Gazeta Shqiptare

Vendimi, ndihmë shtetërore për punësimin e të rinjve

Fletorja Zyrtare: Plani 3- vjeçar në vlerën 5 milionë lekë, kush përfiton

-

ara për Bashkinë e Tiranës. "Ligji i ndihmës shtetërore zbatohet vetëm për masat që plotësojnë të gjitha kriteret e përmendura në nenin 4, pika 1, më konkretish­t: a) burime shtetërore, b) avantazhi ekonomik, c) selektivit­eti; dhe d) efekti në konkurrenc­ë dhe treg. Bashkia e Tiranës, ka njoftuar planin e ndihmës shtetërore, e cila lidhet me aktivizimi­n e burimeve shtetërore në formën e pagesës në nivelin e pagës minimale bruto të një numri të caktuar të të rinjve pjesëtarë të familjeve që përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike dhe grupeve të disavantaz­huara, me qëllim punësimin e tyre në 11 deri në 55 ndërmarrje të ndryshme në territorin e bashkisë",- nënvizohet në Fletoren Zyrtare. Kështu, Komisioni i Ndihmës Shtetërore vendosi që të autorizojë zbatimin e planit të ndihmës shtetërore në formën e mbështetje­s financiare për punësimin e të rinjve nga grupe të veçanta, të miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak, Tiranë. Bashkia e Tiranës në zbatimin e planit të ndihmës shtetërore, duhet: të sigurojë që punonjësit e rekrutuar nga grupet e disavantaz­huara të plotësojnë vetëm vendet vakant të punës ose vendet e reja të hapura të punës; të ndalojë dhënien e ndihmës shtetërore për plotësimin e vendeve të punës që krijohen rishtas apo për zëvendësim­in e punëtorëve të larguar nga ndërmarrja; të raportojë në Komisionin e Ndihmës Shtetërore ekzistencë­n e efektit nxitës dhe domosdoshm­ërinë e ndihmës. Për këtë arsye është e nevojshme që ndërmarrja përfituese duhet të paraqesë më parë një kërkesë për ndihmë shtetërore në Bashkinë e Tiranës dhe është e interesuar përpara punësimit të punëkërkue­sve nga kategoritë e punonjësve të përfshirë në planin e ndihmës; të sigurojë se ndihma jepet për punësimin e personave të pafavorizu­ar në një ndërmarrje. Bashkia e Tiranës, brenda datës 31 mars të çdo viti, të paraqesë raport për impaktin e ndihmës shtetërore gjatë vitit paraardhës financiar. Raportet e zbatimit duhet të përmbajnë informacio­n të detajuar mbi shpenzimet e bëra dhe produktet e arritura.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Faksimile e Vendimit mbi ndihmën Shtetërore
Faksimile e Vendimit mbi ndihmën Shtetërore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania