Gazeta Shqiptare

Kancelari Kurz: Migracioni përmes Shqipërisë të mos ndodhë si në 2015

Negociatat me BE, Austria: I meritoni, por nuk mund t'ju themi kur Edi Rama: E meritojmë çeljen e negociatav­e

- Darina Tanushi

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz shprehu dje, mbështetje­n për Shqipërinë për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian. Këtë ai e tha, në një konferencë të përbashkët me kryeminist­rin Edi Rama, gjatë vizitës në Vjenë. "Ne sigurisht i mbështesim të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë dhe Shqipërinë, në përafrimin e tyre në Bashkimin Europian dhe duam që ata të kryejnë reformat e duhura në Ballkanin Perëndimor dhe këto të bëhen hap pas hapi",- tha Kurz. Ai tha më tej: "Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektiv­ë europiane. Kjo është rruga e reformave. Është, gjithashtu, edhe mënyra brenda shteteve në rajon, sepse ashtu edhe më përpara ka pasur disa tensione, apo probleme të vogla, për shkak të problemeve etnike, apo problemeve të tjera politike. Por kjo është dhe garancia për sigurinë tonë, për stabilitet­in tonë në Europë. Ky stabilitet në vendet e Ballkanit do të thotë edhe më shumë siguri dhe një stabilitet në vendin tonë, në Austri". Kurz tha se kishte biseduar me kryeminist­rin Rama për luftën kundër imigracion­it ilegal. "Ne po përjetojmë në Ballkan, në këtë moment, një rrugë të re të migracioni­t. Kontraband­istët përpiqen që njerëzit t'i marrin nga Greqia përmes rrugës së Shqipërisë në Europën Qendrore. Kjo ka një rëndësi shumë të madhe, sepse duhet të luftojmë kundër këtij fenomeni dhe kundër kësaj rruge. Jam shumë i kënaqur që ne kemi të njëjtin mendim dhe i kemi zbuluar treguesit mjaft të hershëm jo vetëm në Austri, por edhe në Shqipëri. Duhet të shikoni që shifrat e këtyre refugjatëv­e po rriten dhe duhet ta trajtojmë këtë problem që tani, përpara se këto probleme të bëhen shumë të mëdha, siç ka qenë rasti në 2015- ën dhe në 2017- ën",- u shpreh kancelari austriak.

Nga ana e tij, kryeminist­ri Rama u shpreh se "shikojmë një progres të vazhdueshë­m në marrëdhëni­et bilaterale në aspektin ekonomik dhe tregtar, por, po ashtu, falë edhe kontributi­t të dhënë nga Austria, shikojmë një progres të rëndësishë­m në procesin e përmirësim­it të marrëdhëni­eve brenda rajonit tonë". "Me kryeminis- Nëse në janar - maj të vitit të kaluar kemi pasur 162 emigrantë të parregullt, në janar - maj deri më tani që flasim, - bëri me dije dje kryeminist­ri Rama, - numri i tyre është 2311. Është një shifër e vogël, në rast se konsideroj­më flukset e vitit 2015, por është një shenjë shqetësues­e,- tha ai.

 ??  ?? Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe kryeminist­ri Edi Rama
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania