Gazeta Shqiptare

Shehi dekripton në Kuvend shkrimin e ' nonës' së analizave

"Shqipëria, Tartuga e Europës"

-

Deputeti

i PD- së, Dashamir Shehi, iu referua dje në Kuvend analizës së italianit Karlo Alberto Rosi, një njohës i mirë i situatës politike në Shqipëri, i cili e kishte "pagëzuar" Shqipërinë me Tartugën, ishulli ku mblidheshi­n piratët e Karaibeve. Për deputetin demokrat, qeveria "Rama" na ka kthyer tre shekuj mbrapa me botën e krimit që e kanë mbrojtur, e mbrojnë përditë këtu dhe vazhdojnë me këmbëngulj­e të justifikoh­en sikur kjo u vjen nga opozita. "Do më pëlqente të flisja në rrethana të tjera, por megjithatë ia vlen. Kjo që do të them kërkon pak qetësi se ka një metaforë të madhe. Kam menduar që për të folur jam nga ata të zotët, por ka dalë një italian që ma kaloka për analizë, qenka mjeshtër fare. Ky qenka ' nona' e analizës, e quajnë Karlo Alberto Rosi dhe ka bërë një analizë për situatën e Shqipërisë, që të vjen dhe për qeshur dhe për të qarë, më shumë për të qarë. Thotë: Doni Tortugën apo Europën? Tortuga është një ishull piratësh i 16001700. Pasi vidhnin anijet poshtë dhe përpjetë, horrat e Karaibeve mblidheshi­n tek ky ishulli. Aty martoheshi­n dhe rrisnin fëmijët. Kishin edhe një kishë. Duke parë situatën e Shqipërisë, ky zotëria italian ka bërë një analizë të të gjitha deklarimev­e të ministrit të fundit që thotë: - Herën e parë, nga ky neni që kemi devijuar në parlament nuk përfiton im vëlla se ka pasur avokat. - Së dyti, im vëlla ka qenë kaq i ri sa duhet t'i falim mëkatet. - E treta, nuk kam përgjegjës­i - thotë - për atë që ka ndodhur me tim vëlla. - Së katërti, nuk ka shkelur asnjë ligj të Shqipërisë dhe nuk ka pse dënohet në Shqipëri. E pesta, nuk kam pasur asnjë kërkesë nga italianët, kështu që nuk kam si ta marr nën arrest për ta ekstraduar. Ligji antimafia nuk mund të zbatohet se nuk ka bërë gjë në Shqipëri. - Dhe në fund fare thotë - për integritet­in tim personal do të vazhdoj luftën ndaj krimit", tha z. Shehi.

AKUZA

"Na kanë kthyer tre shekuj mbrapa me botën e krimit që e kanë mbrojtur, e mbrojnë përditë këtu dhe vazhdojnë me këmbëngulj­e të justifikoh­en sikur kjo u vjen nga opozita. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri, ka ardhur nga këto zotërinj që janë këtu mbrapa meje dhe sa kohë të jenë këta, ne do të na quajnë Tartugë, madje kam frikë se do të gjejnë edhe një ishull tjetër më famëzi për Shqipërinë tonë", tha z. Shehi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania