Gazeta Shqiptare

Grezda: Jam i dobët në lojën në ajër. Kombëtarja kthesa ime

Ndjehet mirë te Osijeku, por mendon për një aventurë në një klub me të madh Mesfushori i fokusuar te ndeshjet me Shqipërinë

-

Ylli i Kombëtares sh qiptare, Eros Grezda, ka folur për aventurën e tij te Osijekut në kampionati­n kroat dhe se si ia ndryshoi karrierën aktivizimi në Kombëtaren shqiptare. Në një intervistë dhënë për "Supersport", mesfushori i talentuar ka rrëfyer se erdhi kalimi i tij te Osijek dhe ka bërë një vlerësim për Kombëtaren në drejtimin e Panucci- t. "Osijeku i dinin cilësitë e mia, pasi kam luajtur 4 herë në atë stadium. Drejtuesit dhe fansat më pritën shumë mirë dhe jam i kënaqur. Pika më e fortë e imja është dueli një për një me mbrojtësin dhe ndihem i pakapshëm. Më i dobët mendoj se jam në lojë në ajër. Kthesa ime në karrierë janë ndeshjet me Kombëtaren. Me ardhjen e Panucci- t mu dha mundësia të luaja me Kombëtaren. Jemi kombëtare me trajner të ri dhe jemi të uritur për sukses", - tha Grezda, duke prekur më tej edhe impenjimet e radhës së kuqezinjve në kuadër të ndeshjeve zyrtare që nisin pas pushimeve verore. Mesfushori ofensiv ka folur edhe për Izraelin dhe Skocinë, dy rivalet e radhës për Shqipërinë. "Na mungojnë minutat në këmbë pasi lojtarët luajnë pak me skuadrat e tyre por kemi një skuadër cilësore. Me Izraelin kemi luajtur dhe e njohim ndërsa Skocinë nuk e njohim shumë dhe e dimë që është skuadër me shumë kualitet por ne do mundohemi të japim dhe të marrim më të mirën nga këto ndeshje", - deklaroi Grezda. Në fund, lojtari kuqezi ka zbuluar edhe disa detaje për jetën private, që nga muzika që preferon, veshjet dhe se me çfarë do të merrej nëse nuk do të bëhej futbollist. "Çdo lojtar e ka botën e vet dhe ka nevojë për motivim për çdo ndeshje. Më pëlqejnë këngët latine dhe këngëtari që dëgjoj më shumë është Maluma. Shpenzoj pak, por jam i thjeshtë. Jam i përkushtua­r dhe kam nevojë të dukem mirë, por nuk i shoh firmat shumë. Nëse s'do të bëhesha futbollist, mendoj se do merresha me makina", - tha Eros Grezda.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania