Gazeta Shqiptare

Vrasja e 22- vjeçarit, prindërit e Marvi Mihalit padisin prokurorin dhe gjyqtarët

Prokuroria kërkesë për ndryshim akuze nga "moskallëzi­m krimi" në "bashkëpunë­tor në vrasje" Nëna e viktimës: Liruan 3 nga kriminelët që dhunuan tim bir

-

Pas lirimit të tre të rin jve, të cilët u ndaluan për vrasjen e Marvi Mihalit më 31 korrik 2017, prindërit e viktimës Pavllo dhe Mira Mihali denoncuan në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj dhe dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho. Mësohet se letra e prindërve të 22- vjeçarit me denoncimin i është dërguar edhe kryeprokur­ores Arta Marku, Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe ambasadës së SHBA. Pas vrasjes së Marvi Mihalit, ranë në pranga 4 të rinj. Konkretish­t Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla u akuzuan për moskallzim krimi, ndërsa Devi Bitraj akuzohet për vrasje me paramendim. Më datë 11 maj gjykatësit Sokol Pasho dhe Bedri Qorri i liruan tre të rinjtë e akuzuar për moskallëzi­m krimi për shkak se kishin mbaruar afatet e paraburgim­it. Ndërsa i vetmi që po qëndron në qeli është Dejvi Bitraj, i cili sipas prokuroris­ë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin. Kjo gjë ka sjellë irritimin e prindërve të viktimës, të cilët kanë kallëzuar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, prokurorin Artan Lulaj, dhe dy gjykatësit Sokol Pasho e Bedri Qorri. Pak ditë më parë u ndryshua prokurori i çështjes dhe dosjen e mori në dorë Gjergji Tako, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për 3 të rinjtë e liruar. Ai kërkoi rikthimin e të rinjve në qeli dhe po ashtu ndryshimin e akuzës nga "moskallëzi­m krimi" në "bashkëpunë­tor në vrasje" së bashku me Devi Bitrajn. Lirimi i tre të rinjve u prit me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët janë duke e ndjekur hap pas hapi këtë çështje. Menjëherë pasi mësoi lajmit e lirimit të tyre nëna e Marvin Mihalit, në një postim në "Fb" shkruajti se tre nga kriminelët që bashkëpunu­an në vrasje dhe dhunuan trupin e djalit të saj, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori Artan Lulaj, i etur për para i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush. "Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunu­an në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampir, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush! O zot çfarë tmerri! Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja? Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj! Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend? Si do ta vendos "Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunu­an në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampir, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush! ", shkruan Mira Mihali, nëna e 22- vjeçarit.

drejtësinë? Ju lutem, më ndihmoni"- shkruan në profilin e saj Mira Mihali, nëna e Marvin Mihalit. Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit "Dinamo". Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt, por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t'u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonata­sh ka arritur ta bindë Marvin. Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve. Marvi ka ndërhyrë për t'i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj.

 ??  ?? Viktima Marvi Mihali
Viktima Marvi Mihali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania