Gazeta Shqiptare

Xhaçka: Qeveria shqiptare vendosi shtimin me 60% të trupave në misionet e NATO- s

Ministrja e Mbrojtjes, vizitë zyrtare në SHAPE

-

Ministrja

e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë ( SHAPE), ku u prit nga komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, gjeneral me katër yje, Curtis M. Scaparrott­i. Qëllimi i kësaj vizite ishte përforcimi i bashkëpuni­mit të Shqipërisë dhe Komandës së Aleancës për Operacione­t ( ACO) dhe për të diskutuar angazhimin e fortë të vendit tonë në operacione­t e NATO- s. Gjeneral Scaparrott­i theksoi rolin kyç të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe Afganistan, duke kontribuar në sigurinë e përbashkët të NATO- s. Më takimin me ushtarakun e lartë amerikan, ministrja Xhaçka shprehu vendosmëri­në e vendit tonë për të kontribuua­r në të gjitha operacione­t e NATO- s. "Shqipëria qëndron e angazhuar dhe do të vazhdojë kontribute­t në Misionin Resolute Support në Afganistan, KFOR Kosovë, Praninë e Përparuar të NATO- s në Letoni, aktivitete­t detare të NATO- s në detin Egje, Forcën e Reagimit të NATO- s dhe Qendrën Rajonale për Jugun në Napoli", u shpreh ministrja. Gjeneral Scaparrott­i theksoi rëndësinë e kontributi­t të Shqipërisë në NATO dhe rritjen e fundit të shpenzimev­e të mbrojtjes. Më tej, ministrja Xhaçka e njohu gjeneral Scaparrott­in me miratimin e vendimit të qeverisë shqiptare për të shtuar numrin e trupave në Afganistan. "Vetëm disa ditë më parë, qeveria shqiptare miratoi shtimin me 60% të trupave tona në Misionin Resolute Support. Për më tepër, për vitin 2019, Shqipëria ka marrë në konsiderat­ë dhe ka vendosur në parim për të rritur kontributi­n tonë me personel shtesë". Pas takimit me komandanti­n suprem të forcave aleate në Evropë, gjeneral me katër yje Curtis M. Scaparrott­i, ministrja Xhaçka foli edhe për rritjen e vëmendjes së qeverisë jo vetëm për ushtarakët shqiptarë në misionet jashtë vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania