo të njësojtët", të kërkonit ndjesë së bashku, me gjithë pavlefshmë­rinë e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania