Ish- të përndjekurit, 300 përfituesit e dëmshpërblimit
Ish- të dënuarit politikë duhet të dorëzojnë numrin e llogarisë Gati pagesat, dokumenti duhet dorëzuar brenda 30 ditëve
Ministria e Financave publikon listën e ish- të përndjekurve poli tikë që duhet dorëzojnë numrin e ri të llogarisë për të përfituar dëmshpërblimin. Bëhet fjalë për dosje që janë shqyrtuar në vitet 2016 dhe 2017, por paratë nuk kanë shkuar në llogari të përfituesve për shkak se ato kanë qenë të mbyllura. Janë 300 përfitues, të cilët duhet të dorëzojnë pranë drejtorisë së dëmshpërblimeve numrin e llogarisë të përditësuar brenda 30 ditëve
PAGESAT
Ministria e Financave ka gati listën emërore dhe shumën që do të hidhet në llogaritë e çdo përfituesi. Burime zyrtare nga ky dikaster bëjnë të ditur se Depozitat bankare, që çelen në emër të ish- të dënuarit politik apo familjarëve përfitues, bëhen të disponueshme brenda 1 jave kalendarike nga çelja e tyre. Ministria e Financave njofton publikisht në media dhe nëpërmjet faqes së vet zyrtare për çeljen e llogarive. Ministria e Financave do të përndajë 2 miliardë lekë për kompensimin e ish- të përndjekurve politikë gjatë këtij viti. Pagesat do të varen nga shqyrtimi i dosjeve nga Ministria e Drejtësisë. Financat kanë kryer deri tani pagesat për të gjithë dosjet e administrua prej saj. Vetëm në dy vitet e fundit llogaritet të shpenzohen 1.9 miliardë lekë në vit. Kështu kategoria e parë u cilësua si kategoria parësore. Në këtë kategori u vlerësuan "gra, ish- të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës". Në vijim, në kategorinë e dytë me prioritet, u vlerësuan "persona ish- të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë", në kategorinë e tretë me prioritet, "persona ish- të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda", në kategorinë e katërt me prioritet, "persona ish- të dënuar, që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç", në kategorinë e pestë me prioritet, "persona ish- të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç", si dhe në kategorinë e gjashtë me prioritet, "persona ish- të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç" Ky ndryshim në ligj ndodhi për t' i ardhur në ndihmë ish- të të dënuarve, të cilët jetojnë dhe që ata të marrin dëmshpërblimin e tyre në një kohë më të shkurtër.