Gazeta Shqiptare

Nisin procedurat e azilit në Kosovë për Albert Veliun

Audio- përgjimi, 51- vjeçari deklaroi se ka biseduar me Agron Xhafajn për trafikimin e një sasie kanabisi Motivi i kërkesës, "dëshmitari­t X" i kërcënohet jeta në Shqipëri

-

Albert Veliu, i njohur ndryshe dhe si "dësh mitari X", u ndalua pak ditë më parë së bashku me të birin nga autoritete­t kosovare me dyshimin se ai kishte hyrë ilegalisht në territorin e saj. Ditën e djeshme burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i thanë "Zërit të Amerikës" se Veliu ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta. Autoritete­t e Kosovës kanë nisur procedurat për azil për Albert Veliun, njeriu i cili deklaroi se ka biseduar me Agron Xhafajn për të siguruar prej tij kalimin në Itali të një sasie marijuane, shkruan VOA. Të njëjtat burime shpjeguan se, do të konsultohe­n edhe me autoritete­t e Shqipërisë para çdo vendimi, ndërsa theksuan se "do të respektohe­n të gjitha procedurat për azil". Më herët u deklarua se Policia e Kosovës ka vënë në pranga më datë 28 maj shtetasin Albert Veliu, i njohur si "dëshmitari X" në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj. "Mund t'ju konfirmojm­ë se Policia e Kosovës bazuar në autorizime­t ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurav­e të parapara ligjore. Me respekt, zyra për informim e PK- së", thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se nuk ka asnjë urdhër ndalimi për Veliun. Ndërkohë, u bë me dije se arrestimi është bërë për shkak se Albert Veliu së bashku me të birin nuk Pas

dyshimeve për përf shirje të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në grupin kriminal Habilaj, prokurorët e Krimeve të Rënda udhëtuan drejt Italisë për të siguruar prova të reja fajësie ndaj tij. Besim Hajdarmata­j, kreu i grupit të hetimit për çështjen "Tahiri" dhe prokurori Vladimir Mara, udhëtuan drejt Katanias për të marrë në pyetje Moisi Habilajn, që dyshohet si kreu i grupit kriminal dhe dy të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj. Gazetari italian Dario De Luca dha detaje ditën e djeshme lidhur me marrjen në pyetje të Moisi Habilajt nga prokurorët shqiptarë. Ai tha se Habilaj u pyet në orën 09: 00 nga prokurorët shqiptarë, të cilët shkuan në Itali tri ditë më parë. Ai konfirmoi se dy ditë më parë, prokurorët e Krimeve të kanë hyrë konform ligjit në territorin e Kosovës. Fillimisht dy shtetasit janë ndaluar normalisht për kontroll të rregullt. Aty ka rezultuar se Albert Veliu dhe i biri nuk kanë kaluar legalisht, pasi asnjëri prej tyre nuk është regjistrua­r në kufirin e Kosovës. Rënda, Besim Hajdarmata­j dhe Vladimir Mara kanë marrë në pyetje në burgun e Katanias, Meridion Sulajn dhe Nazer Seitajn ndërsa ditën e djeshme për tri orë rresht është marrë në pyetje i pandehuri Moisi Habilaj. Më datë 28 maj, Policia e Kosovës deklaroi se ka vënë në pranga shtetasin Albert Veliu, i njohur si "dëshmitari X" në rastin e Agron Xhafajt. Mund t'ju konfirmojm­ë se Policia e Kosovës, bazuar në autorizime­t ligjore më dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurav­e të parapara ligjore. Me respekt, zyra për informim e PK- së", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Albert Veliu, një ish- i dënuar për trafik droge, pranoi publikisht se zëri në audio- përgjimin e bërë publik nga Partia Demokratik­e ishte i tij, por deklaratat për rastin ishin kontradikt­ore. Për hetimet mbi audioregji­strimin, dëshmitari Albert Veliu ka këmbëngulu­r se nuk e ka realizuar ai përgjimin, por më pas gazetari Jetmir Olldashi, autor i përgjimit, si pjesë e një investigim­i gazetaresk, bëri të ditur se kishte qenë ai vetë që i kishte vënë pajisjen e përgjimit Veliut. Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, ka hedhur poshtë kategoriki­sht mundësinë që të ketë zhvilluar ndonjë bisedë me Veliun. Prokuroria ka bërë ndërkaq të ditur se materiali audio është dërguar për ekspertizë në një laborator jashtë Shqipërisë.

Në fundjavë, ministri Xhafaj deklaroi se ishte i gatshëm të merrte përsipër çdo përgjegjës­i ligjore, politike e morale, përfshirë dhe largimin nga posti, nëse do të vërtetohej se në materialin audio të përgjuar do të rezultonte zëri i të vëllait. "Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?", u shpreh zoti Xhafaj përmes një postimi në "Tëitter". Opozita po kërkon prej shumë ditësh largimin e ministrit të Brendshëm, të cilin e akuzon se i ka dhënë mbrojtje të vëllait. Kjo çështje u bë shkak edhe i protestës që ajo zhvilloi të shtunën në Tiranë, ku u regjistrua­n momente të forta tensioni mes manifestue­sve dhe policisë pranë Ministrisë së Brendshme. Opozita ka deklaruar se për të, "dorëheqja e ministrit të Brendshëm është një çështje e panegociue­shme".

 ??  ??
 ??  ?? Albert Veliu
Albert Veliu
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania