Gazeta Shqiptare

U pezulluan nga detyra, prokurorët Gina- Gashi ankimojnë vendimin në KPA

"Arta Marku e ngarkuar me hakmarrje primitive"

-

Vazhdon

beteja e bash këshortëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina, me prokuroren e përgjithsh­me të përkohshme Arta Marku. Pas pezullimit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, çifti i prokurorëv­e Rovena GashiDrita­n Gina kanë ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kujtojmë se kryeprokur­orja e Përkohshme firmosi urdhrin për pezullimin nga detyra të dy prokurorëv­e, derisa për ta të vendoste gjykata, me argumentin se po hetohen për fshehje pasurie. Ndërkohë nëpërmjet një letre, prokurorja Gashi akuzon Arta Markun se është "shumë e ngarkuar me hakmarrjen primitive

DEBATET

Kryeprokur­orja e Përkohshme firmosi urdhrin për pezullimin nga detyra të dy prokurorëv­e, derisa për ta të vendoste gjykata, me argumentin se po hetohen për fshehje pasurie. Ndërkohë nëpërmjet një letre, prokurorja Gashi akuzon Arta Markun se është "shumë e ngarkuar me hakmarrjen primitive dhe e orkestruar nga urdhëruesi­t e saj për të larguar nga prokuroria çdo person që nuk ka lidhje me ata që e emëruan në atë detyrë"

dhe e orkestruar nga urdhëruesi­t e saj për të larguar nga prokuroria çdo person që nuk ka lidhje me ata që e emëruan në atë detyrë". "Në datë 14.05.2018, ashtu si edhe Ju, jam njoftuar për pezullimin nga detyra, me urdhër të Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm. Si arsye për këtë urdhër ka shërbyer

një hetim i zhvilluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ndaj personit tim dhe bashkëshor­tit tim, Dritan Gina, gjithashtu, prokuror. Në fakt, bëhet fjalë për një hetim, për të cilin unë as jam njoftuar zyrtarisht kur ka filluar dhe as nuk jam njoftuar ende edhe sot që të ketë përfunduar. Këto veprime për- bëjnë shkelje procedural­e të cilat, ashtu si edhe akuzat ndaj nesh do të diskutohen para gjykatës, ku edhe do të provojmë se gjithçka lidhet me një proces të parafabrik­uar dhe në mungesë totale të provave. Edhe më parë media është njohur me vendimet që Arta Marku ka marrë në kundërshti­m me ligjin ndaj meje dhe bashkëshor­tit tim. Veprime që nisën me largimin tim nga detyra e Drejtorit për Marrëdhëni­et Juridiksio­nale me Jashtë dhe Dekriminal­izimit, nisjen e procedimit penal për hetimin e pasurisë dhe aktin e radhës, pezullimin nga detyra. Të gjitha këto veprime në kaq pak kohë dhe të qenit "e përkohshme" tregojnë qartë se zonja Marku është shumë e ngarkuar me hakmarrjen primitive dhe e orkestruar nga urdhëruesi­t e saj për të larguar nga prokuroria çdo person që nuk ka lidhje me ata që e emëruan në atë detyrë",- thuhet në letrën e prokurores Rovena Gashi.

 ??  ?? Dritan Gina Rovena Gashi
Dritan Gina Rovena Gashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania