Gazeta Shqiptare

Sulmi me 4 të vrarë në Belgjikë, zbulohen detaje te reja mbi autorin

Jan Jambon: Ka sinjale se mund të jetë radikalizu­ar në qeli

-

Pas

sulmit në Liege të Belgjikës ku mbetën të vdekur 4 persona përfshirë dy police janë zbuluar detaje të reja mbi autorin e identifiku­ar si Benjamin Herman 31 vjeç. Sipas ministrit të Brendshëm belg, Jan Jambon, autori Herman, nuk ishte një person i panjohur për autoritete­t. 31- vjeçari vetëm një natë më parë kishte vrarë një ish- të burgosur, të cilin e kishte takuar në qeli. Sipas ministrit, autoritete­t po punonin për të përcaktuar një motiv. Bëhet me dije se autori i krimit kishte siguruar të hënën lirinë e përkohshme nga burgu, ku vuante dënimin lidhur me akuza për drogë. Mendohet se ai mund të jetë radikalizu­ar në burg. "Ka sinjale se mund të jetë radikalizu­ar në qeli, por a është radikalizi­mi që e çoi të kryente këto akte",- deklaroi Jambon, duke sugjeruar se ndikim mund të kenë pasur edhe gjendja e rënduar psikologji­ke ose ndikimi i lëndëve narkotike. Herman mësohet se para se te kryente sulmin paraditen e së martës pranë një kafeneje në qendër të qytetit ka thir- rur disa herë "Allahu akbar", e më pas ka qëlluar mbi dy oficeret e policisë që janë përpjekur për ta ndalur. Pasi është siguruar se dy gratë kanë vdekur duke qëlluar edhe njëherë mbi to, 31 vjeçari është futur në një biznes aty pranë duke shkaktuar edhe një të vdekur tjetër. Para se qëllohej për vdekje nga policia, mori peng një grua pranë një shkolle të afërt. Sipas prokurorëv­e, agresori kishte filluar të qëllonte mbi policët në përpjekje për t'u larguar, duke plagosur disa prej tyre, para se të qëllohej për vdekje. Sakaq kanë nisur hetimet për ngjarjen, pasi dyshimet se ky është një sulm terrorist janë të mëdha, edhe pse Shteti Islamik ende nuk ka marrë asnjë përgjegjës­i përsipër. Belgjika mbetet në alarm pas sulmeve të vitit 2016, të marra përsipër nga grupi i Shtetit Islamik, në të cilat 32 vetë humbën jetën. Militantë me bazë në Bruksel ishin po ashtu të përfshirë në sulmet e vitit 2015 në Paris.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania