Gazeta Shqiptare

Procedohet penalisht ish- drejtori i Portit të Durrësit dhe nëntë zyrtarë

Hetimet nisën në 2017- ën. Ja shkeljet e bëra në blerjen e automjetev­e Policia: Abuzuan me detyrën dhe me tenderat

-

Dhjetë zyrtarë dhe ishzyrtarë të Autoriteti­t Portual Durrës janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për "Shpërdorim detyre" dhe "Shkelje e barazisë në tendera". Hetimi u krye nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit në bashkëpuni­m me policinë dhe Prokurorin­ë e Durrësit. Mes të proceduarv­e është edhe ish- drejtori i përgjithsh­ëm ekzekutiv i portit. Bëhet fjalë për 42- vjeçarin Aleksandër Lipivani, ndaj të cilit gjykata ka vendosur "Detyrim për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore". Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistrua­r në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoriteti­t Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprime të kundraligj­shme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, autoambula­ncë dhe mjeti zjarrfikës. Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit ka dokumentua­r se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik. Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve autoambula­ncë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit. Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e paargument­uar, nisur nga domosdoshm­ëria për to. Gjithashtu, është dokumentua­r se nuk ishte kompetencë e këtyre drejtorive, përcaktimi i fondit për blerjen e automjetev­e, fakt që ngarkon me përgjegjës­i titullarin i institucio­nit. Duke vijuar më tej me tenderat, ka dyshime të dokumentua­ra se specifikim­et teknike nuk kanë krijuar kushte për barazi dhe prishën konkurrenc­ën në procedurën e prokurimit publik. Ndërkohë, vazhdon puna për identifiki­min e zyrtarëve dhe personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

ZYRTARËT DHE ISH- ZYRTARËT E PROCEDUAR PENALISHT

1. Aleksandër Lipivani, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish- drejtor i përgjithsh­ëm ekzekutiv i Autoriteti­t Portual Durrës, masa e sigurimit shtrëngues­e e "Detyrim për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore", pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës".

2. Stavri Tagani, 58 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoriteti­n Portual Durrës,

masa e sigurimit shtrëngues­e e "Detyrim për paraqitje" dhe "Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik", pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrj­es në tendera".

3. Naim Hoxha, 61 vjeç, lindur dhe banues në Dur-

rës, Inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoriteti­n Portual Durrës, masa e sigurimit "Detyrim për paraqitje" dhe "Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik", pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës", dhe "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrj­es në tendera".

4. Lumturi Koka, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoriteti­n Portual Durrës, masa e sigurimit "Detyrim për paraqitje" dhe "Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik", pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrj­es në tendera".

5. Erion Keçi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, jurist në Sektorin e Prokurimev­e Publike në Autoriteti­n Portual Durrës, masa e sigurimit "Detyrim për paraqitje" dhe "Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik", pasi dyshohet për kryerjen e veprës

penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrj­es në tendera".

6. Joana Ramadani, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, juriste në Sektorin e Prokurimev­e Publike në Autoriteti­n Portual Durrës, masa e sigurimit "Detyrim për paraqitje" dhe "Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik", pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrj­es në tendera".

7. Arian Myderrizi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish- jurist në Sektorin e Prokurimev­e Publike në Autoriteti­n Portual Durrës, masa e sigurimit "Detyrim paraqitje", pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës".

8. Auert Koka, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoriteti­n Portual Durrës, masa e sigurimit "Detyrim për paraqitje" dhe "Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik", pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës", dhe "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrj­es në tendera".

9. Shefqet Xhixha, 55 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, ish- zëvendësdr­ejtor i Forcës së Sigurisë në Autoriteti­n Portual Durrës, masa e sigurimit "Detyrim për paraqitje", pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrj­es në tendera".

10. Ylli Kërtusha, 66 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish- specialist i blerjeve të vogla në Sektorin e Prokurimev­e Publike, masa e sigurimit "Detyrim për paraqitje", pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrj­es në tendera".

Me tenderat ka dyshime të dokumentua­ra se specifikim­et teknike nuk kanë krijuar kushte për barazi dhe prishën konkurrenc­ën në procedurën e prokurimit publik. Ndërkohë, vazhdon puna për identifiki­min e zyrtarëve dhe personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

 ??  ?? Ish- drejtori i përgjithsh­ëm ekzekutiv i portit, Aleksandër Lipivani
Ish- drejtori i përgjithsh­ëm ekzekutiv i portit, Aleksandër Lipivani
 ??  ?? Porti i Durrësit
Porti i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania