Gazeta Shqiptare

Basha: Beteja, jo vetëm për të larguar Xhafajn, por qeverinë e mafies

Kreu i PD takon minatorin e plagosur: Gjiknuri dhe Rama, të kapur nga mafia e kromit Ministri: Regjisori i ' Babales' bën politikë korbash

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, nga Spitali Ushtarak ku vizitoi minatorin e plagosur në Bulqizë fajësoi qeverinë për afera korruptive me biznesin e kromit si dhe e bëri fajtore për plagosjen e 40 minatorëve në 5 vite. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, deklaroi se mafia e kromit në 5 vite qeverise së Edi Ramës ka marrë jetë minatorësh sa në 20 vite të marra së bashku. Sipas shefit të opozitës, kjo situatë duhet ndalur dhe që të ndalet, duhet larguar kjo qeveri. "Në 5 vite, mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë u kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku. Kjo nuk mund të vazhdojë më, duhet të ndalet dhe që të ndalet, ne duhet t'i japim fund një qeverie të marrë peng nga krimi dhe korrupsion­i. Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani me Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj, ashtu mafia e kromit, e lojërave të fatit kanë marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurin", u shpreh Basha. Duke e cilësuar si pengesën kryesore për Shqipërinë europiane, Basha tha se qeveria "Rama" nuk përfaqëson më interesat e popullit, por ato të mafies së drogës, lojërave të fatit dhe kromit. "Kjo që themi sot është e shkruar me vuajtje, me plagë, me varre të hapura në kurriz të shqiptarëv­e dhe lexohet qartë edhe nga partnerët tanë ndërkombët­arë. Ndaj është një arsye më shumë për të gjithë shqiptarët të kuptojnë se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerëzve, por ato të mafies së drogës, lojërave të fatit dhe kromit dhe që është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane", tha kreu i PD- së. Deklaratat Basha i bëri pas vizitës në Spitalin Ushtarak

të prej minatorëve që u plagosën dy ditë më parë në minierën e Bulqizës.

REAGIMI

Pas akuzave të kryedemokr­atit Lulzim Basha, ministri i Energjetik­ës, Damian Gjiknuri reagoi ministri Gjiknuri. Ai shkru-

an në ' FB' se, "regjisori i ' Babales' iu rikthyes sot politikës së korbave, duke përdorur politikish­t fatkeqësit­ë njerëzore dhe aksidentet në punë gjatë aktiviteti­t minerar. Luli e di shumë mirë se ajo çka vazhdojmë ta paguajmë, sot është fatura e ' babale "Këto janë kostot dhe faturat e korrupsion­it qeveritar të një prej ministrave më të korruptuar të qeverisë, Gjiknurit, të cilit i është mbyllur goja me milionat e mafies së kromit, që është përgjegjës­ja kryesore bashkë me qeverinë e Ramës për vdekjen e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve që qeveris PS", deklaroi Basha.

partisë' së tij dhe qeverisë në të cilën ishte pjesë, që parcelizua­n në mënyrë kriminale çdo vendburim minerar, duke u bërë shkak për rritjen e aksidentev­e. Në betejën tonë për zhbërjen e këtij parcelizim­i kemi revokuar mbi 150 leje, por jemi përballur e

vazhdojmë të përballemi çdo ditë pa u ndalur me gjykatat e ndryshkura nga korrupsion­i. Regjisori i ' Babalës' mbron gjykatat e korruptuar­a dhe këto të fundit mbrojnë e mbajnë në fuqi leje e licenca të firmosura nga skenaristi i ' Babales' në të

cilat ndodhin edhe aksidente me humbje jetësh njerëzore. Një arsye më shumë për të mbështetur fuqimisht reformimin e sistemit të drejtësisë, duke i vënë fre edhe spektaklit politik të Lulit në kërkim të kauzave të radhës", shkruan Gjiknuri.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Spitalin Ushtarak
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Spitalin Ushtarak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania