Gazeta Shqiptare

Kryemadhi, thirrje socialistë­ve: Largoni Ramën, ose PS- së i erdhi fundi

"Kryeminist­ri, i fortë pranë kriminelëv­e"

-

Kryetarja

e LSI- së, Monika Kryemadhi ftoi dje socialistë­t të sensibiliz­ohen të largohen nga Rama, ose ta largojnë këtë të fundit, pasi në të kundërt historia e PS- së prej 80 vitesh është e destinuar të mbyllet këtë vit. Sipas saj, Rama ka blerë PS 11 vite më parë dhe e ka tjetërsuar atë në parti të krimit e drogës dhe mjerimit të shqiptarëv­e. "Unë do t'u lutem nga kjo foltore të gjithë socialistë­ve të largohen prej tij, sepse ai nuk është PS. Ai është një segment kriminal, që rrëmbeu PS- në 11 vjet më parë dhe e tjetërsoi në partinë e krimit të trafikut dhe të mjerimit të Shqiptarëv­e. Nga foltorja e Kuvendit u bëj thirrje të gjithë socialistë­ve të ndershëm edhe atyre pak deputetëve që janë në këtë sallë si përfaqësue­s të PS- së të sensibiliz­ohen dhe të largojnë Edi Ramën, nëse duan ta shpëtojnë atë. Në të kundërt, historia e PS- së prej 80 vitesh është e destinuar të mbyllet këtë vit", deklaroi Kryema- dhi. Ajo akuzoi më tej: "Sot parlamenti është i qetë, sepse të gjithë përfaqësue­sit dhe ambasadorë­t e krimit kanë dalë jashtë. Por, misioni ynë nuk është vetëm këtu, por të sensibiliz­ojmë shqiptarët për të kundërshtu­ar çdo veprim arbitrar dhe të largojmë Edi Ramën. Vetëm kështu, ai do gjejë qetësinë e shpirtit të trazuar, që nuk e lë të flejë. E vetmja mënyrë e tij është të largohet sa më shpejt, t'i krijojë hapësirë vetes së tij në llumin e vet, që e ka uzurpuar. Unë u lutem të gjithë socialistë­ve që të largohen prej tij, sepse ai është element kriminal që bleu PS 11 vite më parë dhe e tjetërsoi në partinë e krimit e trafikut dhe të mjerimit të shqiptarëv­e".

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania