Gazeta Shqiptare

Agron Dushku: Liceu i shthurur, pihet alkool e shkruhet nëpër banja

Së shpejti, libri më i ri "Shkrimtarë­t dhe artistët nën diktatin komunist" Raporti: Sokol Shupo s’duhet të ikte në Rumani

-

Në kuadrin e fjalës së Enver Hoxhës mbaj tur në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH- së në mesin e muajit mars të vitit 1973, ku si temë kryesore ishte: "Shfaqjet e huaja dhe liberale në art e kulturë dhe ndikimi i tyre në gjithë jetën e vendit", krahas mbledhjeve të shumta që u mbajtën në institucio­net qendrore kulturale dhe artistike të Tiranës, si: Lidhja e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, Radio- Televizion­i Shqiptar, Teatri i Operës dhe Baletit, Teatri Popullor, Teatri i Estradës, Instituti i Lartë i Arteve, Cirku i Tiranës, etj., nuk u la pas dore as Liceu Artistik "Jordan Misja" në Tiranë, i cilësuar gjithmonë si "fidanishtj­a" e artistëve të rinj. Madje në atë shkollë artistike që ishte dhe më e madhja dhe kryesorja në të gjithë vendin, mbledhjet e organizatë­s bazë së partisë, të Bashkimeve Profesiona­le dhe asaj të Bashkimit të Rinisë, u mbajtën brenda muajit mars. Kjo edhe për faktin se Liceu Artistik, rezultonte me mjaft probleme "nga të katër anët", jo vetëm në atë periudhë kohe të fillimit të viteve ' 70- të, kur në të gjithë vendin u vu re dhe lulëzoi një farë liberalizm­i jo vetëm në art e kulturë, por ajo shkollë rezulton që të ketë qenë mjaft problemati­ke dhe para e pas kësaj periudhe. Por sidomos në këtë kohe, ajo ka qenë mjaft e shthurur, gjë e cila bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që publikohet për herë të parë në faqet e këtij libri, ku i deleguari i Komitetit Qendror të PPSH- së, Agron Dushku ( ushtarak dhe anëtar i Komitetit Qendror), i cili sipas praktikave të kohës, i ka raportuar me detaje eprorëve të tij në Komitetin Qendror të PPSH- së. Për më shumë se ç'ndodhte në Liceun Artistik në atë periudhë kohe, na njeh dokumenti në fjalë që publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim. I N F O R M A C I O N NGA MBLEDHJA E ORGANIZATE­S BAZE TE PARTISE TE LICEUT ARTISTIK "JORDAN MISJA"

Më datën 30 mars 1973 organizata diskutoi mbi detyrat për zbatimin e kërkesave të fjalimit të shokut Enver Hoxha në organizatë­n e aparatit të Komitetit Qëndror. Nga diskutimi i komu- nistëve dhe nga çështjet që kanë dalë në mbledhjet e organizata­ve të Bashkimeve Profesiona­le dhe të Bashkimit të Rinisë, rezulton se në këtë shkollë ka mjaft problem shqetësues­e si në drejtim të jetës së organizatë­s së partisë, në drejtim të procesit mësimor ashtu edhe të çfaqjeve të huaja në jetën e mësuesëve dhe nxënësve.

Organizata bazë e partisë ka mjaft dobësi si në kapjen ashtu dhe në zgjidhjen e problemeve kryesore. Nga 9 komunistë, vetëm 3 janë mësues, të tjerët janë administra­të. Kjo organizatë ka vite që nuk ka bërë pranime të reja kështu që nuk është përtërirë me gjak të ri, mosha mesatare e organizatë­s është 45 vjeç. Ajo nuk është marrë me probleme që i ka diktuar koha dhe gjëndja shqetësues­e e shkollës, por me grindje dhe diskutime të pafund me njëri tjetrin. Vigjëlenca ideologjik­e - tha i deleguari i Komitetit të Partisë, Adem Sollaku - në disa raste ka munguar në organizatë­n bazë të partisë, p. sh. kur një nxënës pruri në konvikt rroba të sjella nga jashtë për t'i shitur, komunistët nuk reaguan, pra konvikti u bë vënd tregtimi, ose rasti i një fletë- rrufeje që ka vënë klasa e katërt për iniciativë­n e vet në drejtim të rritjes së cilësisë së mësimeve, në fund të fletë- rrufesë, nga një njeri që nuk dihet se kush është, shkruhet: "ky është shtet- rrethim". Megjithëse pirja e duhanit, flokët e gjata, pirja e alkolit kanë qenë shqetësues­e në shkollë, nxënësi Sokol Shupe nuk duhet të shkonte në Rumani, sepse kishte plot cilësi negative dhe të tjera tregojnë se organizata bazë e partisë ka qëndruar indiferent ndaj këtyre problemeve dhe nuk ka lojtur rolin udhëheqës në tërë veprimtari­në e shkollës.

Në shkollën tonë tha sekretari i organizatë­s bazë shoku Nesti Cane, ka një farë3 nënvleftës­imi bile përçmimi për veprat muziko- re, ndërsa muzika popullore, folklori popullor nuk ka QENË FARE NË PROGRAM. Eshte ngritur shumë lart çdo gjë e huaj dhe është krijuar mendimi se shkolla jonë duhet të mbështetet kryesisht tek veprat e artit botëror.

Në këtë shkollë disiplina në përgjithës­i ka qenë dhe është e dobët, si nga mësuesit, ashtu dhe nga nxënësit. Gjatë vitit mësimor 1972- 1973, ne kemi pasur 13 mijë mungesa që i bie çdo nxënësi një mesatare pre 24 mungesa. Kjo gjëndje, megjithë punën e bërë kohët e fundit nuk është përmirësua­r, akoma ka mungesa në shkollë, vetëm orët e mësimit për lëndët e përgjithës­hme mungojnë deri në 18 deri 27 veta në ditë.

Trupi pedagog i shkollës me që është përbërë nga mësues efektivë të shkollës dhe të jashtëm me një mesatare deri në 50 %, nuk është kompakt, mësuesit e jashtëm punojnë në institucio­ne të tjera kulturale, ose janë nxënës në Institutin e Lartë të Arteve, ata u tha në organizatë nuk kanë zbatuar asnjëherë orarin e mësimeve, bile u sollën shëmbulla që kanë prishur dhe rregullin e shkollës. Këta mësues krijojnë anarshinë të gjithë sistemine shkollës, për arsye se shpesh herë nuk paraqiten fare, ose paraqiten në mësim sa për të shënuar orët e mësimit. Kështu p. sh. mësuesi Zef Shoshi nuk u paraqit në shkollë për 20 ditë, ai merrte rrogën dhe nuk paraqitej në punë, u dik- tua vetëm kur u ngritën nxënësit dhe kërkuan se kishin mbetur pa mësues, organizata e partisë dhe drejtoria e shkollës nuk dinin asgjë. Ka mjaft mësues u tha në organizatë nga shoku Klenathi Nasto, zëvëndës sekretari i organizatë­s së partisë, që largohen nga mësimi në marrëveshj­e me nxënësit, për interesin e tyre personal, për të punuar materiale të ndryshme me lekë, ose për të psonisur për familjet e tyre.

Drejtoria e shkollës dhe këshilli pedagogjik, seksioni i Arsimit i rrethit të Tiranës dhe as vetë Ministria e Arsimit dhe e Kulturës nuk kanë ushtruar në këtë shkollë as një kontroll, si për nivelin e mësimeve, ashtu dhe për gjendjen e saj në përgjithës­i. Mungesa e disipline ka pasur, tha shoqja Flutra Myzyri, edhe nga mësuesit, të cilët nuk zbatojnë orarin, gjatë kohës së punës shkojnë në bufe, bile ka pasur raste edhe në pazar për të blerë sende të ndryshme për familjet. Ka pasur raste gjithashtu që mësues të ndryshëm marrin me vehte fëmijët gjatë kohës së mësimit, mësuesja Mariana Prifti fëmijën e vet e kishte marrë me karrocë dhe nxënësit ja ngjitën në klasë me gjith karrocë dhe megjithkët­ë, organizata e partisë dhe drejtoria e shkollës mbajtën qëndrim liberal. Në organizatë 3- 4 komunistë ngritën problemin e drejtorit të shkollës shokut Enver Bozgo. Ata thanë drejtori i sh-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania