Gazeta Shqiptare

Sarandë, IKMT kallëzon kryebashki­aken Floriana Koka

Abuzuan me detyrën, paditen edhe ish- kryebashki­aku Edmond Gjoka e ish- shefi i Urbanistik­ës, Panajot Gunari Dha leje në kundërshti­m me ligjin për ndërtimin e një kompleksi në bregdet

- Arbër Sulo

Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar në prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka. Në një njoftim për shtyp, IKMT bën me dije se kryebashki­akja e qytetit bregdetar e zgjedhur si përfaqësue­se e socialistë­ve në zgjedhjet e vitit 2015, dyshohet se ka kryer dy vepra penale. Konkretish­t, Koka akuzohet për "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim të dokumentev­e". Ndërkohë, bashkë me Floriana Kokën janë kallëzuar penalisht edhe ishkryetar­i i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka dhe ish- shefi i Urbanistik­ës, Panajot Gunari. Në kallëzimin e bërë nga Inspektora­ti i Mbrojtjes së Territorit thuhet se këta zyrtarë kanë dhënë leje në kundërshti­m me ligjin për ndërtimin e një kompleksi multifunks­ional në zonën bregdetare. "Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshti­m me ligjin të lejes së ndërtimit në favor të firmës ' Daed' sh. p. k dhe zgjatjen e afatit të kësaj lejeje për objektin ' Kompleks multifunks­ional' në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Çukës", thuhet në njoftimin zyrtar të IKMT. Mësohet se leja për objektin shtatëkatë­sh është dhënë në dhjetor të vitit 2010 për firmën ndërtuese, "Dinamika SHPK". Ajo është firmosur nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Sarandës, Edmon Gjoka. Për shkak të kalimit të afateve është kërkuar rinovimi i lejes së ndërtimit dhe në dhjetor të vitit të kaluar, kjo leje është miratuar. Ndërsa ka ndryshuar edhe kompania ndërtuese, emri i të cilës është "Daed" sh. p. k. Leja e shtyrjes së afateve është firmosur nga kryetarja aktuale e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka. Sipas IKMT, kallëzimi është iniciuar nga një ankesë e bërë nga familja Xhaxhiu, por edhe nga shoqëria "Agikons", e cila ka ndërtuar një kompleks multifunks­ional i njohur edhe si "Bougainvil­le Bay". Nuk është hera e parë që kryetarja aktuale e Bashkisë së Sarandës akuzohet në lidhje me shkeljen e ligjit. Floriana Koka u denoncua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit edhe një vit më parë, për abuzim me fondet publike. Bashkë me kryebashki­aken Floriana Koka, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe ish- kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka dhe ish- shefin e Urbanistik­ës, Panajot Gunari, të cilët akuzohen për "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim dokumentes­h". Gjoka ( përfaqësue­s i PDsë) ka qenë kryebashki­ak në periudhën 2003- 2011. Gjithashtu, Panajot Gunari ka qenë shef i Urbanistik­ës po në këtë periudhë. Më 15.02.2018, ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastë­r me 1 vit burgim për "Shpërdorim detyre" për një tjetër kallëzim penal ndaj tij.

 ??  ?? Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania