Gazeta Shqiptare

Grabitja e dosjeve në prokurorin­ë e Durrësit, ndalohen dy të dyshuar

Policia prangos edhe rojën private Nias Lena, për shpërdorim detyre Në pranga Artur Isa, i sapo dalë nga burgu dhe Besnik Bushi, që hetohej për dosjen e Gjirit të Lalzit

-

NDURRËS

jë ditë pas gra bitjes së prokuroris­ë së Durrësit, policia ka ndaluar dy persona të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Bëhet fjalë 49- vjeçarin Artur Isa nga fshati Sukth i Ri dhe 54- vjeçarin Besnik Bushi, banues në qytetin bregdetar, të dy me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë, uniformat blu kanë ndaluar edhe një person të tretë dhe konkretish­t 56- vjeçarin Nias Lena nga Durrësi, me detyrë roje private në institucio­nin e organit të akuzës. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së këtij qarku dje bënë me dije që Isa dhe Bushi në bashkëpuni­m me njëritjetr­in dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të prokuroris­ë. Sipas bluve, dyshohet që ata kanë hyrë në zyrat e këtij institucio­ni dhe kanë vjedhur dhe dëmtuar dokumentet hetimore, si dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuteri­k. Të njëjtat burime sqaruan se Artur Isa e Besnik Bushi akuzohen për "Ndërhyrje në sistemet kompjuteri­ke" dhe "Zhdukja ose humbja e fashikulli­t", kryer në bashkëpuni­m. Ndërsa, roja Nias Lena akuzohet për veprën penale "Shpërdorim detyre". Ndërkohë, burime nga prokuroria pohuan se dy personat e 1. Artur Isa, 49 vjeç

nga fshati Sukth i Ri 2. Besnik Bushi, 54 vjeç

nga Durrësi 3. Nias Lena, 56 vjeç, me

detyrë roje e Prokuroris­ë

dyshuar si autorë të bastisjes së zyrës së prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu dhe të zyrës së një oficeri të policisë gjyqësore po merren në pyetje, ndërsa synohet zbërthimi i tyre për të mbërritur tek organizato­rët e këtij plani mafioz, që është i dyti brenda këtij muaji. Nga ana tjetër, Artur Isa dhe Besnik Bushi, të cilët dyshohen se kanë marrë disa dosje korrupsion­i ( tjetërsimi­n e paligjshëm të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit) nuk kanë pranuar autorësinë e ngjarjes dhe kanë mohuar akuzat. Burime për "Gazeta Shqiptare" thanë se i akuzuari Artur Isa kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Ai ka qenë i dënuar për vjedhje. Ndërsa, 54- vjeçari Besnik Bushi ishte në hetim dhe procedim penal në gjendje të lirë për dosjen e falsifikim­it të pronave në Ishëm. Dosje kjo që po hetohej nga prokurori Afrim Shehu. Bastisja e zyrave të Prokuroris­ë së Durrësit është konstatuar mëngjesin e së enjtes nga pastruesja e këtij institucio­ni, e cila ka njoftuar rojën dhe më pas është vënë në dijeni policia. Për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i përbashkët hetimor nga policia dhe Prokuroria e Durrësit. Ata kanë nisur një hetim për "Grup të strukturua­r Kriminal" dhe "Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale". Ndërsa, pritet që ky hetim të asistohet edhe nga Prokurorë të Krimeve të Rënda.

 ??  ?? Prokurori Afrim Shehu dhe shefi i komisariat­it të Policisë
Prokurori Afrim Shehu dhe shefi i komisariat­it të Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania