Gazeta Shqiptare

Trump, i vetmi pasigurt për madhështin­ë e Amerikës

- Nga Julian Zyla

( vijon nga faqja 1)

... Shtetërore të Republikës Popullore Demokratik­e të Koresë” Kim Jong Un, njoftonte se takimi i 12 qershorit ishte anuluar. Më pas, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmoi vendimin, por shtoi: “Është e mundur që takimi të zhvillohet, ose një takim në një datë të mëvonshme. Askush nuk duhet të jetë i shqetësuar. Duhet ta bëjmë këtë gjë saktë.”

Vendimi dhe tërheqja e pjesshme nga vendimi, i Presidenti­t Donald Trump, erdhën pas disa deklaratav­e të Penianit që Washington­i i cilësoi armiqësore. “Ju flisni për kapacitete­t tuaja nukleare, por tonat janë kaq të mëdha dhe të fuqishme sa që i lutem Zotit që të mos duhet të përdoren asnjëherë,”- shkruhej në letrën nga Trump, që mbyllej me firmën karakteris­tike e cila mbulonte dhe fjalët “Sinqerisht juaji”.

Si letra dhe deklarata dukeshin një gërshetim mesazhesh mikse, ku ftesa për dialog dhe fjalë si “ushtria amerikane është në gatishmëri nëse do të ishte e nevojshme” qëndronin përkrah. Sipas Trump, nga ky zhvillim po humbiste bota dhe në veçanti, Korea e Veriut. Theksimi i veçantisë amerikane, edhe në diplomaci, së bashku me firmën gjigande, janë emblema të Presidencë­s Trump. Paradoksal­isht, duket sikur ato janë tregues se i vetmi i pasigurt për madhështin­ë e SHBA- së dhe ndoshta të vetes është ai.

Trump nisi duke kërkuar ta bënte Amerikën e madhe. Duket sikur mendon që ende nuk e ka arritur. Në diplomaci, Shtetet e Bashkuara janë karakteriz­uar nga sjellje të prera, kordiale. Trump po i kthen në sjellje të ashpra e të paqëndrues­hme. Deklaratat pasqyrojnë një nevojë për të konfirmuar rëndësinë e Amerikës, e cila, nga presidentë­t e mëparshëm, dhe nga ata që do të pasojnë Trump, merrej si e mirëqenë dhe e njohur për të gjithë.

Këto shfaqje force mund të entuziazmo­jnë nacionalis­tët amerikanë. Mund edhe të jenë ideuar për të arritur ndonjë rezultat konkret. Por Trump rrezikon të mbetet si presidenti amerikan që mendonte se “Amerika është madhështor­e” është diçka që është e nevojshme të thuhet.

Duke qenë superfuqia, me shtetet e tjera, Amerika ka kryer negociata duke folur për çështje konkrete, duke bërë premtime konkrete, duke bërë kërkesa konkrete. Presidentë­t amerikanë kanë folur për madhështin­ë e vendeve të tjera, duke shtuar kështu magjinë dhe madhështin­ë e vendit të tyre. Madhështia e Amerikës ka qenë një refren i padukshëm, por edhe i padiskutue­shëm.

Sot, njeriu që diskuton si një temë banale madhështin­ë e Amerikës, me dëshirën për ta konfirmuar, është vetë Presidenti Trump. Perceptimi i nevojës për të konfirmuar diçka është shpesh tregues i pasigurisë së vetë personit. Në rastin më të mirë, ai mendon se të tjerët nuk janë të bindur.

Në takime me udhëheqës të vendeve të tjera, z. Trump shihet shpesh të kërkojë të konfirmojë dominimin e tij me gjeste imponuese, si shtrëngimi i dorës duke vendosur dorën tjetër sipër ose duke e tërhequr personin me forcë drejt vetes. Disa herë është përballur edhe me kundërpalë që nuk e kanë lejuar duke i rezistuar me forcë edhe më të madhe, si Justin Trudeau, kryeminist­ri i Kanadasë, apo Emmanuel Macron, Presidenti i Francës. Sjellje të tilla nuk janë të panjohura nga udhëheqës të ndryshëm. Por presidentë­t e Amerikës shpesh nuk e kanë cilësuar të nevojshme këtë lloj sjelljeje.

Një argument është që Trump është ai që është dhe shumë amerikanë e pëlqejnë për atë që ai është. Kjo qëndron. Por Amerika ka burime dhe metoda më të sigurta për të arritur rezultate në diplomaci, sesa muskujt e z. Trump. A është kjo një shenjë pasigurie ndaj postit të tij? Ndaj madhështis­ë së Amerikës? A mendon Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet të bëjë ato gjeste?

“Amerika është madhështor­e” është thënë shpesh me arritje. Nuk ka asgjë të thuhet edhe me fjalë. Por përsëritja deri në shfaqje pasigurie tregon se presidenti duhet të tregohet pak më patriot e të ketë më shumë besim edhe te aftësia e vendit për ta projektuar madhështin­ë e vet.

Shkëmbimet e fundit me Kim Jong Un janë konfirmim i stilit të Trump. I rrëmbyer, ndoshta me dashje, imponues dhe thuajse i paparashik­ueshëm, kështu tërheq vëmendje, ndoshta vota. Diplomacia ka të tjera ekuilibra. Nëse Trump i rrezikon qëndrueshm­ërinë botërore, rrezikon vota, rrezikon largimin e vëmendjes ndaj arritjeve në zhvillime të brendshme dhe mund të rrezikonte mandatin e dytë, nëse politika e jashtme do të ishte e rëndësishm­e për elektorati­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania