Gazeta Shqiptare

Eulexi nuk do t’i mungojë askujt

-

prokurorët e Eulexit nuk interesohe­n shumë për dokumentet e tyre që dëshmojnë korrupsion­in në dhënien e tenderëve. Shumë shpejt erdhën edhe akuzat për korruptimi­n e vet Eulexit […] Shkrimet negative të mediave për Eulexin ishin po ashtu pjesë e fushatës kundër tij. Këtë fushatë e kanë nisur qarqet politike në Kosovë, por edhe opozita majtiste, e cila këtë mision e sheh si një instrument të represioni­t kolonialis­t.”

“Në verën e vitit 2014, prokuror- ja e Eulexit, Maria Barnie doli në opinion me pohimet për korruptimi­n dhe ryshfetin e marrë nga dy kolegë të saj nga mafia e Kosovës. Kjo rezultoi me kërkesën e raportit të detajuar. Juristi francez Jean Pole Jeake konstatoi se akuzat e saj janë të pabaza, por kërkoi reforma. Reformat përfunduan vetëm me ndërrimin e funksionev­e dhe uljen e numrit dhe të kompetenca­ve të autoritete­ve të Eulexit.”

“Ish- shefi i sektorit ekonomik Andrea Kapusela ka shkruar në vitin 2015 një libër ku thuhet se prokurorët e misionit u kanë ikur hetimeve të ndjeshme, ku ishin të përzier edhe krerët e politikës. Ai konstaton se ky ishte çmimi i ruajtjes së stabilitet­it politik në Kosovë. Me fjalë të tjera, ndjekja e denjë penale do të thoshte edhe ‘ regime change’ ( ndryshimin e pushtetit). Përfaqësue­sit e BE nuk kanë dashur t’i futen këtij rreziku”,- shkruan NZZ.

RRUGËT E REJA TË REFUGJATËV­E

E njëjta gazetë shkruan edhe për rrugët e reja të refugjatëv­e që po krijohen në Ballkan dhe shqetësime­t e Austrisë me këtë fakt. Kancelari Sebastian Kurz ka deklaruar se tani “po krijohet një rrugë e re e refugjatëv­e në Ballkan”. Refugjatët po kalojnë përmes “rrugës shqiptare”, prej Greqisë nëpër Ballkanin Perëndimor e deri në Slloveni dhe Europën Perëndimor­e. Gazeta citon autoritete­t e Austrisë se rrugët do të mbyllen në mënyrë hermetike, në qoftë se vazhdohet me këtë intensitet.

“Në Austri kanë ardhur deri në mars të këtij viti rreth 4.000 persona që kanë kërkuar azil. Këto ta kujtojnë kohën e krizës së vitin 2015, kur në Austri kanë kërkuar gjatë gjithë vitit azil rreth 90.000 vetë.”

Ndërsa gazeta “Süddeutsch­e Zeitung” shkruan se qeveria e Austrisë po fokusohet tek çështja e refugjatëv­e dhe ndihmat sociale që duhet të jepen. Kancelari Kurz thotë se ata do të përpiqen të ruajnë sistemin social, sepse shumë persona vijnë atje vetëm për të kërkuar ndihma sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania