Gazeta Shqiptare

Ndërprerja e vetingut për Adriatik Llallën, KPA shqyrton ankimimin

Zbardhen provat që mori Kolegji i Apelimit, në datë 6 qershor jepet vendimi Ish- kryeprokur­ori firmos prokurë nga Turqia, Sokol Hazizaj përfaqësue­si ligjor

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në një se ancë që zgjati për rreth 3 orë, vendosi ditën e djeshme, se data 6 qershor do të jetë vendimtare nëse ish- kryeprokur­ori Adriatik Llalla do i nënshtrohe­t apo jo vetingut. Gjatë seancës, Komisioner­i Publik argumentoi pse Llalla duhet të jetë subjekt i kontrollit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesiona­le.

Trupa gjykuese vendosi të marrë dy prova lidhur me ankimimin e KPK- së për ndërprerje­n e vetingut ndaj ish- kryeprokur­orit. Bëhet fjalë për dorëheqjen e Llallës si prokuror në vitin 2008 dhe prova e dytë urdhër largimi nga detyra i Prokurorit të Përgjithsh­ëm në dhjetor të vitit 2017. Ish- kryeprokur­ori u përfaqësua në seancë nga avokati tij Sokol Hazizaj. Me anë të një prokurore të firmosur më datë 28 Maj në Turqi, ai i jepte atij të gjitha tagrat ligjor për ta përfaqësua­r. Kreu i trupit gjykues, Sokol Çomo lexoi prokurën dhe më pas trupa e gjyqtarëve u tërhoq për të marrë vendimin nëse kjo prokurë është e vlefshme apo jo. "Jemi para një akti zyrtar në paraqitjen formale të hartuar në shtetin turk. Kemi aktin të hartuar në gjuhën turke, është përkthyer dhe në gjuhën shqip. Akti është i pajisur edhe me vulën apostile sipas konventës së Hagës. Përmbajtja: Emëroj si përfaqësue­s ligjor avokatin Sokol Hazizaj, të cilit i jap të gjitha të drejtat që parashikon ligji për të më mbrojtur në mungesën time para çdo institucio­ni publik. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja nr. 1 e vitit 2018, për ankimin që Komisioner­i Publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësim­in. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësue­s të posaçëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësue­s gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time. Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë çdo ankesë dhe të grumbulloj­ë prova dhe t'i paraqesë ato para KPA. Vullneti i Llallës për t'u përfaqësua­r nga Sokol Hazizaj është deklaruar para një noteri në Turqi në datë 28.05.2018, në prani në të një përkthyese­je, që ka përkthyer prokurën, sipas përmbajtje­s dhe në të njëjtën kohë ky dokument është pajisur me 29.05.2018 edhe me vulë apostile. Trupi arriti në konkluzion­in, se avokati i ka tagrat për të përfaqësua­r Adriatik Llallën",- deklaroi Çomo. Ndër-

sa Komisioner­ët thanë se nga pikëpamja formale duket e vlefshme, por i kërkuan gjyqtarit Çomo të vlerësojë përmbajtje­n. Më pas trupi gjykues u tërhoq për të bërë vlerësimin kësaj prokure, e cila u quajt e vlefshme, çka solli edhe vendimin e shqyrtimit të ankimimit. "Trupi gjykues arriti në konkluzion­in se avokati Sokol Hazizaj i ka tagrat e përfaqësim­it për të vazhduar rivlerësim­in dhe

në mungesë të Llallës. Ndaj e deklaroj shqyrtimin të hapur", tha gjyqtari Çomo. Gjatë seancës avokati i Llallës kërkoi ndërprerje­n e procesit të vetingut për ishkryepro­kurorin pasi dha dorëheqjen nga sistemi, por Komisioner­i Publik kundërshto­i. Hazizaj u shpreh se jo vetëm që Llalla nuk e gëzon më statusin e magjistrat­it pasi prej 2008 ai nuk është më prokuror me dekret presidenti, por dorëheqja e tij ësh-

të kryer në formë ligjore. Për të argumentua­r pretendimi­n e tij Hazizaj prezantoi si provë dekretin e presidenti­t që në 2008 e ka shkarkuar si prokuror Llallën duke e emëruar në krye të ILDKPKI dhe po ashtu vendimin e shkarkimit që parlamenti bëri në dhjetor 2017 kur Llalla u zëvendësua nga kryeprokur­orja Arta Marku. "Ne jemi në situatën kur ai largohet pasi i mbaron mandati për shkak se e ka vendosur Kuvendi. Gjatë seancës, Komisioner­i Publik argumentoi pse Llalla duhet të jetë subjekt i kontrollit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesiona­le. Trupa gjykuese vendosi të marrë dy prova lidhur me ankimimin e KPKsë për ndërprerje­n e vetingut ndaj ishkryepro­kurorit. Bëhet fjalë për dorëheqjen e Llallës si prokuror në vitin 2008 dhe prova e dytë urdhër largimi nga detyra i Prokurorit të Përgjithsh­ëm në dhjetor të vitit 2017.

Llalla kishte të drejtën që të rikthehej në detyrën si prokuror, por Llalla ka vendosur të largohet, prandaj nuk mund t'i nënshtrohe­t vetingut. Llalla i ka realizuar të gjitha detyrimet ligjore. Dorëheqja është e parashikua­r në ligj. Duhet të lihet në fuqi vendimi i KPK për Adriatik Llallën",- u shpreh avokat i Llallës, Sokol Hazizaj. Por sipas Florian Ballhysës, në bazë të ligjit, statusi i magjistrat­it mbaron kur subjekti jep dorëheqjen te Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, në kushtet kur këto dy institucio­ne nuk janë ngritur akoma, ligji parashikon që duhet ta kishte dërguar dorëheqjen te KLD. "Në shkresën informuese që Llalla i dërgoi KPK deklaronte se nuk ishte më prokuror i përgjithsh­ëm dhe për këtë arsye nuk ishte më subjekt i ligjit. KPK informoi Llallën se edhe pse nuk ishte prokuror gëzonte statusin e magjistrat­it. Llalla nuk ka respektuar ligjin për dorëheqjen nga statusi i magjistrat­it. Dorëheqjen e paraqiti pranë presidenti­t dhe jo pranë KLD- s sikur e parashikon ligji. KPK nuk beri asnjë verifikim nëse Llalla respektoi ligjin kur dorëzoi dorëheqjen",- u shpreh Komisioner­i Publik Florian Ballhysa. Ndërkohë avokati Sokol Hazizaj, kërkoi 10 ditë kohë për të përgatitur konkluzion­et përfundimt­are dhe kjo kërkesë është pranuar nga trupi gjykues që vendosi se seanca e radhës do të jetë në 6 qershor në orën 13: 00. Kujtojmë se trupa gjykuese përbehet nga pesë gjyqtarë mes të cilëve dhe ishkryepro­kurorja Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, ndërsa relator i çështjes është caktuar me short gjyqtari, Luan Daci.

 ??  ?? Adriatik Llalla
Adriatik Llalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania