Gazeta Shqiptare

Asani mendon lamtumirën: Largohem për një klub të madh

Talenti i Partizanit shprehet i lumtur në kryeqytet, por nuk ia mbyll derën ofertave 22- vjeçari ëndërron titullin kampion me të kuqtë

-

Jasir Asani është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Për anësorin e Partizanit ka disa oferta, ndërkohë që për të ardhmen do të jetë klubi i kuq që do të vendosë, ndaj edhe pritet që futbollist­i 23vjeçar të ketë një takim me presidenti­n Gaz Demi. Klauzola për largimin e tij shkon në 400 mijë euro dhe duhet parë nëse klubet që e duan janë të gatshëm ta paguajnë një shifër të tillë. Asani ka dhënë një intervistë për gazetarin Reshat Ibrahimi në "Sporti" në "Lajm Tv", ku flet për ecurinë me të kuqtë dhe të ardhmen.

Jasir, ka përfunduar kampionati në Superiore dhe tani po pushoni. A mund të na thoni si ishte ky sezon me Partizanin?

Të them të drejtën ka qenë një sezon i vështirë, kemi pasur ulje- ngritje. Partizani nuk e meriton asnjëherë vendin e pestë, gjithmonë ka pretenduar për kampion. Ka pasur shumë ndryshime dhe kapëm vendin e pestë. Të gjithë dhamë maksimumin.

Tifozët kanë pritur shumë më shumë...

Partizani është një klub i madh në Shqipëri dhe tifozët kanë pritur shumë para se të niste kampionati, pasi pretendohe­j për kampion dhe e mbyllëm në vendin e pestë. Tifozët nuk janë të lumtur dhe besoj se vitin e ardhshëm të jemi për kam- pion dhe t'i gëzojmë tifozët.

Po me veten tuaj, sa jeni i kënaqur?

Jam shumë i kënaqur, më kanë pritur mirë, normale kur je në një klub të madh. Jam i lumtur që kam luajtur për atë klub dhe atë fanellë.

Keni shënuar katër gola dhe keni dhënë disa asiste. A është kjo ajo që keni pritur?

Më shumë është pritur nga unë. Kur shkova te Partizani nuk isha në formën maksimale dhe kalova tek ekipi i dytë derisa kapa formën më të mirë. Me ndihmën e të gjithëve e arrita. Do jap maksimumin vitin e ardhshëm.

Cila ka qenë ndeshja më e mirë e juaja me Partizanin?

Kundër Skënderbeu­t. Është një derbi, e pësuam në minutën e 93- të. Normal që ajo humbje djeg, sepse e kemi dominuar ndeshjen 90 minuta dhe nuk fituam. Ajo është kënaqësia e futbollit. Kur nuk shënon, e pëson.

Vendi i pestë në tabelë, tani prisni UEFA- n, pasi do të vendoset për Skënderbeu­n...

Më vjen keq për Skënderbeu­n, por nuk dua të flas për ata. Janë një klub i madh, kanë lojtarë cilësorë.

Çfarë do të ndodhë me ju te Partizani?

Kam bërë një sezon të shkëlqyer, tani është koha e transferim­eve. Ka disa klube që janë pas meje, por do flas me presidenti­n për të ardhmen time. Do flas këto ditë.

Ofertat i keni nga Shqipëria...

Kam nga Shqipëria, Maqedoni, por edhe nga shtete të tjera.

Cila është dëshira jote, të vazhdosh në Shqipëri, të kthehesh në Maqedoni apo të shkosh në ndonjë kampionat tjetër?

Në Maqedoni për momentin është e vështirë të kthehem. Do doja në Europë, në ndonjë ekip të madh. Duhet të flas njëherë me presidenti­n.

Ofertat a janë serioze nga Maqedonia?

Po, por për momentin nuk dua të kthehem këtu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania