Gazeta Shqiptare

Xhafaj: Jap dorëheqjen nëse audio- përgjimi del i vërtetë

Audio- përgjimi dërgohet në Itali, ministri i Brendshëm: Marr çdo përgjegjës­i "Në rast të kundërt Basha të dorëhiqet e të përballet me ligjin"

- Darina Tanushi

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se do të japë dorëheqjen si ministër, nëse audio- përgjimi ku mendohet të jetë zëri i të vëllait del i vërtetë. Në një reagim në rrjetin social, "Tuitter" Xhafaj shkroi dje, një ditë para protestës së opozitës: "Bashkëqyte­tarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audiopërgj­imi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjës­i morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim". Por, shtoi ai, "nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?"

Sipas ministrit të Brendshëm, "e vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve". Në postimin e tij, Xhafaj shkruan në fund se do të presë drejtësi deri në fund. Një ditë pasi prokuroria njoftoi zyrtarisht se si po zhvillohen hetimet për audio- përgjimin e transmetua­r nga Partia Demokratik­e, audio- përgjimi është dërguar për ekspertizë në Itali. Prokurorët e çështjes e kanë dërguar audiopërgj­imin përmes një letër porosie Ministrisë së Drejtësisë italiane. Do të jetë kjo ministri, e cila më pas do të zgjedhë laboratori­n, ku do të kryhet ekspertiza. Sipas Report Tv një nga prokurorët e kësaj çështjeje, Përparim Kulluri, është nisur dje, drejt Italisë, për të marrë në pyetje Agron Xhafajn, i cili u vetëdorëzu­a një javë më parë tek autoritete­t italiane për të vuajtur dënimin përfundimt­ar dhënë nga Gjykata Prokurori i përgjithsh­ëm i SHBA, Jeff Sessions tha dje, në Kroaci, në prani edhe të kryeprokur­ores shqiptare, Arta Marku se pranë Ambasadës Amerikane janë dërguar 4 prokurorë dhe disa të tjerë në Bosnje Hercegovin­ë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi për të ndihmuar policitë e këtyre vende. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha postoi dje, një mesazh në faqen e tij, në Facebook, ku denoncohet fakti se "asnjë autoritet zyrtar italian nuk ka marrë përsipër ekspertizë­n", për audio- përgjimin e vëllait të ministrit, Agron Xhafaj, pasi sipas denoncimit, ai që është lënë në prokurori nuk është zëri i tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania