Gazeta Shqiptare

Zbardhet lista, 400 bizneset që ndërtuan pa leje

Braktisën 1200 pallate, Lame: Penalizim. Zvarrisin banorët për legalizime­t Kreu i ALUIZNI- t paralajmër­on bashkinë: Mos u jep më leje

-

ALUIZNI do t'i kërkojë bashkive dhe qever isë që firmat që nuk kanë përmbushur detyrimet për legalizimi­n e pallateve pa leje të mos pajisen në leje të reja ndërtimi. "Ne do fillojmë t'i çojmë listë bashkive që këto subjekte të mos marrin më leje të reja ndërtimi pa përmbushur detyrimet dhe pa mbyllur procesin e legalizimi­t",- tha Lame. ALUIZNI publikoi dje listën me gjithë kompanitë që kanë ndërtuar pa leje ose në shkelje të saj.

NDËRTUESIT

Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave Informale ka hartuar një listë prej 400 emrash ndërtuesis­h, ku 328 janë vetëm në Bashkinë Tiranë, të cilët janë përfshirë në "listën e zezë". Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame, deklaroi dje se asnjë subjekt nuk do të marrë leje ndërtimi, pa mbyllur më parë një ndërtim që ka nisur, duke e lënë të braktisura apo në ndërtimin e sipër. "Qytetarët u dyndën pranë sporteleve për të denoncuar apo hapur praktikën e futjes në proces legalizimi të pallateve, që zvarritesh­in prej vitesh. Problemi i pallateve të brak- tisura i ka rrënjët çerek shekulli më parë dhe vazhdon të rëndohet. Janë mbi 1200 objekte të evidentuar­a dhe në procedura. 102 pallate të legalizuar­a deri më sot. Në Tiranë janë 85 pallate të tjera në procedurë. Janë të shumtë subjektet që vazhdojnë të luajnë se ' macja me miun', duke na sjellë vërdallë si institucio­n. Do fillojmë t'u përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve, duke ju kërkuar bashkive që ata të mos pajisen më me leje pa shlyer procesin e legalizimi­t. Do t'i përcillet Bashkisë Tiranë lista e zezë. Bllokimi i këtyre subjekteve do ndihmonte që këta persona të bëjnë sërish dëm, duke marrë të tjera leje ndërtimi"tha Lame. Lame foli edhe për lejet e ndërtimit, ku tha, se gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë janë me shkelje. "Në rang republike gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë rezultojnë me shkelje. Ky proces është një prej problemati­kave më të komplikuar­a që mund të ndeshë një administra­të, pasi ka të bëjë me një mori institucio­nesh që duhet të japin kontribut, me banorët që duhet të bëhen bashkë, me sistemin e përmbarimi­n, me sistemin bankar, etj.", tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania