Gazeta Shqiptare

Sherri në komision, Vokshi: Mos bërtit, hiqni Xhafajn! Ylli: Jam adrenalinë

"Xhafaj", deputeti i PD- së: Europianët nuk janë budallenj që të hapin negociatat "Prit ta mbaroj, nuk je ti Zoti pse ke mikrofonin në dorë"

- Valentina Madani

Strategjia e opozitës për të mos lejuar zhvil limin normal të punimeve vijoi dje edhe në Komisionin e Medias. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi kërkoi firmën e deputetëve për një draft- deklaratë ku dënohej dhuna e ushtruar kundrejt kryeredakt­orit të gazetës "Rilindja Demokratik­e", si dhe thirrjen e Kasmit në një seancë dëgjimore të hënën. Kjo deklaratë nuk mori miratimin e deputetëve të PS, pasi sipas Fidel Yllit, gazetari nuk kishte mjet identifiku­es dhe po shtynte drejt policisë. Pas këtyre akuzave publike për qeverinë, deputetët e opozitës braktisën komisionin duke e lënë kryetarin e AMA- s të raportojë vetëm para deputetëve socialistë. Në deklaratë kërkohet thirrja me urgjencë e një seance dëgjimore me kryeredakt­orin e gazetës "Rilindja Demokratik­e", Bledi Kasmi, ditën e hënë, katër qershor, ora 11. Deklarata kërkon gjithashtu zbardhjen me përparësi të kësaj ngjarjeje të rëndë për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarit si dhe i bëhet thirrje kryeminist­rit Rama dhe ministrit Xhafaj të dënojnë dhunën policore ndaj kryeredakt­orit të gazetës opozitare dhe të distancohe­n menjëherë nga çdo akt dhune, shantazhi dhe intimidimi që u bëhet gazetarëve dhe njerëzve të medias. Në Komisionin e Medias, kryetarja Albana Vokshi në mbledhjen e djeshme u përfshi në një debat të fortë me deputetin e PS- së, Fidel Ylli për rastin e lëndimit të kryeredakt­orit të ' RD' në protestën e opozitës. Vokshi kërkoi nga shumica që të dënonte, atë që sipas saj ishte dhunë e qëllimshme nga policia, por Ylli reagoi duke u shprehur se pas dështimit të protestës, vajti dhe futi kokën te policia, ndërkohë që e dinte shumë mirë detyrën e gazetarit. "Rasti më therës është goditja e gazetarit me justifikim­in se nuk ka qenë në krye të detyrës. Kështu bëhet gabim i madh, gazetari është si mjeku, gazetari është

FIDEL YLLI:

ALBANA VOKSHI: FIDEL YLLI: ALBANA VOKSHI: FIDEL YLLI:

ALBANA VOKSHI: FIDEL YLLI: ALBANA VOKSHI: FIDEL YLLI: ALBANA VOKSHI:

FIDEL YLLI: ALBANA VOKSHI: FIDEL YLLI: ALBANA VOKSHI:

peng të gjithëve.

KLEVIS BALLIU:

gazetar 24 orë dhe pacienti i tij është lajmi", deklaroi deputeti i PD- së Luçiano Boçi.

DEBATI TE "MEDIA", YLLI: JANË VRARË DEPUTETË NË BULEVARD. VOKSHI: KRYETARI JUAJ I ÇOI MISH PËR TOP

Rasti më therës është goditja e gazetarit me justifikim­in se nuk ka qenë në krye të detyrës. Kështu bëhet gabim i madh, gazetari është si mjeku, gazetari është gazetar në 24 orë dhe pacienti i tij është lajmi.

Këtë konferencë shtypi që ju mund ta bëni tek PD, doni ta bëni në komision. Jemi të detyruar, do t'ju respektojm­ë. Të gjithë mund të flisni.

Nuk është konferencë për shtyp. Keni gjysmë ore që flisni.

Jo, jo. Prononcohu­ni një herë të vetme. Prit ta mbaroj, nuk je ti Zoti pse ke mikrofonin në dorë! Na lër edhe ne.

Mos bërtit! Si të mos bërtas, pse çfarë je ti? Je Zot i kësaj pune? Je kryetare, je njëlloj si unë dhe nuk ke asgjë më tepër. Prandaj dëgjo aty, të dëgjova gjysmë ore dhe më lër të mbaroj. Unë jam sportist, jam adrenalinë.

Je sportit edhe çfarë? Rri aty dhe dëgjo. Mbaroni konferencë­n e shtypit dhe ne do ju dëgjojmë. Bledi Kasmit i uroj shërim të shpejtë, detyrën e gazetarit, ai e di më mirë se ne të gjithë ku duhet të rrijë. Por ju pasi dështuat në atë miting që bëtë, vajtët dhe futët kokën tek policia. Kjo është loja që bëni ju. Po ata policë që hanë gurë, janë bir nënash apo nuk janë bir nënash?

Duhet të mbroni gazetarët. Asnjë prej jush nuk guxoi të prononcohe­t. Janë vrarë deputetë në bulevard, janë vrarë gazetarë.

Kryetari juaj i çoi ato. I çoi mish për top. Konferenca­t e shtypit bëjini tek PD. Deri më 28 qershor kjo situatë do jetë këtu. Kur të hapen negociatat do të qetësoheni, deri atëherë do bëni të pamundurën dhe gazetarët do t'i çoni të bëjnë dhunë. Të mos shkojë gazetari të bëjë dhunë atje. Mos bëni propagandë. Mbaroni dhe ne të bëjmë komisionin.

Ndal dhunën, hiqni Xhafajn se po na mbani

Kolegët e PS janë shumë të qetë, se është për të mbrojtur një gazetar. Të ishte për të mbrojtur Elvis Rroshin, do t'u çirrej zëri, për Saimir Tahirin do kërcenin sipër tavolinave. Kur vjen puna për të mbrojtur Mark Frrokun, i gjithë grupi parlamenta­r i PS, 18 deklarata në ditë. Por për të mbrojtur një gazetar, jo. Është gjenetike e PS të ketë alergji nga gazetarë të lirë, janë Por, socialisti Fidel Ylli u përgjigj: "Këtë konferencë shtypi që ju mund ta bëni tek PD, doni ta bëni në komision. Jemi të detyruar, do t'ju respektojm­ë. Të gjithë mund të flisni". Ylli akuzoi: "Deri në 28 qershor ju do të bëni të pamundurën të mos hapen negociatat". Por kryetarja e komisionit, Albani Vokshi kërkoi: "Ndal dhunën, hiqni Xhafajn, se po na mbani peng të gjithëve". Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi, denoncoi mbylljen e një portali satirik. Vokshi tha se në pak orë, AKEP me urdhër të kryeminist­rit Rama ka mbyllur në mënyrë të paligjshme portalin që vinte në lojë Ramën dhe ministrin e Brendshëm. Kurse deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se europianët nuk janë budallenj. "Polici duhet të jetë më i kontrollua­r, policët nuk duhen sulmuar se paguhen me rroga qesharake, prandaj nuk i sollëm njerëzit tanë me çadra dhe hekura, por me pankarta, prandaj ata u tërhoqën. Na akuzoni për drogë, ju takon juve të na arrestoni. Doni hapje negociatas­h ju, ça i dini europianët ju, budallenj?! Kujtoni se i besojnë ato që nxirrni te ERTV?", deklaroi Balliu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania