Gazeta Shqiptare

Shpërndani­n heroinë në shkollat e mesme në kryeqytet, bien në pranga tre trafikantë­t

Të rinjve iu sekuestrua­n 44 doza lënde narkotike

-

Tre

të rinj janë ndaluar ditën e djeshme nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në gjimnazet e kryeqyteti­t. Gjatë operacion policor të realizuar nga specialist­ët për hetimin e narkotikëv­e janë arrestuar shtetasit Enri Manaj, 35 vjeç; Marjus Filipi, 34 vjeç dhe Gloria Hasaj, 26 vjeçe. Mësohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kryenin aktiviteti­n e kundërligj­shëm të shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e mesme të kryeqyteti­t. Nga seksioni i narkotikëv­e u

ARRESTIMI

Shtetasit Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar nga shërbimet e policisë para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e "Dibrës" dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases Hasaj, i janë gjetur 5 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit heroinë e ndarë në porcione gati për t'u shitur.

organizua puna për kapjen e tyre në flagrancë. Shtetasit Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar nga shërbimet e policisë para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e "Dibrës" dhe gjatë

kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases Gloria Hasaj, i janë gjetur 5 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë e ndarë në porcione gati për t'u shitur. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enri Manaj ( në të cilën ndodhej shtetasi Marjus Filipi dhe shtetësia e huaj filipinase C. M.), u gjetën dhe u sekuestrua­n 39 doza lënde narkotike e dyshuar Heroinë). Sipas policisë janë sekuestrua­r në total në cilësinë e provës materiale 44 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit heroinë, 3 aparate celularë. Gjithashtu, bëhet me dije se policia e Tiranës në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Kufirit dhe Migracioni­t, po kryen veprimet përkatëse për dëbimin e shtetases filipinase, pasi u konstatua se po qëndronte pa leje qëndrimi në territorin e Republikës të Shqipërisë. Materialet procedural­e iu referuan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpuni­m" në ngarkim të shtetasve Enri Manaj, Marjus Filipi dhe Gloria Hasaj.

 ??  ?? Droga dhe sendet e sekuestrua­ra
Droga dhe sendet e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania