Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Si të mbroni organizmin në stinën e verës

Kujdes nga rrezet e diellit, ja si dëmtohet lëkura dhe trupi "Cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni"

-

Rrezet e diellit depër tojnë lehtë trupin e njeriut, dhe arrijnë deri në kocka. Kështu dielli arrin të prekë ADN- në e qelizave që kalon. ADN është një proteinë dhe dëmtohet lehtësisht nga temperatur­a dhe nga dielli. Zinxhiri i ADN zgjerohet nga dielli, dhe mund të këputet, ose mund të futen midis baza të gabuara, kështu ndryshon kodi gjenetik. Kur qeliza A riprodhohe­t dhe jep B1 dhe B2, këto qeliza përmbajnë kod gjenetik të gabuar dhe prodhojnë kështu proteina të dëmshme, dhe funksioni i qelizës ndryshon. Kështu fillojnë të krijohen grupimet e qelizave kancerogje­ne, në rastet kur ky dëmtim qëllon në një ndër gjenet që janë përgjegjës­e për mbrojtjen ndaj kancerit. Dhe kur këto gjene nuk e prodhojnë proteinën e duhur për mbrojtje nga kanceri atëherë formohet kanceri në lëkurë ose organizëm. Megjithatë trupi ka mekanizma mbrojtës për mbrojtjen ndaj AND- së së dëmtuar, që ka një aftësi të gabojë vetëm 1 në 1000 baza, por, gjithsesi, kur shumë qeliza dëmtohen atëherë mekanizmi i mbrojtjes do të ketë shumë gabime për të rregulluar. Ekspozimi në diell shkakton çlirimin e radikaleve të lira në organizëm. Prandaj këshillohe­t shumë përdorimi i antioksida­ntëve në verë. Dielli dëmton sytë, prandaj duhen përdorur syze kundër rrezeve të dëmshme. Këto syze ofrojnë mbrojtje ndaj rrezeve UV. Dielli mund të dëmtojë kornenë e syrit, mund të nxitë formimin e kataraktit, dhe të ndikojë në degradimin e shikimit. Gjithashtu, dielli shkakton rrudha në lëkurë, sidomos në epidermat e buta si poshtë syve dhe në fytyrë. Rrezet UVB shkaktojnë skuqje në lëkurë dhe nuk depërtojnë shumë thellë. Por rrezet UVA shkaktojnë dëmtime në thellësi, sepse depërtojnë lehtësisht organizmin. Mund ta dalloni nëse jeni prekur nga rrezet UVA kur në trup formohen pika kafe. Rrezet

UVA qëndrojnë afërsisht njësoj gjatë ditës, ndërsa rrezet UVB arrijnë pikun e tyre në periudhën 10: 00 deri në 16: 00. Edhe pse mund të jeni në çadër në periudhën e pikut të diellit duhet të vendosni mbrojtës dielli ose të

mos qëndroni pranë detit, por të shkoni në shtëpi, pasi rrezet UVA iu kapin edhe nën çadër. Fëmijët dhe bebet duhen mbrojtur nga dielli pasi kanë lëkurë shumë delikate, ndërsa vogëlushët nën 2 vjeç nuk duhen lënë në diell nga

ora 10- 17. Bëni kujdes dhe mos harroni të vendosni krem mbrojtës. Fëmijët nën 2 vjeç që kanë qenë të ekspozuar në diell në orët e pikut janë shumë herë të rrezikuar nga sëmundjet kancerogje­ne në mosha të mëdha.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania