Gazeta Shqiptare

Metin Hakverdi takon Ballën: Jemi dakord të hapim negociatat

Deputeti i SPD në Bundestagu­n gjerman ndjek seancën parlamenta­re Kreu i grupit të PS: Opozita përpiqet pa kuptim të bllokojë

- Darina Tanushi

Deputeti i SPD në Bundestagu­n gjer man, Metin Hakverdi, anëtar i Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag u shpreh dje optimist për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Deputeti gjerman pati një takim me kreun e grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, ndërsa ka ndjekur edhe seancën e djeshme plenare. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Hakverdi tha: "Duam të kemi progres sa i përket zgjerimit të BEsë. Jemi dakord për këtë proces dhe kemi qenë dakord për shumë kohë. Procesi i zgjerimit nuk është vetëm në favor të Shqipërisë, por të të gjithë Bashkimit Europian. Jam optimist jo vetëm për hapjen e negociatav­e, por edhe për progresin e mëtejshëm", tha Hakverdi. "Që të dyja palët, partitë simotra ( Partia Social Demokrate Gjermane dhe Partia Socialiste e Shqipërisë) kanë të njëjtin mendim për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ne duam të kemi përparim në këtë çështje. Muajin e ardhshëm shpresojmë se do të jetë një vendim i rëndësishë­m jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Bashkimin Europian", u shpreh deputeti gjerman. "Ne jemi dakord për këtë proces dhe kështu kemi qenë prej kohësh. Partia Social Demokrate ka insistuar gjithmonë në procesin e zgjerimit dhe në procesin e anëtarësim­it të Shqipërisë. Kjo nuk është vetëm në favor të Shqipërisë, por edhe të Bashkimit Europian. Është në favor të të gjitha vendeve nëse veprohet ashtu siç duhet. Do të bëjmë gjithçka që duhet që gjërat të ndodhin në fund të muajit tjetër, ndërkohë që progresi do të bëhet në të ardhmen", u shpreh Hakverdi. Ndërsa kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla u shpreh se, "SPD gjer- mane, pjesë e koalicioni­t qeverisës së Gjermanisë, që drejton disa ministri, është një mbështetës­e e madhe e procesit të zgjerimit të mëtejshëm në BE, por ajo që është më e rëndësishm­e për ne është që social- demokratët gjermanë mbështesin hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe një vendim pozitiv të Këshillit Europian më 28 qershor". Edhe pse deputeti gjerman e ndoqi seancën e djeshme, me gjithë tensionin e krijuar nga opozita në sallë, deputeti socialist Balla u shpreh: "Po ta shikoni, me gjithë përpjekjen e pakuptimtë të opozitës për të bllokuar funksionim­in normal të Kuvendit, pavarësish­t fjalimeve patetike që po mbahen në sallën e Kuvendit. Kuvendi i Shqipërisë përmbushi edhe sot ( dje) të gjitha detyrimet përsa i përket funksionim­it normal të tij, si organi që miraton legjislaci­onin për të vijuar më tej puna e qeverisë lidhur me implementi­min dhe ekzekutimi­n e tyre".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania