Gazeta Shqiptare

Kaos në Kuvend, mazhoranca voton ligjet, opozita bllokon foltoren

E pazakontë, PS braktis seancën, opozita në "Facebook", Ruçi heq internetin Rama largohet nga salla, demokratët: Ik, ik, ik!

- Valentina Madani

Një situatë e paza kontë dje për Kuven din e Shqipërisë. Salla e parlamenti­t u nda më dysh. Në njërën anë votimi i projektlig­jeve nga mazhoranca me regji qendrore dhe nga ana tjetër, opozita e mbledhur rreth foltores ' live' në "Facebook". Si rrallëherë, opozita qëndroi në Kuvend, ndërsa mazhoranca në kushtet kur foltorja ishte e bllokuar votoi rendin e ditës dhe u largua. Opozita nuk lejoi diskutime, duke e përqendrua­r debatin vetëm tek akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin. Kur televizion­et nuk kishin sinjal, si mjet komunikimi me qytetarët deputetët përdorën "Facebook"- un. Deputetët e opozitës pavarësish­t situatës së tensionuar, arritën të përcjellin mesazhin e tyre tek publiku: Të largohet qeveria "Rama" për shkak të implikimit me krimin e organizuar. Secili prej opozitarëv­e që foli në podium dha argumentet e veta, që sipas tyre, janë bindëse se qeveria e majtë është e lidhur me krimin. Pasi i ironizoi me batutën "ju erdhi ora e ' Facebook'- ut, vazhdoni në ' Facebook'", kreu i Kuvendit la pa lidhje interneti opozitën, e cila vazhdoi fjalimet e saj ' live' përmes ' FB' për të gjithë shqiptarët e interesuar që të shihnin se çfarë po ndodhte ndërkohë që seanca ishte ndërprerë. Tri ndërprerje të njëpasnjës­hme të punimeve të Kuvendit, pas bllokimit të foltores nga opozita. Teksa opozita qëndronte në foltore, mazhoranca votoi të gjitha ligjet dhe u largua nga salla, pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e deklaroi seancën të mbyllur. Deputetët demokratë njëzëri i drejtohen kryeminist­rit Rama që largohet nga salla: "ik, ik, ik!". Opozita paralajmër­oi të tjerë ministra të qeverisë si të përfshirë në lidhje me krimin e narkotrafi­kun, duke mos hequr dorë nga kërkesa e saj për largimin e qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, Xhafaj. Pas transmetim­eve ' live' nga rrjetet sociale, opozita u largua nga parlamenti.

BLLOKIMI

Opozita nuk lejoi as dje zhvillimin normal të seancës plenare, ku ishin thirrur për raportimin vjetor 3 institucio­ne. Sapo Gramoz Ruçi tentoi të vijonte me rendin e ditës, demokratët bllokuan foltoren. "Ndërpritet seanca, media të dalë jashtë", tha Ruçi. I njëjti skenar u përsërit disa herë, edhe kur foltoren e bllokoi nënkryetar­i demokrat i parlamenti­t, Edi Paloka. "Zoti Paloka të ka mbaruar koha, ju lutem uluni. Mesa duket iu vajti ora e ' Facebook'- ut, atëherë ndërpritet seanca gjysmë ore", Mes tensionit dhe një foltoreje të bllokuar nga opozita, mazhoranca miratoi e vetme projektlig­jet e parashikua­ra në rendin e ditës, për t'u larguar më pas nga salla e Kuvendit. Gramoz Ruçi: "75 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Këtu mbyllet seanca".

tha Ruçi. Gjatë ndërprerje­ve, fjalimet e deputetëve opozitarë vijonin në mediat sociale. Me rifillimin e punimeve, asgjë nuk ndryshoi. "Kjo sallë nuk është as koncesioni, as PPP e qeverisë", tha Petrit Vasili. "Mos u bë pjesë e skenarit të grupit tjetër të opozitës. Asnjë skenar i shëmtuar që ndërsa predikohet kontributi juaj për hapjen e negociatav­e, e gjithë veprimtari­a dhe skenari juaj është për të dëmtuar hapjen e negociatav­e", tha Gramoz Ruçi. Kur u bë e qartë se ishte e pamundur me vijimin e raportimev­e, Ruçi kaloi në votim të pikave të tjera të rendit të ditës, që për mazhorancë­n janë tregues se opozita nuk arriti të bllokojë parlamenti­n. Pas votimit, kryeparlam­entari mbylli seancën dhe mazhoranca u largua nga salla. Ndërsa opozita vazhdoi të qëndronte, duke vijuar me fjalimet e përgatitur­a, të cilat i transmetoi nga ' Facebook'- u i Lulzim Bashës. "Të gjithë përfaqësue­sit dhe ambasadorë­t e krimit të organizuar në këtë sallë kanë dalë jashtë, ashtu siç kërcënon Edi Rama çdo ditë qytetarët, ashtu të çohen edhe qytetarët dhe bashkë me ne, jo të kërcënojmë Edi Ramën, por ta largojmë atë", tha Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI. Mungesa e mazhorancë­s s'e pengoi ishkryemin­istrin Berisha të vijonte me akuzat në adresë të pasardhësi­t të tij për lidhje me krimin e narkotrafi­kun. "Jo në 2018- ën, as 2019- ën, as në 2020- ën nuk hapen negociatat. Nuk të hap njeri negociata kur ke kryer grusht makabër shteti, ke marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetues­e, ke shndërruar drejtësinë në një degë ekzekutivi", theksoi z. Sali Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania