Gazeta Shqiptare

Pronarët në Vlorë, ATP merr në shqyrtim 2400 dosje

Zbardhet formulari- tip për informim në lidhje me ecurinë e dosjes Tokat në bregdet, procedurat për t'u njohur me ecurinë e shqyrtimit

- Ornela Manjani

Agjencia

e Trajtimit të Pronave publikon listën me 2400 dosje ish- pronarësh, që janë në proces shqyrtimi nga kjo agjenci. Kërkuesit janë në qarkun e Vlorës dhe janë në pritje të vendimit të ATP- së. Në listën e përditësua­r jepet numri i dosjes dhe data e aplikimit. Të gjithë ish- pronarët që kanë aplikuar për kthimin dhe kompensim e pronës në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe nuk janë njohur ende me vendimin saj, mund të kërkojnë informacio­n në lidhje me fazën në të cilën ndodhet dosja. Agjen- cia e Trajtimit të Pronave ka vënë në dispozicio­nin të pronarëve formularin- tip, "Informacio­n në lidhje me ecurinë e dosjes", i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në Agjenci për t'u njohur me fazën në të cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Agjencia Trajtimit të Pronave është e detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës t'i kthejë përgjigje pronarit në lidhje me ecurinë e dosjes.

APLIKIMI

Për t'u njohur me ecurinë e dosjes, subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë dorazi ose me postë pranë ATP- së kërkesën përkatëse me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes, fotokopje të kartës së identiteti­t, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë të posaçme. Në faqen zyrtare të ATP- së mësohet se subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhëni­eve me Publikun, në Agjenci. Më pas, kërkesa i kalon zyrës së protokolli­t, e cila pasi e protokollo­n, ia dërgon të gjitha kërkesat e ardhura drejtorit të përgjithsh­ëm. Kreu i AKKPës ia delegon kërkesat sektorit përkatës për ndjekje dhe zbatim. Më pas, sektori përkatëse përgatit informacio­nin e kërkuar dhe njofton subjektin. Në përfundim të shqyrtimit, subjekti paraqitet pranë zyrave të ATP- së për të tërhequr shkresën e kthimit të përgjigjes në lidhje me ecurinë e dosjes ose i dërgohet me postë, sipas kërkesës. Aplikimi për kërkesën për informim mbi dosjen nuk ka kosto.

FORMULARI

Formulari i aplikimit për informacio­n në lidhje me ecurinë e dosjes është i ndarë në tri seksione. Aplikanti duhet të plotësojë gjeneralit­et, adresën dhe jetë i pajisur me mjet iden- tifikimi në momentin e aplikimit. Në seksionin e dytë duhet të jetë përshkruar në mënyrë të saktë se në lidhje me çfarë kërkon informacio­n pala e interesuar, në këtë rast pronari që ka aplikuar për kthim e kompensim prone. Dhe në seksionin e fundit janë të specifikua­ra pesë dokumentet që duhet të disponojë pronari në momentin e aplikimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania