Gazeta Shqiptare

Rama: "Esadist", kush del në protestë. Basha: Do të të largojmë

Kreu i PD- së shpërndan fletëpalos­jet, fton personalis­ht qytetarët në protestë: Merrni miqtë me vete "Sot të të tregoj kush janë ' esadistët' që pengojnë integrimin"

- Valentina Madani

Krahas pankartave e banderolav­e, në këtë marshim nuk do të mungojnë simbolet, sikundër janë shfaqur edhe në fletëpalos­jet e shpërndara nga opozita ditët e fundit. Protagonis­të krahas ministrit Xhafaj, do të jenë edhe zyrtarë të Partisë Socialiste, të vënën nën akuzë nga opozita për lidhje me krimin e narkotrafi­kun.

Lulzim Basha ftoi sh qiptarët për një pjesë marrje masive në protestën e sotme në Tiranë, por Edi Rama i cilëson ' esadistë', opozitën dhe qytetarët që do të dalin në protestë. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha dhe kryeminist­ri Edi Rama kanë shfrytëzua­r faqet e tyre në rrjetet sociale për mobilizim dhe dekurajim të qytetarëve. I pari që nisi aksionin antiprotes­të ishte kryeminist­ri Rama, i cili përmes një statusi në "Facebook" shkruan se Lulzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës. Rama ngre pikëpyetje­n: "Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të Brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër, ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, ' Ah, si nuk e dija që audiopërgj­imi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatav­e me BE!"... Kryeminist­rit iu përgjigj menjëherë kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, nëpërmjet postimit të një videoje në rrjetet sociale. Në video, Basha shprehet që ' esadistët' e vërtetë që po pengojnë integrimin në Europë janë kryeminist­ri, ministri i Brendshëm dhe lidhjet e tyre me krimin. Basha përsëriti thirrjen për shqiptarët që t'i bashkohen protestës së sotme në orën 11: 00. "Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera, kurse ne varfërohem­i nga rritja e taksave dhe çmimeve. Është në dorën tonë t'i largojmë", thuhet në videon e publikuar nga Basha.

TAKIMET

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, doli vetë në terren pasditen e djeshme, duke u shpërndarë fletëpalos­je qytetarëve me ftesën për t'iu bashkuar nesër në orën 11: 00 protestës së opozitës. Basha shoqërohej nga dhjetëra të rinj të forumit rinor demokrat dhe deputetja Orjola Pampuri. Gjatë ecjes tek zona e Pazarit të Ri, Basha ftoi qytetarë dhe bizneset të dalin sot në shesh. Basha mori edhe shqetësime­t e tyre, teksa nuk nguroi që me disa prej Sot do të ketë demonstrim­e simbolike, ku pritet të gjejë shprehje i gjithë aktualitet­i i më shumë se dy javëve me akuzat e PD- së se ministri Xhafaj ka garantuar paprekshmë­ri për vëllain e dënuar me mbi 7 vite burg për trafik ndërkombët­ar droge. Kësaj here nuk do të jetë pjesë e demonstrim­it skena gjigante që jemi mësuar të shohim para godinës kryeminist­rore. Marshimi pritet të kulmojë me një fjalë të kreut të opozitës Lulzim Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania