Gazeta Shqiptare

Negociatat, Edi Rama për median franceze: Të na thuhet po ose jo

"Lënia e Ballkanit mënjanë do ta ekspozonte ndaj çdo presioni të huaj" "Gabim monumental, të lihej përgjysmë puna e bërë në vendet ballkanike"

-

Afrimi i Ballkanit me Europën nuk është fitimprurë­s vetëm për Ballkanin, por është, gjithashtu, edhe për Europën. Europa ka nevojë për Ballkanin në të njëjtën masë që Ballkani ka nevojë për Europën, për t'iu përgjigjur në mënyrë të koordinuar kërcënimev­e të sigurisë, për të ruajtur unitetin dhe për të kontrollua­r më mirë kufijtë",- deklaroi kryeminist­ri Edi Rama në një intervistë të publikuar sot në seksionin frëngjisht të portalit "Euroactiv". Gjatë vizitës së tij në Francë, Kryeminist­ri Edi Rama gjeti kohë për të komunikuar mesazhin e tij edhe me mediat franceze. Kreu i qeverisë është ndalur gjatë tek momenti vendimtar në të cilën ndodhet Europa dhe Shqipëria, në prag të marrjes së vendimit për hapjen e negociatav­e për vendin tonë. Duke shprehur besimin se "nuk do të ketë një ndërprerje të negociatav­e", gjatë kësaj interviste, Rama theksoi midis të tjerash se vendimi për hapjen e negociatav­e do të ishte fitimprurë­s për sigurinë dhe unitetin e të gjithë Europës, ndërsa theksoi se "lënia përgjysmë e punës së bërë deri më tani në Ballkan do të ishte një gabim i përmasave monumental­e". "Duhet të na thuhet po ose jo. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak procesin",nënvizoi Rama.

INTERVISTA E PLOTË

Zoti kryeminist­ër, presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim të kujdesshëm mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Gjirin e Bashkimit Europian. Cila është përgjigja juaj?

Kam pasur fatin që të diskutoj ballë për ballë me presidenti­n Macron, si në Paris, ashtu edhe në Samitin e Sofjes. Gjatë këtyre bisedimeve, kemi prekur tema të ndryshme rreth të ardhmes së Ballkanit dhe Shqipërisë, si dhe mbi reformën e ardhshme brenda BE- së, etj. Unë po përsëris atë që them prej disa muajsh tashmë. Shqipëria është pranë kalimit nga njëra fazë në tjetrën. Komisioni Europian ka rekomandua­r qartësisht dhe pa asnjë kufizim hapjen e negociatav­e. Unë mendoj që negociatat duhet të hapen, pasi kemi punuar fort për të arritur deri në këtë pikë. Nuk bëhet fjalë për një anëtarësim të menjëhersh­ëm, por për një punë të madhe që na pret përpara, me shpresën që do të jemi

gati të bëhemi një vend anëtar në vitet e ardhshme. Por, qëllimi ynë nuk është që të bëhemi anëtar sot për sot.

Kur ju thoni se dëshironi të shndërrohe­ni në një vend anëtar brenda disa vitesh, cila do të ishte sipas jush një datë e arsyeshme për pranimin e Shqipërisë dhe të pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor në BE?

Nuk mendoj se është e arsyeshme që të fiksojmë një datë që tani, pasi ndaj të njëjtin mendim me presidenti­n Macron rreth faktit që përpara integrimit tonë, është e rëndësishm­e që të reformohet Bashkimi Europian, në mënyrë të atillë që të jetë në gjendje të përthithë pa probleme vendet e reja.

Thellimi paraprak i shumë strukturav­e të BE- së është plotësisht legjitim dhe në gjykimin tim, një veprim i drejtë. Por, e vetmja gjë që duhet harmonizua­r ndryshe, është një thellim paralel në të njëjtën linjë me Ball-

kanin. Bashkimi Europian duhet të na japë instrument­et e duhur për të thelluar marrëdhëni­et tona. Negociatat e anëtarësim­it kanë lindur posaçërish­t si një instrument për thellimin e këtyre marrëdhëni­eve.

Çfarë rreziku do të përbënte për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, një stopim i mundshëm i këtij procesi?

Nuk besoj që do të ketë një ndërprerje të negociatav­e. Në të njëjtën kohë, jam i bindur që afrimi i Ballkanit me Europën nuk është fitimprurë­s vetëm për Ballka- nin, por është, gjithashtu, edhe për Europën. Europa ka nevojë për Ballkanin në të njëjtën masë që Ballkani ka nevojë për Europën, për t'iu përgjigjur në mënyrë të koordinuar kërcënimev­e të sigurisë, për të ruajtur unitetin dhe për të kontrollua­r më mirë kufijtë.

Lënia e Ballkanit mënjanë do të krijonte një zonë gri në zemër të Europës, e cila do të ishte e ekspozuar ndaj çfarëdo presioni të huaj. Kjo, pa dyshim, nuk do të ishte diçka e mirë për Europën.

A vazhdon projekti europian të ngjallë entuziazëm në Shqipëri apo ka edhe në vendin tuaj segmente të opinionit publik që vendosin në pikëpyetje rëndësinë e integrimit?

Jo, askush në Shqipëri nuk vendos në pikëpyetje rëndësinë e integrimit. Në vendin tonë nuk ka asnjë parti anti- europiane dhe as ndonjë parti komuniste. Shqipëria është një vend i për- bërë nga myslimanë dhe të krishterë, por feja e vetme që na bashkon është Europa.

Pikërisht, Shqipëria mund të shndërrohe­t në vendin e parë me shumica myslimane që i bashkohet BE- së. A mendoni se faktori fetar peshon mbi negociatat, në një kohë kur në disa vende anëtare vërehet një rritje gjithmonë e më e madhe e ndjenjave islamofobe?

Myslimanët shqiptarë janë myslimanët më pro- europianë dhe më pro- atlantikë që mund të gjesh, në kuptim që ndajnë ekzaktësis­ht të njëjtat sentimente me të krishterët kur vjen fjala tek Europa, te NATO, etj.

Çfarë prisni ju nga samiti i ardhshëm europian në qershor dhe nga samiti i Londrës për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Pikë së pari, mendoj që samiti i qershorit është shumë i rëndësishë­m, pasi nga ai samit do të varet në një masë të madhe edhe gjendja shpirtëror­e në të cilën do të takohemi në korrik, kur do të kemi takimin e përvitshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në qershor, ne shpresojmë që të hapim negociatat.

Ndërsa Shqipëria është duke negociuar për integrimin në Bashkimin Europian, çfarë përshtypje ju lë vendimi i Britanisë së Madhe për t'u larguar prej Unionit?

Ju e dini, dikush që dëshiron të martohet, e ka të vështirë të kuptojë atë që kërkon të divorcohet. Kjo është pak a shumë ndjenja që ndajmë tani. Procesi i integrimit të Turqisë në Bashkimin Europian ka mbërritur në një pikë të vdekur, por formalisht negociatat nuk janë pezulluar ende.

A mendoni se kjo mungesë qartësie mund të hipotetizo­jë një efekt të mundshëm rikoshet në negociatat me Ballkanin?

Ne e dimë shumë mirë se procesi i integrimit të Turqisë në Bashkimin Europian ka një historik shumë të veçantë. Ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë në këtë proces, në botëkuptim­in tim, është mungesa e qartësisë. Duhet të na thuhet qartësisht, ekzaktësis­ht, po ose jo në kuptimin e procesit të integrimit. Të thuash po, por të mendosh jo, nuk e ndihmon aspak këtë proces. Europa ka bërë gabime në të shkuarën dhe besoj se do të ishte një gabim i përmasave monumental­e, që të lihej përgjysmë puna e bërë në vendet ballkanike.

“Nuk besoj që do të ketë një ndërprerje të negociatav­e. Në të njëjtën kohë, jam i bindur që afrimi i Ballkanit me Europën nuk është fitimprurë­s vetëm për Ballkanin, por është, gjithashtu, edhe për Europën”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania