Gazeta Shqiptare

Pse e kthejnë kokën nga Marksi

- Nga Vasil Kureta

( vijon nga faqja 1)

.... u rrëzuan përmes një lloj revoltimi të qytetarëve nga poshtë. Sipas Brzezhinsk­it, socializmi u rrëzua me atë mënyrë që ai rrëzoi kapitalizm­in dmth., me revoltim të njerëzve nga poshtë. Ky proces u krye pa ngjarje të rënda, falë edhe një monitorimi nga afër nga perëndimi, për të shmangur daljen në skenë të aventurizm­ave e aventurier­ëve, që do të shkaktonin destabilit­ete të shumëllojs­hme. U ndoq rruga e ndihmës konkrete për të instaluar në vendet ish- socialiste, modelin me ekonomi tregu, pluralizmi­n politik, demokraci funksional­e, me hapësirë të gjerë e funksionim­i të lirive e të drejtave të njeriut, me sundim të ligjit dhe shtetit juridik. Njerëzimi kështu, pasi kishte parë kalimin nga feudalizmi në kapitalizë­m, apo nga kapitalizm­i në socializëm, pa edhe një proces apo ngjarje të re, atë ta kalimit nga modeli socialist në atë perëndimor, tashmë të evoluar përmes zhvillimit kompleks dhe funksionim­it të sistemit të vlerave.

Ka një diskutim apo debat, përfshi edhe Shqipërinë, rreth përmbajtje­s së modelit socialist, për çfarë rezultoi e krijoi ai në aspektin ekonomik, kulturor e social, ku evidentohe­t edhe mbrojtja e arritjeve konkrete, por edhe kritika e opinione rreth dukurive e fenomeneve të dështimit të zhvillimit ekonomik e sidomos rreth çështjes së lirive të njeriut e demokracis­ë, shtetit juridik, sidomos ndaj mënyrës së konceptimi­t dhe zhvillimit të luftës së klasave, ku dënimi i fjalës së lirë evidentohe­t veçanërish­t. Edhe përvoja shqiptare dëshmoi se formësimi i modelit perëndimor në ish- vendet socialiste hasi në një problemati­kë komplekse. Oferta perëndimor­e e integrimit në BE i ka shërbyer mjaft plotësimit të atyre që njihen si standarde për integrim apo të krijimit të terrenit për funksionim­in e sistemit të vlerave.

Dështimi i modelit socialist apo komunist tashmë është fakt historik, por ky fakt përmban në vetvete edhe një problem që lidhet me çështjen, dështoi vizioni i Marksit mbi modelin komunist apo dështoi ai koncept që pretendont­e se ishte krijuar si zbatim i vizionit të Marksit. Pra, a mund të rreshtohet Marksi me atë grup që njihen si socialistë utopikë dhe në këtë mënyrë, krijimtari­a e tij duhet mbyllur te sirtari i utopistëve, apo në krijimtari­në e tij ka analiza e konkluzion­e që të ndihmojnë të kuptosh zhvillimet e sotme të modelit perëndimor. Fakti apo fenomeni aktual i kthimit të kokës nga disa te Marksi dëshmon se sa i përket pjesës që lidhet me konturimin e shoqërisë socialiste e komuniste mund të mos ketë interes aktual, por analiza, metodologj­ia e konkluzion­e të nxjerra për thelbin, natyrën e mënyrën e funksionim­it të kapitalit, për kontradikt­ën punë- kapi- tal, për pabarazinë sociale, për tatimin progresiv mbi fitimin, globalizim­in etj., paraqesin interes metodologj­ik e konceptual. Marksi është mendimtari i madh që analizoi në kompleksit­et kapitalizm­in në kushtet, kur ai ishte kristalizu­ar si model i ri. Ai zbuloi ligjet bazë të mekanizmit të këtij modeli të ngritur mbi kapitalin. Ai vlerësoi epërsinë e padiskutue­shme të këtij modeli zhvillimi ndaj atij feudal, por njëkohësis­ht analizoi edhe kontradikt­ën bazë mes punës e kapitalit, mes borgjezisë dhe proletaria­tit. Duke bërë anatominë e këtij modeli të ri, Marksi zbuloi karakterin shfrytëzue­s të këtij modeli dhe mendoi se: a mund dhe si mund të zhdukej shfrytëzim­i i njeriut nga njeriu, përmes zgjidhjes së kontradikt­ës mes borgjezisë dhe proletaria­tit.

Ai konceptoi një model pa shfrytëzim të njeriut nga njeriu, pa pronë private, por me një pronë shoqërore, që sipas tij do të shërbente si bazë për zhvillim të qëndrueshë­m ekonomik e social, që do mundësonte bollëkun material dhe kalimin e shpërndarj­es së produktit e pa kriza ciklike, nga principi sipas punës në principin sipas nevojave dhe që do të mundësonte shuarjen e shtetit. Ai besonte se ky model do të mundësonte kalimin nga sundimi i sendeve mbi njeriun, në sundimin e njeriut mbi sendet. Por, Marksi gjykonte se kjo etapë e re e zhvillimit të njerëzimit do të fillonte të vinte, pas konsumimit historik të modelit kapitalist, prandaj dhe mendonte se ky proces do të fillonte nga vendet më të zhvilluara kapitalist­e. Është fakt, jo pa rëndësi të veçantë, se modeli i ri filloi jo si e kishte menduar Marksi, por në vendin më të prapambetu­r e me mbeturina të theksuara feudale. Ishte ky devijimi i parë esencial nga vizioni i Marksit dhe që ka rëndësi për të kuptuar se çfarë ishte në të vërtetë, ai që u njoh modeli socialist apo komunist. Modeli që u konceptua dhe formësua në Rusi nga Lenini e Stalini, u kopjua apo u adapatua në vendet e tjera socialiste të Europës Lindore etj. Ky model dëshmoi se funksionon­te në fazën e parë të tij, por që më pas filloi të shfaqte probleme serioze, që erdhën duke u thelluar. Problemet e brendshme serioze dhe një trysni e ashpër dhe komplekse nga perëndimi, sollën dhe fundin e tij, rrëzimin përmes kolapsimit dhe jo me ndonjë ndërhyrje nga jashtë. Asnjëherë nuk u pohua se krijimi i këtij modeli filloi jo mirë, jo sipas vizionit të Marksit, prandaj dhe filluan tërheqje, masa apo veprime absurde e të dështuara, që në Shqipëri u shfaqën me ato sajesat qesharake të “tufëzave” dhe “arëzave”. Hrushovi dhe grupi i tij u anatemuan si revizionis­të e antimarksi­stë, por në thelb dalja e këtij grupi erdhi nga një kontradikt­ë reale dhe ngecja e vërtetë e funksionim­it të modelit në BS, që bënte trysni për ndërhyrje esenciale. Ky grup nuk kishte as ndonjë studim serioz e as ide të reja, as kishte mundësi të gjykonte sipas filozofisë së Marksit. Si rrugë shpëtimi, për të mos pranuar dështimin, panë një çlirim ndaj drejtimit tepër të centralizu­ar, një hapje ndaj disa kategorive ekonomike të fitimit e efektivite­tit, një liri ekonomike më të madhe dmth., një orientim nga kërkesat e ligjeve të tregut. Me këto masa mendonin edhe të fshihnin dështimin e krizën reale, por edhe të mbronin qëndrimin në pushtet, duke mbajtur nën kontroll situatën e brendshme, por edhe brenda kampit socialist. Ky ishte demarshi i parë dhe i dyti u ndërmor nga Gorbaçovi, në prag të kapitullim­it pa kthim, me ato ofertat për “perestrojk­ë” dhe “gllasnost”, që vërtet ishin përpëlitja e fundit e modelit.

Aktualisht ndodhemi përballë një zhvillimi real, kur modeli perëndimor, që fitoi në përballjen komplekse me modelin komunist, duke dëshmuar epërsi të pakundërsh­tueshme, ka shfaqur një problemati­kë komplekse funksionim­i edhe në elementët ekonomikë, por edhe në ato politikë e socialë. Deri tash në perëndim është punuar e luftuar për të përballuar krizat ciklike të radhës, që janë në natyrën e brendshme të modelit, që mbështetet mbi kapitalin. Megjithatë, kriza ekonomike e financiare botërore e vitit 2008 ishte një shkundje tepër e madhe, që evidentoi një problemati­kë komplekse të brendshme të funksionim­it të modelit perëndimor, që realisht sot përfaqëson modelin më të lartë dhe një mënyrë reale të funksionim­it mbi bazën e sistemit të vlerave. Në SHBA goditjet e rënda të krizës ekonomike botërore u përballuan përmes aplikimit të filozofisë së Kejnsit, që frenoi avancimin e krizës dhe rivendosi ekuilibrat ekonomikë e financiarë. Në hapësirën europiane u veprua më shumë nisur nga koncepti i shkollës liberale ekonomike, që rezulton për vështirësi komplekse dhe pasoja që nuk po kapërcehen dot.

Është fakt tashmë se, me shumë vështirësi u kuptua dhe besua, që modeli perëndimor po përjeton një problemati­kë të brendshme serioze në funksionim, që nëse nuk trajtohet e përballohe­t me vëmendje të veçantë, me metodologj­i shkencore dhe nuk përballohe­t në kohën e duhur, mund të fusë krejt modelin në krizë. Deri tash mezi u lëviz të pohohet për krizë të BE, për ngecje të ecurisë së projektit europian, apo u trajtuan kriza konkrete si ajo greke, spanjolle, fenomeni “brexit”, përfshi një problemati­kë konkrete mes SHBA dhe BE për çështje të partnerite­tit tregtar e probleme të sigurisë etj. Pra, ka pasur fokusim në kriza përbërëse, por tash po mendohet seriozisht për një krizë të vërtetë të bashkimit europian e pse jo ka shqetësim për një krizë reale të modelit perëndimor. Me këtë mund të shpjegohet edhe hedhja në treg e koncepteve “më shumë Europë”, “Europa me dy shpejtësi”, apo dilema “thellim apo zgjerim”, që deri më sot ka mpirë çdo veprim apo hap konkret. Ka më shumë skepticizë­m se sa realizëm në këto pohime, më shumë shqetësim dhe shterpësi idesh serioze, aq më tepër që është mbetur në nivel deklarimes­h e nuk ka platforma e strategji të përpunuara. Këto tregojnë se akoma nuk është depërtuar në thelbin e vërtetë të problemati­kës, që kalon modeli perëndimor në hapësirën europiane. Kjo shpjegohet me faktin se modeli po funksionon, edhe pse po piqet me shpejtësi nevoja përsosjes konkrete të tij.

Kriza botërore financiare në një farë mënyre goditi rëndë jo thjesht ekonominë e financat, por të gjithë modelin perëndimor. U konstatua një përballim real i dallgëve të larta të krizës botërore, por përsëri ka shqetësim për flluska të infektuara financiare apo dhe për shpërthim të një krize tjetër në nivel depresioni të madh. Po kështu, tash evidentohe­t një problemati­kë konkrete sociale, por edhe sa i përket funksionim­it të sistemit të vlerave. Në përballjen integrimso­vranizëm, duket që po fiton më shumë terren tërheqja nga sovranizmi, interesat e shtetit- komb dhe euroskepti­zmi. Tash nuk mund të mohohet konsumimi i rëndë i partive tradiciona­le, mbështetës­e të projektit europian dhe rritja e peshës dhe rolit të partive euroskepti­ke apo anti- BE e antieuro. Zhvillimet më të fundit në Itali, kriza aktuale institucio­nale, që po përjeton ky vend i rëndësishë­m europian, por edhe për ecurinë e projektit europian, mund të mendohet një përbërës i zhvillimev­e të brendshme të modelit europian, që risin shqetësimi­n e formësimit të një krize të vështirë të të gjithë modelit. Për arsye komplekse, në Itali është shfaqur një stanjacion ekonomik dhe një mungesë e zhvillimit të reformave, që ka sjellë si rezultat një borxh me mbi 2 trilionë euro. Italia ka një borxh 1.3 herë më të lartë se prodhimi kombëtar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania