Gazeta Shqiptare

Vrasja e Fildez Hafizit, dosja e gjyqtares kalon në Gjykatën e Lartë

-

Ditën

e djeshme dos ja e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi u dërgua për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, kjo pasi Gjykata e Tiranës shpalli moskompete­ncë. Konkretish­t Gjykata e Tiranës, e cila kishte në duar këtë çështje, vendosi t'i kërkojë mendim Gjykatës së Lartë, nëse është ose jo kompetente për ta shqyrtuar. Kjo për faktin se gjendet përballë dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, që nuk i japin zgjidhje çështjes së kompetencë­s. Kjo çështje u

VRASJA

Gjyqtarja Hafizi u vra me armë zjarri nga ish- bashkëshor­ti i saj, Fadil Kasmi, më 31 gusht 2017, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Një ngjarje e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik erdhi pas shumë vitesh konflikt.

regjistrua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka nisur gjykimi tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Por pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, e cila specifikon­te se tashmë Gjykata e Krimeve të Rënda do të luajë rolin e Gjykatës Speciale dhe do të gjykojë çështje që ligji ia parashikon kësaj gjykate, çështja në fjalë

iu delegua Gjykatës së Tiranës. Por, Gjykata e Tiranës është në dilemë nëse është apo jo kompetente për të shqyrtuar këtë dosje. Ndaj për t'i dhënë zgjidhje ngërçit, trupa gjykuese e kaloi çështjen në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit duhet të përcaktojë se cila është gjykata kompetente për gjykimin Fadil Kasemit, sh- kalla e parë apo ajo e Krimeve të Rënda. Kujtojmë se gjyqtarja Hafizi u vra me armë nga ish- bashkëshor­ti i saj, Fadil Kasmi, më 31 gusht 2017, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Një ngjarje e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konflikt. Madje, gjyqtarja ishte kano- sur nga Kasemi vazhdimish­t, duke kujtuar këtu ngjarjen te "Shkëmbi i Kavajës", ku Kasemi ishte edhe i armatosur. Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish- bashkëshor­ti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania