Gazeta Shqiptare

Gjyqi ndaj grupit "Habilaj" në Katania, të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Në 25 shtator jepet vendimi për Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj 14 të arrestuari­t nën akuzë për trafik droge, detajet e seancës

-

Në Gjykatën e Kata nias është zhvilluar ditën e djeshme seanca parapërgat­itore në ngarkim të grupit italo- shqiptar drejtuar nga Moisi Habilaj. Seanca për 14 të akuzuarit për trafik droge u zhvillua nën masa të rrepta policore. Moisi Habilaj, i cili ishte prezent në sallën e gjyqit, u transferua nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Përpara trupës gjykuese Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj kërkuan gjykim të shkurtuar. Por vendimi për këtë kërkesë do të jepet më 25 shtator. Mësohet se Moisi Habilaj gjatë të gjithë seancës, e cila zgjati më shumë se 2 orë, u shfaq i qetë madje duke qeshur bashkë me të arrestuari­t e tjerë. Ndërkohë në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë familjarë të të arrestuarv­e. Kujtojmë se pas dyshimeve për përfshirje të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në grupin kriminal Habilaj, prokurorët e Krimeve të Rënda udhëtuan drejt Italisë për të siguruar prova të reja fajësie ndaj tij. Besim Hajdarmata­j, kreu i grupit të hetimit për çështjen Tahiri dhe prokurori Vladimir Mara, udhëtuan drejt Catanias, për të marrë në pyetje Moisi Habilajn, që dyshohet si kreu i grupit kriminal dhe dy të pandehurit e tjerë, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj. Gazetari italian Dario De Luca dha detaje dy ditë më parë lidhur me marrjen në pyetje të Moisi Habilajn. Ai tha se Habilaj u pyet në orën 09: 00 nga prokurorët shqiptarë, të cilët zbarkuan në Itali katër ditë më parë. Ai konfirmoi se tre ditë më parë, prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j dhe Vladimir Mara, kanë marrë në pyetje në burgun e Catanias, Meridion Sulajn dhe Nazer Seitajn ndërsa një ditë më mbrapa për tre orë rresht është mar- rë në pyetje i pandehuri Moisi Habilaj. "Dy prokurorë morën në pyetje Habilajn, në një seancë që zgjati rreth tre orë. Por nuk kemi informacio­n për seancat e pyetjeve", tha ai. De Luca tha se seancat pyetësore janë mbajtur sekret dhe nuk dihet ende asgjë në lidhje me informacio­net që kanë mundur të marrin prokurorët shqiptarë. Objektivi parësor i prokurorëv­e është sigurimi i informacio­neve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, duke rifituar lirinë. Rrëfimet e tre shqiptarëv­e, që ndodhen të izoluar në Catania, konsideroh­en të rëndësishm­e, për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. Moisi Habilaj konsideroh­et nga prokuroria e Katanias si truri i narkotrafi­kut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëv­e dhe pjesëtarëv­e siçilianë të "Cosa Nostra"- s. Përpara trupës gjykuese Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj kërkuan gjykim të shkurtuar. Por vendimi për këtë kërkesë do të jepet në 25 shtator. Mësohet se Moisi Habilaj gjatë të gjithë seancës, e cila zgjati më shumë se 2 orë, u shfaq i qetë madje duke qeshur bashkë me të arrestuari­t e tjerë.

 ??  ?? Moisi Habilaj në gjykatën e Katanias
Moisi Habilaj në gjykatën e Katanias
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania