Gazeta Shqiptare

Hyn në fuqi ligi ri për 31 mijë të pastrehë, ja si marrin shtëpi

Aplikimi dokumentet dhe mënyra e llogaritje­s së të ardhurave për frymë Kategoritë që mund të përfitojnë nga skema e re

- Ornela Manjani

Hyn në fuqi ligji i ri i strehimit, nga i cili pritet të përfitojnë rreth 31 mijë të pastrehë në të gjithë territorin e vendit. Traget grupet që përfitojnë janë familjet në nevojë, komunitete­t rome dhe egjiptiane, gratë e dhunuara, jetimët, personat me aftësi të kufizuara, familjet që përjashtoh­en nga procesi i legalizime­ve, familjet njëprindër­ore, familjet që dalin të pastreha nga zbatimi i vendimeve gjyqësore. Ndër risitë përfshihen aplikimi përmes sistemit elektronik online, një numër i dyfishuar programesh sociale dhe një sërë dokumentac­ioni që duhet plotësuar nga aplikuesit.

STREHIMI SOCIAL

Përparësi në përfitimin nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin kanë familjet/ individët e pastrehë, të cilët, në zonën përkatëse, e kanë siguruar strehimin në: a) ndërtime të palegalizu­ara, që nuk mund të legalizohe­n; b) zonat e vjetra industrial­e, jofunksion­ale, të zëna nga individë të pastrehë, pa autorizime përkatëse për strehim. Kriteret për përfituesi­t nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin, mënyra e sigurimit të strehimit të tyre gjatë periudhës së ndërtimit, forma e kalimit të pronësisë për kuota të përcaktuar­a për banesa sociale nga ndërtuesit ose pronarët, me qëllim strehimin e përfituesv­e që janë zhvendosur prej tyre, përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave. Ligji i ri për strehim social iu është dërguar për mendim 125 subjekteve: ministrive, 61 bashkive të vendit, shoqatave/ organizata­ve që operojnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të grupeve të ndryshme në pozita të pa favorizuar­a, institucio­neve të pavarura, aktiviteti i të cilave ndërthuret ngushtësis­ht me politikat e strehimit dhe të institucio­neve që zbatojnë këto politika, si dhe ekspertëve të fushave të ndryshme. Në përfundim të afatit të pritjes së mendimeve, u përgjigjën bashkitë Durrës, Fier, Pogradec, Berat, Gjirokastë­r, Pustec, Mallakastë­r, Finiq, Tepelenë, Shijak, Vau i Dejës. Një pjesë e tyre u shprehën dakord, ndërsa bashkia Berat, bashkia Vau i Dejës, bashkia Durrës, Bashkia Fier bënë disa propozime që do të zbatohet në vijim.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania