Gazeta Shqiptare

Daja: Jemi të paragjykua­r? Skënderbeu ka politikat e veta

Korçarët presin Vllazninë në një ndeshje që shikohet si e paravendos­ur nga opinioni Trajneri deklaron se ekipi i tij ka luajtur fair- play

-

Korça është bërë gati për të festuar nesër dhe festat zakonisht kërkojnë fitore, por duket se ndryshon situata te Skënderbeu. Skuadra kampione po luan me formacioni­n e dytë dhe nuk po i kushton rëndësi rezultatit, pasi të tilla janë politikat e klubit, siç pohon edhe trajneri Ilir Daja. Kështu, Vllaznia që lufton për mbijetesë, ka mundësinë të fitojë nesër në stadiumin e Korçës. Në konferencë­n për shtyp para ndeshjes me Vllazninë, trajneri Daja ka theksuar se Skënderbeu është i zhveshur nga rezultati, por nuk mendon t'i bëjë nder askujt: "Kam dëgjuar komentet për paraqitjen tonë në javët e fundit dhe dua të them se nuk luajmë për Vllazninë dhe asnjë ekip tjetër. Thjesht kemi politikat tona dhe po ju them se, nëse do ta kishim mbyllur kampionati­n që me Kukësin, po e njëjta gjë do të kishte ndodhur. Do t'u kishim dhënë minutazh lojtarëve me pak minuta në këmbë gjatë kampionati­t, por edhe të rinjve të ardhur nga U- 19. Ne kemi politikat tona. Kemi një pezullim nga UEFA dhe duhet të menaxhojmë si duhet situatat, qoftë edhe për një ndryshim të axhendës. Në këtë lloj situate, të gjithë bashkë, jemi të sigurt se ky Skënderbe nuk ka lidhje me atë që mund të jetë dyshuar më përpara", deklaron Ilir Daja, që vendos duart para përballë paragjykim­it të javëve të fundit, që e kanë parë Skënderbeu­n në një pozicion aspak të rehatshëm, pikërisht për të ndihmuar sulmuesin Soue për të fituar këpucën e kryegolash­ënuesit. "Ky grup është i zhveshur nga rezultati, sepse kampionati është mbyllur. Motivimi nuk është maksimal. Nuk i kërkohet rezultat një ekipi që riformatoh­et që nga porta e deri te sulmi. Në Gjirokastë­r luajti Soue për të mos i hequr të drejtën të finalizojë atë që ka bërë gjatë gjithë kampionati­t. Soue u dëmtua me Luftëtarin dhe nuk kemi bërë asgjë kundër një futbolli fair- play. Skënderbeu nuk u përket vetëm titullarëv­e, por edhe të rinjve. E kemi mbajtur Skënderbeu­n pastër, natyr- isht me një politikë në favorin tonë. Kemi për detyrë të realizojmë objektivat primarë dhe primar ishte kampi- onati, ishte kalimi në grupet e Europa League, madje edhe kalimi i tyre. Me shumë kurajë, përtej modestisë, them se bëmë atë që nuk e ka bërë asnjë ekip shqiptar. Duam edhe Kupën e Shqipërisë dhe këtu kemi një minus. Kemi ' frikën' se lojtarët ndoshta nuk do të kenë ritmin e duhur. Asnjë nga lojtarët nuk e di se kush do të luajë nesër me Vllazninë. Mund të kishim marrë më shumë lojtarë nga të rinjtë, por U- 19 kishte një objektiv. Tani nuk ka dhe do të përdoren edhe nesër me Vllazninë disa të rinj, përveç Pëllumbit, që është grumbullua­r me U- 19ën", mbylli deklaratën e tij në prag të sfidës ndaj Vllaznisë trajneri Ilir Daja.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania