Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: Të mbyllim një herë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me probleme

Presidenti i Asamblesë së OSBE në Tiranë: Shqipëria më pranë BE Ruçi: Kemi lënë pas problemet me Greqinë

- Darina Tanushi

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi takoi dje, Presidenti­n George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithsh­ëm t? Asamblesë Parlamenta­re të OSBE- së, Roberto Montella. Kryemadhi u shpreh se reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet t'i japë përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës. shtë tejet e rëndë sishme që Shqipëria të përmbyllë një herë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me probleme", - tha dje, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një takimi me Presidenti­n e Asamblesë Parlamenta­re të OSBE- së, George Tsereteli, dhe Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Asamblesë, Roberto Montanella. Presidenti Meta vlerësoi punën e Asamblesë Parlamenta­re të OSBE- së për paqen, stabilitet­in dhe demokracin­ë nëpërmjet mbrojtjes, respektimi­t dhe promovimit të standardev­e më të larta për forcimin e institucio­neve demokratik­e, të drejtat e njeriut, dhe fusha të tjera të sigurisë. Presidenti vuri në dukje se Shqipëria mbështet të gjitha aktivitete­t e OSBE- së dhe jep kontributi­n e saj modest, por të vendosur. Kreu i shtetit theksoi se vëmendja është përqendrua­r në zbatimin e reformave në fusha kyçe që lidhen me përparimin drejt integrimit evropian, duke shpresuar që në qershor Këshilli Evropian të vendosë për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me BE. Ndër sfidat e afërta, Presidenti Meta nënvizoi domosdoshm­ërinë e përparimit me reformën zgjedhore, sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR. Presidenti i Asamblesë Parlamenta­re të OSBE- së George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm Roberto Montella u pritën edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Kryetari Ruçi informoi bashkëbise­duesit mbi punën që po bëhet për përmirësim­in e procesit zgjedhor, në zbatim të rekomandim­eve të ODIHR- it. Ndryshe nga herët e tjera, komisioni i reformës zgjedhore ka filluar punë në fillim, jo në fund të legjislatu­rës, për t'u dalë përpara sfidave të zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe parlamenta­re. Reforma zgjedhore është në proces dhe komisioni i reformës po punon në gjashtë shtylla kryesore, të cilat kanë të bëjnë me: përdorimin e teknologji­ve të reja në procesin e votimit; votimin e emigrantëv­e; shmangien e praktikave të shitblerje­s së votës; regjistrin e votuesve dhe regjistrin civil; mospërdori­min e administra­tës në procesin zgjedhor; si edhe Presidenti Ilir Meta priti dje, në takim kryetarin e Partisë Demokratik­e Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rëndësia e integrimit europian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit. Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzako­nshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.

çështje që kanë të bëjnë me rekomandim­et kryesore të OSBE- ODIHR- it, si roli i medias në fushatë dhe financimi i partive politike. Kryetari

Ruçi vuri në dukje edhe rolin konstrukti­v të Shqipërisë për sigurinë dhe stabilitet­in rajonal dhe marrëdhëni­et e mira me fqinjët. "Ne kemi lënë pas problemet e trashëguar­a me Greqinë dhe po ecim drejt zgjidhjeve përfundimt­are për të gjitha këto probleme. Marrëdhëni­e shumë të mira kemi edhe me Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit",- u shpreh Ruçi. Presidenti Tsereteli vlerësoi përparimet që janë bërë në Shqipëri vitet e fundit. "Konstatoj mjaft zhvillime pozitive, nënvizoi ai. Ka një dinamizëm ekonomik, njerëzit kanë shpresë dhe optimizëm. Shqipëria ndodhet shumë afër Bashkimit Europian. Ne vlerësojmë arritjet e deritanish­me dhe do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në zbatimin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore, luftën kundër korrupsion­it, krimit dhe trafikut të drogës",- tha ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania