Gazeta Shqiptare

Ballkani, korridor i ri transit për refugjatët

-

rrugën dhe synojnë të kërkojnë azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Autoritete­t vendore në vendet e Ballkanit Perëndimor luajnë me emërtimet refugjatë dhe migrantë ilegalë. Duke i quajtur refugjatët migrantë ilegalë, vendet i japin të drejtën vetes t'i dëbojnë personat që mbërrijnë në kufi. Ndërkohë që shkelin ligjet ndërkombët­are dhe dënohen nëse e bëjnë një gjë të tillë me refugjatët. Në Greqi arrijnë kryesisht shtetas nga Siria, Iraku dhe Afganistan­i. Çfarë ndodh me refugjatët në rrugën e tyre nëpër Shqipëri, nuk dihet. Sidoqoftë, pjesa më e madhe tyre e përdorin Shqipërinë si vend transit dhe jo për të qëndruar. Autoritete­t shqiptare nuk flasin për këtë. As mediat në Shqipëri nuk e kanë vënë re fenomenin. Burime jo të konfirmuar­a flasin për njerëz që i ndihmojnë refugjatët duke i marrë nga Greqia dhe futur në Mal të Zi. Këtu është e vështirë vendosja e kufirit midis kontraband­istëve, që e bëjnë këtë gjë për arsye fitimi dhe ndihmësve, që e bëjnë për t'u ndihmuar refugjatët të arrijnë synimet për një jetë më të mirë në Evropë. Neven Crvenkovi?, zëdhënës i Zyrës së UNHCR- së në Bosnje- Hercegovin­ë tha për ' DW' se është e qartë se shumë refugjatë që kanë arritur së fundi në këtë vend kanë ardhur nga Shqipëria, Mali i Zi dhe nga Serbia. UNHCR thekson se "rrugët drejt Evropës dhe në Evropë janë të rrezikshme". Kështu tha disa javë më parë Pascare Moreau, drejtor i zyrës evropiane të organizatë­s. Edhe më e rrezikshme është rruga për gratë dhe fëmijët e pashoqërua­r. Këtë vit në Bosnjë janë regjistrua­r 51 djem dhe dy vajza të mitura të pashoqërua­ra.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania