Gazeta Shqiptare

Pranimi në universite­te për 2018- 2019, si bëhet aplikimi

Vendimi/ Si të kryeni regjistrim­in për të ndjekur studimet, dokumentac­ioni që nevojitet "Kushtet për maturantët, kush nuk pranohet"

-

likuar me formularin A1Z, rezultatet do të hidhen deri më 30 qershor 2018. "Përzgjedhj­a e programeve të ciklit të parë të studimeve, të programeve të studimeve me karakter profesiona­l, si dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë të ofruara nga IAL- të për vitin akademik 20182019, të bëhet në portalin e aplikimit universita­r U- Albania. Maturantët që aplikojnë për t'u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesiona­l nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare. Kandidatët zgjedhin deri në 10 ( dhjetë) pro- gramet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë. Ndërkohë në datën 31 maj 2018, QSHA- ja do t'i përcjellë RASH- së, në formë elektronik­e dhe zyrtarisht, listën e maturantëv­e që kanë aplikuar me formularët A1/ A1Z. Më tej, brenda datës 28 korrik 2018, QSHA- ja i përcjell RASH- it, në formë elektronik­e dhe zyrtarisht, për çdo maturant/ kandidat: ID e maturës; numrin personal të maturantit/ kandidatit; notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme; rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore; mesataren e të gjitha viteve të sh- it ndërsa në periudhën 11- 22 gusht 2018 do të zhvillohen konkurset e pranimit. Deri në datën 13 gusht 2018 RASH- ja i përcjell QSHA- së listën e aplikantëv­e për çdo program studimi. "Të gjitha IAL- të, duke përfshirë edhe ato që zhvillojnë konkurse/ testime, pas kryerjes së përllogari­tjes së pikëve për çdo konkurrent, sipas kritereve të pranimit të përcaktuar­a nga IAL- ja me vendim senati, si dhe renditjes së tyre në varësi të pikëve të grumbullua­ra, afishon në mjediset publike, si dhe në faqen e saj zyrtare listat e renditjes. Pas fituesit të fundit vendoset vija e

sonale. Brenda datës 28 gusht 2018, IAL- të ngarkojnë një kopje elektronik­e të këtyre listave në portalin U- Albania. Gjithashtu, brenda datës 28 gusht 2018, IAL- të i përcjellin zyrtarisht një kopje elektronik­e të këtyre listave QSHA- së.

PROCESI I REGJISTRIM­IT

Në datat 30 gusht deri 12 shtator 2018, të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrim­it me dokumentac­ion në sekretarit­ë mësimore të IAL- ve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet nga ora 08: 00 deri në orën 16: 30. Periudha 30 gusht deri 12 shtator është e ndarë në 7 faza 48- orëshe ku secili aplikant do të ndjekë ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në njërin apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhu­r në formularin e

aplikimit. Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL- së ku dëshiron të regjistroh­et, brenda afatit 48- orësh. Nëse aplikanti nuk regjistroh­et brenda afatit 48- orësh, ai humbet të drejtën e regjistrim­it, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë. Në rast se pas çdo faze konstatohe­n kuota të paplotësua­ra, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj mund të regjistroh­en vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojn­ë në datën 12 shtator 2018. Aplikantët fitues duhet të regjistroh­en vetëm në një program studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. Pas marrjes së dokumentac­ionit nga aplikanti dhe regjistrim­it të tij, sekretaria mësimore e fakultetit bën regjistrim­in online në portalin U- Albania.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Faksimile e udhëzimit të MASR
Faksimile e udhëzimit të MASR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania