Gazeta Shqiptare

21- vjeçarja humbi jetën në dyert e spitalit se nuk u mjekua, pezullohet mjekja e Urgjencës

Pilo Gjeka: Vdekjen e mbesës e kam plumb në zemër, kërkoj drejtësi! Ina Ruzhdija u tha familjarëv­e se vajza ishte me virozë

-

Ina Ruzhdija, mjeke e urgjencës së Spitalit Ra jonal të Fierit është pezulluar nga detyra me vendim gjykatë, pasi është cilësuar fajtore për mjekim të pakujdessh­ëm për vdekjen e 21vjeçares Xhuljeta Gjeka. Ngjarje kjo e ndodhur më 12 shkurt të këtij viti. Ruzhdija akuzohet se nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten nga fshati Mujalli i këtij rrethi. E reja u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetëso­re nga familjarët e saj, të cilët insistuan për mjekim, për shkak se ajo kishte temperatur­ë të ulët, por mjekja në fjalë nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore, duke thënë se gjendja e saj ishte gripale dhe duke u kërkuar familjarëv­e ta çonin në shtëpi. Por, gjendja e 21vjeçares është përkeqësua­r dhe ajo ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Fierit. Pas akuzave të familjarëv­e të vajzës ndaj bluzave të bardha, prokuroria e Fierit nisi hetimet. Ndërkaq, gjyshi i 21- vjeçares, Pilo Gjeka, dje deklaroi se mbesës së tij nuk iu dha ndihmë nga mjekët dhe për pasojë ajo u vdiq ndër duar. "Kërkoj drejtësi deri në fund për vdekjen e mbesës sime. Personat përgjegjës duhet të vihen para drejtësisë", tha Gjeka.

VENDIMI I GJYKATËS

Në njoftimin zyrtar të Gjykatës së Fierit bëhet me dije se: Me vendimin nr. 925, datë 21.05.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Fier duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese: "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" në ngarkim të shtetases Ina Ruzhdija, me detyrë mjeke në repartin e urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Mjekimit të pakujdessh­ëm" të parashikua­r nga neni 96/ 1 i K. Penal me pasojë vdekjen e të ndjerës Xhuljeta Gjeka e moshës 21 Më 12 shkurt të këtij viti, një 21- vjeçare nga fshati Mujalli i Fierit humbi jetën në portën e Spitalit Rajonal të Fierit. Xhuljeta Gjeka është dërguar dy herë në këtë spital, pasi ishte me temperatur­ë të ulët. Ndërsa mjekët kanë dyshuar se ishte prekur nga ndonjë virozë e stinës. Vajzës i është bërë një serum e më pas është përcjellë drejt banesës, por gjendja e saj është përkeqësua­r. Familjarët e kanë nisur sërish drejt spitalit, por ka qenë tepër vonë.

vjeçe, banuese në fshatin Mujalli, Fier. Mësohet se pezullimi nga detyra i mjekes u vendos pasi gjykata u njoh me faktet, provat dhe aktet e ekspertimi­t mjekoligjo­r të IML Tiranë të mbledhura në kuadër të procedimit penal datë 19.02.2018 të regjistrua­r nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se më datë 12.02.2018, mjekja roje e urgjencës Ina Ruzhdija nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, e cila është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetëso­re në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier. Pavarësish­t insistimit të familjarëv­e për mjekimin e Xhuljetës, pasi ajo kishte temperatur­ë të ulët, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëv­e që ta merrnin në shtëpi, pasi gjendja e saj ishte gripale. Pasi është dërguar në banesë, gjendja shëndetëso­re e Xhuljetës është përkeqësua­r brenda pak orësh, fakt që i ka detyruar familjarët e saj ta dërgonin përsëri në Spitalin Rajonal Fier, ku ajo ka humbur jetën në ambientet e këtij spitali. Nga ana e Prokuroris­ë së Fierit po vazhdojnë hetimet në lidhje me individual­izimin e përgjegjës­isë penale Pas ngjarjes së rëndë, babai i 21- vjeçares, Altin Gjeka deklaroi se doktoresha i ka thënë se vajza ka virozë dhe se nuk kanë se çfarë t'i bëjnë më shumë. "Nuk kam çfarë i bëj më tha dhe iku. E kam ndjekur nga mbrapa. Nuk kisha çfarë t'i bëja mjekes. Vetëm nëse do mendoja... të mos mendoja për çupat që kisha mbrapa. Vajza reagonte dhe më thoshte mua: Ba çfarë do më bësh. Po çfarë të bënte babai i saj", tha Altin Gjeka.

të stafit mjekësor pranë Spitalit Rajonal Fier.

GJYSHI I 21- VJEÇARES

Pilo Gjeka kërkon drejtësi për vdekjen e mbesës. Sipas tij, pezullimi i mjekes nuk është asgjë në krahasim me humbjen e mbesës. "Më ka

mbetur plumb në zemër vdekja e mbesës. Ajo nuk kishte disa ditë sëmurë. Ishte thjesht një ditë. Na ka lënë të shokuar të tërëve. S'ka kurajë për këtë. Se të ishte sëmurë, të rrinte disa ditë në spital, atëherë mirë, por jo kështu. Unë dua të di nga ora 11: 00 që kam çuar mbesën dhe deri kur dha shpirt, të gjithë personat përgjegjës duhet të japin llogari para shtetit. Kërkoj vetëm drejtësi. E çova në spital, pastaj e kam sjellë në shtëpi. Shkova natën kërkova infermiere­n, nuk më erdhi. Një herë në orën 2, njëherë në 7, nuk më erdhi infermierj­a e fshatit. Të japin të gjithë llogari. Ligji të veprojë. Unë vajzën e pata mirë kur e çova në spital. Të gjithë ata që nuk ma ndihmuan mbesën nuk dua të ekzistojnë më. Pezullimi i mjekes nuk është gjë për mua, se dhe autopsia nuk i nxori gjë mbesës sime", u shpreh gjyshi i Xhuljetës.

 ??  ?? 21- vjeçarja Xhuljeta Gjeka
21- vjeçarja Xhuljeta Gjeka
 ??  ?? Pilo Gjeka duke folur për “GSH”
Pilo Gjeka duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania